Uthulla e mollës është një nga përbërësit më të dobishëm që mund të përdorni, pasi ajo mund të parandalojë sëmundjet e shumta dhe mund të trajtojë sëmundje si astma, ekzemë, artrit, humbja e gjakut, infeksion në sinus, lodhje, etj, shkruan “Living”.
Megjithatë, vetëm pak persona janë të vetëdijshëm për faktin se pavarësisht gjithë kësaj, mund të jetë e rrezikshme nëse ky produkt konsumohet në situata të caktuara, transmeton lajmi.net.
Si të përdorni vezën për shëndetin e lëkurës dhe flokëve
Ju nuk duhet të përdorni uthull molle në 5 rastet në vijim:
1.Nëse keni pasur histori të diabetit ose sëmundjeve të gjakut në familje: në rastin e diabetit, uthulla e mollës mund të çojë në rritje të episodeve hipoglicemike ose të sheqerit të ulët në gjak.
2.Probleme gastrointestinale: shumë acid, i cili gjendet në uthullën e mollës, mund të çojë në dispepsi, urth, ose diarre. Prandaj, në qoftë se përdorni atë për të detoksifikuar sistemin tuaj, duhet të dini këto efekte anësore.
3.Nivele të ulëta kaliumi:uthulla e mollës mund të zvogëlojë nivelet e kaliumit. Ky problem i njohur mjeksor si hopokalemia, mund të çojë në dobësi të muskujve, kapsllëk, aritmive të zemrës, lodhje apo paralizë.
4.Dhëmbët e ndjeshme: uthulla e paholluar e mollës ka nivel të lartë acidi i cili mund të dëmtojë smaltin e dhëmbëve në rastin e përdorimit oral. Ajo mund të lërë nuancë të verdhë në dhëmbët tuaj, dhe gjithashtu do të rrisë ndjeshmërinë e dhëmbëve.
5.Problemet me gëlltitjen: goja, fyti dhe ezofagu janë të veshur me një mukozë, e cila është një ind që mund të shpërbëhet lehtësisht, nëse i nënshtrohet një acidi të fortë
Uniformat e zeza të SS-së janë ndër veshjet më të njohura të Gjermanisë naziste. Por…
Mund të befasoheni kur të mësoni që ka kombinime të ushqimeve që duhet…
Cilat ushqime ju mbajnë të ngopur më gjatë dhe ndihmojnë në kontrollin e urisë?…
Me uljen e temperaturave, gështenjat kthehen në një nga ushqimet më të preferuara…
Kanceri i gjirit nuk shfaqet gjithmonë përmes një gunge të dallueshme, pasi në…
Habit mjeku: Të gjithë hani lakër turshi, por askush nuk e di se…