<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Cilat janë tri virtyte të lashta që shqiptarët i kanë ruajtur edhe në Turqi?

Nuk dihet numri i saktë i shqiptarëve në Turqi, por llogaritet se në këtë shtet euro-aziatik jetojnë diku mes 8-10 milionë banorë me prejardhje nga Kosova, Maqedonia dhe trojet tjera shqiptare. Asnjëri nga 81 qytetet e këtij vendi, nuk është pa shqiptarë, të cilët atje kanë migruar në periudha të ndryshme, që prej para njëqind vitesh e këndej.

Brezat e rinj, për dallim nga paraardhësit e tyre, gjithnjë e më pak e flasin gjuhën shqipe, por ka edhe të moshuar gjithandej Turqisë, me të cilët nuk mund të llafosesh shqip, shkruan mediafokus.info

Integrimi në shoqëri dhe përfshirja në shkollim, ka bërë që sot në Turqi të ketë pos biznesmenë të suksesshëm, edhe kryetarë komunash e bashkish, madje dhe deputetë në parlament.

Shqiptarët e respektojnë shtetin turk dhe asnjëherë nuk janë gjetur në anën e kundërt të tij.

Por, shqiptarët në Turqi nuk i kanë shkëputur asnjëherë lidhjet me Kosovën, Maqedoninë dhe viset tjera shqiptare, nga ishin dëbuar prej pushteteve antishqiptare.

Kjo u dëshmua edhe gjatë luftës në Kosovë dhe në Maqedoni, kur ata u organizuan për herë të parë në një shoqatë, të cilën e pagëzuan me emrin “Mehmet Akif”, me qëllim që t`iu dalin krah me aq sa munden vëllezërve të tyre, qoftë me ndihma të drejtpërdrejta për luftën çlirimtare, qoftë me strehimin e të zhvendosurve.

Shqiptarët në Turqi kanë dëshumar se janë popull i fortë dhe i guximshëm. Nuk ishte e lehtë për ta që ti lënë shtëpitë dhe tokat e gjyshërve dhe të vendosen në një vend ku skishin njeri të tyre.

Ata ndihen krenarë që asnjë shqiptar nuk u shndërrua në lypës, asnjë familje nuk e harroi traditën e mikpritjes shqiptare dhe asksuh nga fëmijët e tyre nuk e ndryshoi respektin për prindërit, siç ndodhë me popujt tjerë.

Këto virtyte i kanë vetëm shqiptarët dhe për fat të mirë i kanë vazhduar ato edhe këtu në tokën e huaj.

postbck postbck

Recent Posts

4 faktorë që shkaktojnë kancer të lëkurës

    Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…

11 hours ago

Pse gjithnjë e më shumë persona që nuk kanë pirë kurrë duhan po preken nga kanceri i mushkërive?

    Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…

11 hours ago

Një fjali e thënë në vitin 1957 që vazhdon të jehojë edhe sot, mesazhi i Albert Camus…

    Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…

11 hours ago

Mavijosje që shfaqen pa arsye në trup? Ja cilat janë shkaqet dhe kur duhet të shqetësoheni

    Mavijosjet që shfaqen lehtë në trup mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm,…

12 hours ago

Zgjoheni me gojë të thatë çdo mëngjes? Ja shkaqet që nuk duhet të neglizhoni

  Shumë njerëz zgjohen në mëngjes me gojë të thatë dhe menjëherë kërkojnë një gotë…

12 hours ago

Nga kjo ditë nis vaksinimi kundër gripit sezonal

    Të hënën pritet të nisë vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut,…

12 hours ago