Jeff Widener ishte fotografi që shkrepi këtë foto ikonike. Ai tregon historinë interesante të këtij imazhi për CNN.
Widener, një fotograf për AP, ishte duke fokusuar kamerën e tij për të bërë një foto të tankseve kineze në sheshin Tianamen në Pekin kur nga asgjëja doli një njeri me këmishë të bardhë dhe pantallona të errët, dhe ishte duke mbajtur qese.
Wiedener tregon që kishte menduar në fillim se njeriu do e prishte kompozimin e kësaj kornize.
Pak dinte ai atëherë se ishte duke shkrepur një nga fotot më ikonike në histori.
Ishte data 5 qershor e vitit 1989, dita e parë prej që trupat kineze kishin filluar masat e dhunshme ndaj protestuesve që donin demokraci dhe ishin në shesh për më shumë se një muaj.
Widener kishte një javë që po përcillte protestat, dhe gjatë asaj kohe ai ishte lënduar.
“U godita në kokë nga një gurë në mëngjesin e 4 qershorit, dhe poashtu isha me grip”, tregon historinë fotografi.
“Pra isha i sëmurë kur fotografova “njeriun e tenkut” nga kati i gjashtë i Hotelit Pekini”
Hoteli kishte pamjen më të mirë të protestës, dhe ishte një student amerikan, Krik Martsen, që e ndihmoi të futej aty.
Nga aty Widener tregon që pa se si njeriu u konfrontua me tanke, duke qënduar direkt para tyre. Tenku ndaloi dhe u mundua të i binte rrotull. Por burri po lëvizte me tenkun, duke bllokuar rrugën e tij përsëri.
Pastaj burri kishte hipur përmbi tank dhe dukej se po fliste me këdo që po e drejtonte atë.
“Isha gati një milje larg nga rendet e tankeve dhe nuk mund të dëgjoja shumë”, tregon fotografi.
Pastaj protestuesit tjerë e morrën dhe e larguan burrin. Ende nuk dihet se kush është ai dhe çfarë ka ndodhur me të. Por ai mbetet një simbol i fuqishëm i mosbindjes.
Fotoja ishte përdorur nga të gjitha mediat dhe ishte në faqe të parë të çdo gazete. Ajo fitoi çmimin Pulitzer atë vit.
“Edhe pse e dija se fotoja ime kishte bërë bujë të madhe, u bënë shumë vite kur mora vesh që fotoja ime ishte emëruar si një ndër 10 fotot më të fuqishme të të gjithë kohëve”
Protestat filluan në Pekin pas vdekjes së liderit komunist Hu Yaobang me 18 prill të vitit 1989. Hu ishte munduar të bënte Kinën një demokraci dhe ishte bërë simbol i reformës demokratike.
Studentët kishin filluar protestat pasi kishin dyshime se qeveria po mundohej të kthehej në komunizëm.
Mijëra njerëz u bashkuan me këto protesta. Një demonstratë me 19 maj ajo mbledhi plotë 1.2 milionë persona.
Forcat kineze filluan të shtiejnë përmbi protestuesit me 4 qershor. Nuk ka numër zyrtarë të viktimave mirëpo mendohet që janë mijëra persona që u vranë.
Edhe sot fotot e Wiedner dhe të gjitha fotot e masakrës në shesh janë të ndaluara në Kinë.
Nga Fahri Xharra Që 550 vjet jetojmë me një mashtrim të madh turko-venedikas se…
Nga dosja e CIA-s thuhet se Xhafer Deva lindi në vitin 1906 në…
Ju ka shkuar ndonjëherë në mend se çfarë fshihet pas pikës së gjelbër dhe…
https://www.facebook.com/watch/?v=901191661545165&t=0
Shkencëtarët realizojnë hartën e plotë gjenetike, mund të jetojnë mbi 400 vjet Realizohet harta e…
Sipas këtij studimi të ri, çarjet dhe thyerjet e pranishme në këta shkëmbinj janë…