<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Odën e kujt e kishte vizituar Isa Boletini në Përlepnicë të Gjilanit?

Në Anamoravë ekzistojnë ende shtëpi të vjetra, që për kushtet e sotme duken mjaft interesante. Shumë të tjera janë shkatërruar gjatë viteve.

Nën arsyetimin e ndërtimit të jetës së re, janë fshirë nga faqja e dheut një numër i shtëpive autentike, çezma e shatërvanë, janë prishur rrugë kalldrëmi, bujtina, hane e hamame, mullinj e objekte tjera të trashëgimisë.

Në këtë valë rrënimesh, gjithmonë pati qytetarë të cilët ia ditën vlerën të vjetrës dhe e ruajtën atë me xhelozi, ndërsa pasardhësit e tyre, tani janë të interesuar që t`ua kthejnë pamjen origjinale, shtëpive të vjetra.

Në Përlepnicë ruhet me kujdes shtëpia që është ndërtuar para gati një shekulli e gjysmë.

Sipas familjarëve, shtëpia është ndërtuar në vitin 1880. Data është e gdhendur në muret e shtëpisë.

Në këtë shtëpi kanë jetuar Shaban Aga, i pari i kësaj familje, pastaj e ka trashëguar djali i tij, Tasimi, më pas djali i Tasimit – Hyseni dhe tash së fundi pronar është Muhamer Shabani, djali i Hysenit.

Nga kjo derë kanë dalë njerëz të shkolluar e të ditur. Njëri nga ta, Muharrem Shabani e ka kryer shkollimin juridik në Egjipt.

Muhamer Shabani ka dëgjuar prej më të vjetërve, se në këtë shtëpi ka qëndruar edhe Isa Boletini.

Historiani Aliriza Selmani jep më shumë hollësi rreth lidhjeve të Shaban Agës me Boletinin.

‘Shaban Aga ishte gjyshi i nënës time. Sa kam ndegju Shaban Aga kishte bluar në mullirin e Boletinit, ku Isa Boletini kishte fabrikën e gurëve të mullirit. Besoj që aty janë njohur dhe kanë shkemby takime. Meqenëse Isa kishte merak kuajt e mirë dhe Shaban Aga e kishte një të tillë, i thotë Isës qoje një person se ta dërgoj. Isa ia dërgon të hollat, por Shaban Aga ia jep kalin dhe ia kthen të hollat. Kjo do të thotë se ata kanë pasur miqësi e respekt mes vete’, thotë Selmani.

Përndryshe, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Gjilan e ka evidentuar këtë shtëpi si objekt të veçantë.

Shtëpi të vjetra, mbi 100 vjet, ka edhe të tjera në regjionin e Gjilanit, siç është Oda e Fevzi Hoxhës në Cërnicë, e ndërtuar në vitin 1928, nga mulla Vehbi Hoxha, shtëpia-kullë e Kadri Vebi Zeqirit, në fshatin Haxhaj, e ndërtuar në vitin 1880 dhe të tjera.

postbck postbck

Recent Posts

Pse bateria humbet fuqinë? Shkencëtarët gjejnë “fajtorin” e fshehur

Shkencëtarët kanë zbuluar më në fund të vërtetën e fshehur pas dështimit të baterive me…

11 hours ago

81 vite nga Lufta e Gadimes – Jetish Akllapi po bërtet: O u vra Ilmia bre!

Në jetën time prej gazetari, sa aktiv e sa pasiv, kam shkruar qindra artikuj, intervista…

13 hours ago

Jehona e Azem Bejtës deri në Suedi?!

JEHONA E AZEM BEJTËS NË SUEDI Duke shfletuar arkivin e gazetës suedeze Svenska Dagbladet te…

1 day ago

Besa – Historia e nënës që mbrojti në besë vr’asësin e të birit

BESA. HISTORIA E NËNËS QË MBROJTI NË BESË, VRASËSIN E TË BIRIT Besa, para së…

1 day ago

Pse qumështi asnjëherë nuk duhet të mbahet në derën e frigoriferit

  Ekspertët thonë se njerëzit nuk duhet ta lënë asnjëherë qumështin në derën e frigoriferit,…

1 day ago

Metoda ideale për të larguar yndyrën në gjak

    Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës…

2 days ago