James Belushi dhe Stan Dragoti janë dy artistë shqiptarë emri i të cilëve u njoh nga e mbarë bota për shkak të talentit të tyre të padiskutueshëm,shkruan InforCulture.info
Ata kishin veshur kostumet arvanitase dhe ishin shfaqur në këtë fotografi fantastike, në vitin 1985. Fotografia është publikuar në Gazetën “Illyria”.
Stan Dragoti është vlerësuar nga Shqipëria, me titullin e lartë “Nderi i Kombit”. Në kohën e luftës së Kosovës, Stan Dragoti ishte një nga intelektualët shqiptaro-amerikanë më aktivë, në mbrojtjen e të drejtave të kombit të tij. Stan Dragoti është me origjinë nga Dragoti i Tepelenës.
Ai është i biri i Asllan Dragotit, veprimtarit të shquar të “Vatrës”, mbështetësit të Fan Nolit. Rrënojat e shtëpisë së tij, janë ende në fshatin tepelenas të origjinës. Stan Dragoti vdiq para disa viteve në moshën 86 -jeçare në Los Angeles.
James Adam Belushi, lindi më 15 qershor të vitit 1954 në Çikago (Ilinois), është aktor amerikan i kinematografisë, teatrit dhe televizionit me prejardhje shqiptare.
Fëmijërinë e rininë i kaloi në Veaton (Ilinois). Është fëmija i tretë, nga katër fëmijët e Adem dhe Agnesë Belushit. Babai i tij, Ademi, emigroi në SHBA, duke lënë vendlindjen, fshatin Qytezë, në vitin 1934, në moshën 15-vjeçare. Ndërsa nëna e tij, Agnesë Belushi, lindi në SHBA, bijë e një emigranti shqiptar. Vëllai i tij më i madh, ishte i madhi John Belushi, po ashtu, aktor i famshëm i skenës së Hollyvudit dhe shoqërisë në SHBA.
Fotografia është publikuar në Gazetën “Illyria”
Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…
Lënia e duhanit mund të jetë sfiduese, por me një plan të qartë,…
Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në…
Që në lashtësi, hudhra ka qenë aleate e njerëzimit kundër shumë sëmundjeve. Ajo…
Fëmijët që lindin me nivele të ulëta të vitaminës D janë në rrezik…
Shkencëtarë nga Cambridge kanë vlerësuar se ushqimi mund të ndikojë në rritjen dhe…