Djersa i rrjedh poshtë nga fytyra Yang Zhifas, teksa përpiqet të punojë tokën e fortë. Eshtë viti 1974 dhe për javë të tëra provinca qendrore kineze e Shaanxisë është goditur nga thatësira.
Ndërkohë që kërkon për ujë, fermeri godet në dicka të fortë. Ai vazhdon të gërmojë, duke zbuluar më pas supin e një figure prej balte. Ajo që Yangu nuk e kupton, është se sapo ka bërë zbulimin më të madh arkeologjik të shekullit 20-të: ushtrinë legjendare prej balte të perandorit të parë kinez, Qin Shi Huang.
Historianët vlerësojnë se perandori nisi ta ndërtojë mauzoleumin e tij pasi mori fronin në vitin 22, kur ishte vetëm 13 vjeç. 700 mijë punëtorë u detyruan të punojnë për 30 vite duke gërmuar. Në fund, kompleksi i varrit të perandorit ishte 90 kilometra katrorë, i madh sa Manhatani.Përse e gjithë kjo?
Qin SHi Huang donte që ta merrte me vete perandorinë e tij në botën e nëndheshme; ai kishte parashikuar që të varrosej bashkë me pallate model, kuaj, karroca dhe ushtarë prej balte.Nga frika e rreziqeve që do i kanoseshin në botën e përtejme, perandori ndërtoi një ushtri të armatosur me më shumë se 8000 ushtarë prej balte me përmasa reale, 130 karroca lufte, 520 kuaj dhe 150 kalorës./bota.al/InforCulture.info
Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…
Shumicës së njerëzve do t’u ndodhë që të thumbohen nga një bletë të paktën…
Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin, por nëse e teproni me to,…
Ecja është një aktivitet i thjeshtë që mund t'ju ndihmojë të humbni peshë.…
Mangot janë të pasura me hekur, gjë që i bën ato të dobishme…
Një burrë 66-vjeçar sapo ishte pensionuar dhe, në vend që të shijonte një jetë…