205 TË SHËRUAR DHE 264 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 990 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 264 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (82, 80, 76 vjeç), Gjilan 1 rast (64 vjeç), Mitrovicë 1 rast (64 vjeç), Prizren 1 rast (71 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 49.169 raste nga 173.145 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.262 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 205 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 36.773 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.134. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 93 raste, Ferizaj 25 raste, Mitrovicë 16 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Podujevë 14 raste, Vushtrri 13 raste, Obiliq 11 raste, Pejë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Gjilan 7 raste, Drenas 6 raste, Shtime 6 raste, Istog 5 raste, Kaçanik 5 raste, Lipjan 5 raste, Skenderaj 5 raste, Deçan 4 raste, Dragash 4 raste, Kamenicë 4 raste, Prizren 3 raste, Rahovec 3 raste, Viti 3 raste, Malishevë 2 raste dhe Zubin-Potok 1 rast. Me datën 20 dhjetor 2020 ECDC (Qendra evropiane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve) ka publikuar vlerësimin e rrezikshmërisë për mutacionin e variantit të SARS-CoV-2 që është shfaqur tek disa persona. Ky variant ka mutacione në gjembat proteinike të virusit si dhe mutacione të tjera në gjenome. Duke marrë parasysh këtë situatë presupozohet se ky variant përhapet më shpejtë se sa varianti i mëparshëm, me rritje të transmisionit diku deri në 70% më shumë. Deri më tani nuk ka indikacione se varianti i ri rrit ashpërsinë së infeksionit. Disa raste janë raportuar në Danimarkë, Holandë dhe sipas medieve edhe në Belgjikë. Jemi duke përcjell me vëmendje të shtuar të gjithë udhëtarët të cilët vijnë nga vendet e prekura me variantin e ri, në mënyrë që të identifikohen sa më parë, testohen, izolohen dhe gjurmohen e mbikëqyren kontaktet e tyre për të ndërprerë përhapjen e variantit të ri SARS CoV-2 në vend. Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!Mbani higjienën! Respektoni distancën!
Halim Dauti është një figurë e njohur jo vetëm në fshatin Vllahi, por edhe në…
Në një rrugëtim të gjatë e të mundimshëm nëpër pluhurin e shekujve dhe labirintet e…
SHQIPËRIA KUFIZOHET ME GREQINË NGA LUMI ARTA; NË VERI NGA BOSNJA. SHQIPTARËT JANË ILIRËT DHE…
Xhafer Sadiku Qeveritë shqiptare, pas Pavarësisë, e konsideruan hapjen e shkollave një prioritet themelor të…
Analiza e këtij hormoni në gjak ndihmon mjekët të vlerësojnë rezervën e vezëve në vezore,…
Njeriu që e turpëroi ambasadorin dhe sigurimin e famshëm sekret britanik ishte një mashtrues par…