<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Një artefakt i zbuluar në malin e Tomorit me simbolet e dodonës, diellin dhe lisin!

Ky shkrim bazohet tek studimi i studiesit Perikli Ikonomi: “Dodona Pelazgjike dhe Tomor’ i zotit të Pellazgëve”

Tomuriasa – Tomorrica e Skraparit Perikli Ikonomi kishte mbushur moshën 85 vjeç. Ndihej tepër i lodhur. Shpesh pyeste mos kishin parë të vinin arkeologë në malin e Tomorrit, por sërish i thoshin se nuk kishin parë njëri. Atëherë ai nisi t’u tregonte atyre që kishtë përqark se, sipas historishkruesve të vjetër, nga Tomure ka rjedhur fjala Tomuriase që tregon krahinën e malit Tomor e që nuk është gjë tjetër veçse Tomorrica e Skraparit (rrethina e malit Tomor). Në këtë vend asgjë nuk gjen mangut përsa i përket orakullit të Dodonës. Në faqen jugore të Tomorrit, mbi katundin Bargullas, gjen qafën e Dhodhonit, po në këtë fshat ekziston edhe pllaka e Dodonit, ku nuk mungojnë as burimet me ujë të ftohtë, ndërsa në majën veriore të Tomorrit gjendet çuka e Peljes (peleas), fatthënëseve të orakullit të Dodonës. Nuk ka asnjë dyshim se kur gjeografi Meletos përmend emrin pelje e ka patur fjalën për tri plakat fatthënëse. Por mbi Tomor gjendet edhe një fshat tjetër që ka emrin, Mrakull, apo Mbrakull që do të thotë (mbë)Orakull, (te)Orakulli ose shkoj mbë Orakull. Edhe në këtë fshat janë gjetur statuja të stilit primitiv. Po, mali i Tomorrit është vendi ku lindën perënditë pelazgjike, fliste me siguri Perikli Ikonomi.

Orakulli i vjetër Pelazgjik – mbi malin e Tomorrit

Ishte 23 maj i vitit 1977, Perikli Ikonomi pyeti sërish për arkeologët, por përsëri i thanë se nuk kishin parë njeri. I mbetur i trishtuar tha: “Po mirë, le të mos vijnë, gjithë studiuesit e vjetër e kanë thënë që orakulli i vjetër i Dodonës nuk ndodhet në Janinë, por në malin e Tomorrit. Ja çfarë thotë Homeri te Iliada: :Aqilehti, biri i Pileut dhe i Perëndeshës Deti, Kryetar i Lapathëve në Luftën e Trojës, i çoi aso kohe një përshëndetje Zeusit të Dodonës pelazgjike e i thotë në formë lutje: “O Zot, mbret Dodonas pelazgjik që banon në ato vende të largëta e sundon mbi Dodonën dimërkeqe, për rreth teje banojnë Selijtë, Dragomanët (fatthënës) këmbëzbathur e gjumëpërdheas….”. Pra Akili është Kryetar i lapathëve, lapëve( lebërve të sotëm) dhe ai i drejtohet Zeusit të Dodonës. Veç kësaj Plutarku ( lib. I..V,19. I.VI, 21, VII, 4 e IX, 6) thotë se fiset që banonin rreth Dodonës ishin Selijt, Enianët, Perrevejët dhe Athamanët, por Perrevejët dhe Athamanët u dëbuan që këtej prej Lapathëvet (stërgjyshërit e lapëve të sotëm). Pindari ( lib. I. IV, 84) thotë, që prej Pindit e kundrejt mjaft larg, afër Peonëve janë dhe malet Dodoniane, por Peonët janë fis ilirian, që në kohëra të vjetra banonin rreth liqenit të Ohrit, Dibër, Shpat, Mokërr, Golobordë e shtriheshin thellë brënda Maqedonisë e në veripërëndim të saj. Po të vazhdonim kështu lista e thënieve do të ishte shumë e gjatë. Megjithatë e vërteta është se edhe Straboni (gjeograf, libër VIII, 7 dhe në shënime, ku bën fjalë për Thesalët dhe Epirotët) thotë: “Po, Dodonën edhe disa të tjerë e vënë në vend më të lartë nga vendet veriore të Thesprotisë (Çamërisë) dhe mali i Dodonës është Tomori, rrëzë të cilit gjendet faltorja e Zeusit; Dodona është vend i fortë… Ndërsa Pindari (lib. VIII, 2) dhe Straboni (lib. VI, 19) thonë se vendi Dodonian ka qënë më tej Pindit dhe se prej malit Tomor duken edhe gjëra tërheqëse në parje. Të njëjtën gjë thotë edhe Didymos (lib.. I. VI, 12) dhe Eustathi (lib VI. 14) Ata theksojnë se krahina e Dodonës gjendej më tej nga veriu i Thesprotiosë (çamërisë) në vend të ftohtë”. Sigurisht që të gjithë kanë të drejtë. Të drejtë ka edhe Herodoti kur thotë (libër II, 53-59) se tempull i Dodonës ka qenë i vetmi, më i vjetri i gjithë të tjerëve; në këtë binin konsakrime (afieroma) dhe popuj të Evropës nga vende veriore të Ilirisë.” E pra orakulli i vjetër pelazgjiknuk i Dodonës nuk ndodhet në Janinë, por në malin e Tomorrit dhe askund tjetër. Ndërsa po thoshte këto fjalë, Perikli Ikonomi mbylli sytë për t’u ndarë përgjithmon nga jeta, por që edhe atë çast dukej sikur thoshte: Çështë gjithë kjo heshtje e madhe që na mbulon të gjithëve!!!

postbck postbck

Recent Posts

Ja pse duhet të hani arra çdo ditë

  Arrat janë mjaft të përdorshme dhe ju rekomandojmë që t’i konsumoni çdo ditë. Ato…

3 hours ago

Ju rrjedh gjak nga hunda? Ja çfarë duhet të bëni menjëherë

  Rrjedhja e gjakut nga hunda është një problem i zakonshëm që mund të shkaktohet…

4 hours ago

Çfarë ndodh me trupin nëse konsumoni mjaltë çdo ditë?

  Mjalti konsiderohet prej kohësh një nga produktet natyrale më të përdorura në ushqim dhe…

5 hours ago

Gjunjët ju lëshojnë apo ju dhembin? Këto tri ushtrime mund t’ju ndihmojnë t’i forconi

  Stabiliteti i gjurit varet nga bashkëpunimi i muskujve të kofshës, ijëve dhe vitheve, prandaj…

5 hours ago

Si t’i lehtësoni dhimbjet e fytit

  Gjatë ditëve të ftohta, të gjithë përballemi me dhimbje të fytit. Në vend që…

5 hours ago

Tri gjëra që nuk duhet bërë pasi keni ngrënë

  Shëndeti dhe integriteti i procesit të tretjes është vërtetë shtylla e shëndetit të njeriut.…

6 hours ago