<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Meri Edith Durham: Shqiptarët janë e vetmja racë në Ballkan, që tregon të vërtetën mbi origjinën e tyre

Në këtë shkrim nuk i kam vënë për detyrë vetes të trajtoj e të dokumentoj, që ilirët kanë rrënjë pellazgjike dhe etnogjeneza e shqiptarëve është vazhdim i ilirëve, tezë kjo tashmë e shkoqitur prej kohësh. Por, do të ndalem shkurtimisht, sepse disa nuk e kuptojnë orientimin e tyre properëndimor dhe për këtë arsye po sjell një kuadër historik, i cili më së miri pohon rrënjën autoktone e prejardhjen iliro-shqiptare. Ne jemi mbirë pellazgo-ilirë në këto troje, si vetë drunjtë e vendosur shumë shekuj më parë se të vinin në këtë gadishull grekët, romakët, barbarët (hunët e gotët), sllavët dhe së fundi në shek. XV osmanët.

Në Gajtan të Shkodrës janë gjetur vendbanime të vjetra 6.000 vjet para e. së re, ndërsa në Xarë të Sarandës 10.000 vjet para e.së re. Ka pasur edhe trajtesa, se çështja pellazgjike është mitologjike, por Homeri dhe Herodoti (485-425 para e.së re), autoritete të Historisë së Lashtësisë kanë thënë, që ilirët janë pasardhës të pellazgëve. Në gadishullin tonë si lashtësi e si qytetërim vetëm tre-katër popuj numërojnë mijëvjeçarët e thellë.

Për dakët, që shtriheshin mbi lumin Danub, Herodoti ka shkruar: “Është popull i lashtë, i madh, por jo më i lashtë dhe jo më i madh se ilirët”.2) Dihet, që popujt e gadishullit tonë janë trazuar gjatë shekujve, gjatë pushtimeve, gjatë lëvizjeve.

Demosteni, Tukiditi, Straboni e kanë thënë qëruar, se ilirët s`kanë pasur lidhje me grekët. Përpëlitjet e mëvonshme të grekëve, se greqishtja ka qenë gjuha e stërgjyshëve të shqiptarëve, tashmë nga studiuesit është hedhur poshtë dhe s`është vështirë të kuptohet, se ky supozim ngrihej për synime politike. Kjo nuk do të thotë, se nuk ka pasur asimilime dhe ndikime, sepse dihet, që sllavët e zbritur në trojet gjermane u asimiluan, galët nga romakët, d.m.th. nga frëngë u bënë latinë. Në këta shekuj s`bëhej fjalë për atdhetarizëm dhe për kombe.

Studiues të shkencave të arkeologjisë, të gjuhësisë, të etnografisë, të antropologjisë, të historisë kanë dhënë shtrirjen e pellazgëve në rajonin e Mesdheut apo, siç nënvizohet, në Mesin e Dheut.

Rrënja ilire e shqiptarëve si gjenezë, është e padiskutueshme. Vetëm shovinistët, pseudoshkencëtarët, armiqtë e kombit shqiptar, kryesisht nga qarqe primitive të vendeve fqinje, e vënë në pikëpyetje dhe hedhin në treg hipoteza të dyshimta për synime politike, sepse duan të ligjësojnë pushtimin e krahinave, të trevave e qyteteve të tëra, që përbëjnë më shumë se dy të tretat e trungut tokësor shqiptar. Raca pellazgjike, sipas shumë autorëve, ka qenë në gadishullin tonë, në Mesdhe, në Egje, në gadishullin Apenin, në gadishullin Iberik e më thellë.

Gjuha jonë është pjesë e trungut të gjuhëve indo-evropiane në cilësinë e degës shqipe, pra e vetme në mbarë botën e që na ka afruar shumë më herët se popujt e tjerë fqinj me Perëndimin. “Nuk ka racë më të vjetër, se shqiptarët në Evropë”,3) ka arritur në përfundimin e tij Albert Dymo. Ilirët, para se të lindte nocioni i Evropës, gjendeshin në qendër të Evropës së atëhershme, se shtriheshin midis romakëve dhe grekëve. Prof. Eqerem Çabej nënvizon, se “Atdheu i shqiptarëve shtrihet deri në kufizimet, ku flitet sot gjuha shqipe”.4) Prejardhjen ilire të shqiptarëve dhe autoktoninë e tyre e kanë theksuar në veprat e tyre gjuhësore L.Majer, N.Jokli. G.Shtatmyler, R.Katiç, G,Vajgnoli, P.Skoku, H.Bariçi e me dhjetëra e me qindra shkencëtarë albanologë, ballkanologë të shekujve të kaluar e të kohëve të sotme.

Prof. Çabej pyetjes: A janë shqiptarët autoktonë? – i përgjigjet, se atë për herë të parë në vitin 1764 e ka sqaruar Thunmaun dhe mandej e ka trajtuar gjerësisht në vitin 1854 George Hahni. Norbert Jokli çështjen e autoktonisë së shqiptarëve e ka cilësuar si problemin themelor të prehistorisë së shqipes.5) Thelbi i gjenezës së shqiptarëve është shprehur në lashtësinë e autoktonisë, të gjuhës dhe të kulturës. Prof. Aleks Buda, duke trajtuar etnogjenezën e popullit shqiptar në dritën e historisë, ka sjellë këtë referim:”Albanologu dhe ballkanologu i njohur kroat Milan Shuflaj ka theksuar, se në historinë, në gjuhën dhe në kulturën e popullit të lashtë shqiptar pasqyrohet si në një monadë më mirë se kurrkund, tërësia e makrokozmit ballkanik në shtresëzimin e tij historik, që nga kohët më të lashta… Etnosin shqiptar në historinë e tij e ka krahasuar si një lis vigan me rrathët e tij vjetorë, si rritjen historike të kësaj bote të lashtë ballkanike”.6)

Iliro-shqiptarët njihen historikisht të ngulitur e të lidhur pas tokës. Fillimet e origjinës ilire janë datuar në mesin e mijëvjeçarit të dytë para e. së re dhe fiset kryesore ishin: taulantët, enkelejdët, ardianët, dardanët, dalmatët, penestët, mollosët, thesprotët, etj. /zanimalsise.com /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

“Mjekët zbulojnë çfarë ndodh me trupin tuaj kur pini një gotë ujë menjëherë pasi zgjoheni”

  Shumë njerëz e nisin ditën me kafe, por ekspertët e shëndetit thonë se një…

2 days ago

Mjekët tregojnë pse duhet të hani pjeshkë çdo ditë: Përfitimet që shumë njerëz nuk i dinë

  Pjeshkët, fruti i verës që sjell përfitime të shumta për shëndetin Pjeshkët janë ndër…

2 days ago

Shumë njerëz e bëjnë çdo ditë: Ky gabim në telefon mund t’ju rrezikojë llogaritë personale

Telefoni inteligjent është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë. Në të ruajmë fotografi, dokumente,…

2 days ago

Mjekët paralajmërojnë: Kjo është ora më e rrezikshme për të dalë në diell gjatë verës

  Temperaturat e larta dhe rrezatimi i fortë ultraviolet (UV) gjatë muajve të verës mund…

2 days ago

Këto janë ushqimet që po të dëmtojnë pa e kuptuar gjatë verës

Vera është stina kur ndryshojmë mënyrën e të ushqyerit: më shumë fruta, më shumë pije…

3 days ago

Cilët persona duhet të tregojnë kujdes me konsumimin e qershive?

Qershitë janë ndër frutat më të shijshme dhe më të pasura me antioksidantë, vitamina dhe…

3 days ago