Gazetari austriak Leo Frojdlih, edhe ky me origjinë hebreje, autor i librit “Golgotha Shqiptare”, i përshkruante masakrat e serbëve në vjeshtën e vitit 1912, deri në pranverën e 1913-s, në trojet shqiptare, Kosovë, Maqedoni me këtë gjuhë: “Me qindra e mijëra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve.
Ata që mundin t’u shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të artilerisë serbe, grumbulloheshin në vende të caktuara dhe u jepej nga një plumb kokës. Më keq e pësonin ata që fshiheshin në shtëpitë e tyre.
Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje dhe florinj, të fshehurit gjendeshin lehtë dhe thereshin si berrat. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilët përdhunoheshin, lidheshin, dhe pasi bëheshin kapicë, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla.
Në rast se ato ishin shtatzëna, u çahej barku me bajonetë dhe pasi u nxirrej fëmija, vendosej në majë të bajonetës apo të hunjve. Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle. Kishte raste që ata gjatë therjes mblidhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me të”./MekuliPress/InforCulture.info
Zhvillime të reja shkencore po hedhin dritë mbi përdorimin e helmit të bletës si…
Shumë njerëz e fillojnë ditën me kafe, por ekspertët sugjerojnë që kjo nuk është zgjedhja…
Alkooli shpesh paraqitet si diçka e zakonshme në jetën e përditshme, si pjesë e festave…
Bomba në ambasadën sovjetike ishte justifikimi për të çuar para togës së pushkatimit 22…
ALBERT HITOALIAJ Në verën e vitit 1929, në një Shqipëri të brishtë, ende në proces…
Nga Gjergj Marku Atë fund nëntori të largët të 1912-ës, teksa Ismail Qemali i kërkonte…