Kthimi i djellit për verë (në fund të dhejtorit). Me këtë duhet kuptuar rite të ndryshme të popullit tonë që zhvilloheshin që nga data 22 dhjetor e deri më një janar, në disa raste deri më 6 janar; 22 dhjetori quhej dita e kthimit të djellit për verë, më 23-24 ; kullotnat, në disa krahina këto bëheshin dhe për vit të ri ose dhe me 6 janar; nata e buzmit më 24 dhjetor e që vazhdonte me rite, në disa raste edhe më një janar. Djegija e buzmit në disa krahina bëhej me intervale; 24 dhjetor, 3z dhjetor, 6 janar. Të gjitha këto rite, në përgjithësi, kanë lidhje me kultin e djellit, me kthimin e tij për verë; me këtë rast zhvilloheshin rite të ndryshme pjellorie. Por data me rite më të shumta ishte 24-25 dhjetor Nata e Buzmit. Kjo njihej më tepër me emrin ”Kërshëndellat”. Në popullsi të besimit islam njihej më tepër me emrin ”Festa e Borës” a ”Festa e Dimrit”, sidomos në Lurë, Dibër, Labëri, Skrapar e me radhë, por edhe me emra të tjertë. Ritet e besimet e lashta të kësaj feste burojnë nga dëshirat për pjellori e prodhimtari të mbarë gjatë vitit të ardhshëm në bujqësi, blegtori, mirëqenie në familje etj. Kjo ishte festa më e pasur me rite të karakterit bujqësor e blegtoral në të gjitha festat e vitit. Thonë se këtu fillon të zgjatet dita; ”sa kërcen gjeli nga trau në tra” (po thuajse në të gjithë Shqipërinë) ose ”sa një kokërr grurë”, apo ”aq sa kërcen dreri në mal”.
Ritet e kësaj feste janë të karakterit pagan, shumë të lashta, pra parakrishtere, sado që së jashtmi paraqitet si festë krishtere e që doemos, kishtedhe rite të kësaj natyre. Ritet e kësaj feste shoqëroheshin me zjarre kolektive në bazë shtëpie, farefisnie a lagjeje; këta flakadan ndizeshin në kopësht, në ara e kodra e kjo, sipas kuptimit të vjetër, bëhej për të i dhënë forcë djellit. Ritet që kishin të bënin me kultin e bimësisë, që shprehnin dëshirën për shtim prodhimi në bujqësi e blegtori, shoqëroheshin me flijime të zjarrit; bagëti a shpend, me ndriqime natën, me provim fati, me kërcitje përcje në zjarr apo me monedhë ”për fat”, në bukë rituale, bukë e ushqime në tjera rituale, me përshendetsin e parë këmbëmbarë, me kolendra e kolendarë, me veprime të ndryshme magjike në bagëti, në ara, në vreshtë a pemishte.
Kjo festë, sado me tipare të ndryshme, na dëshmohet dhe të popujt tjerë të Ballkanit e të Europës. Këtë e ndeshim edhe në popuj të Kaukazit, të Indusët në Indi, te Mitra-perëndi e diellit në Iranin e Lashtë. Edhe në Greqinë e lashtë më 25 dhjetor bëhej festë e madhe për nderë të Dionisit dhe të nënës së tij, sido që Dionisi ”ditlindjen” e kishte në 6 janar. Ditët më të rëndësishme të festave të lindjeve të disa perëndive të popujve të ndryshëm të lashtësisë kanë qenë 25 dhjetori a 6 janari.
(Shkëputur nga libri ”Etnologjia e Shqipëtarëve nga Mark Tirta) /InforCulture.info
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…
Shkencëtarët kanë identifikuar shkakun e mpiksjeve shumë të rralla të gjakut tek disa persona…