Por a është vërtet e dëmshme krehja e flokëve kur janë të lagur?
Sipas koloristes dhe parukieres së “Eva Scrivo Salon”, Meri Kate O’Connor, përgjigjja është ‘jo, por gjithçka varet se me çfarë i krihni flokët’.
“Ne përdorim furça me qime derri për të krehur flokët e klientëve”,- tha Meri Kate. “Për sa kohë që e lini furçën të thahet siç duhet dhe plotësisht në mes të përdorimeve për t’u siguruar që qimet të mos ngatërrohen së bashku, është në rregull.”
Pra, nëse përdorni një furçë cilësore, ajo rrëshqet nëpër flokë, duke i krehur pa i ngatërruar. Megjithatë, pavarësisht se çfarë lloj furçe përdorni për të krehur flokët, duhet të keni parasysh që t’i krihni me butësi.
Por shumë njerëz përdorin këtë lloj furçe, që ka nga një top të vogël në fund të çdo fijeje?
Duke qenë se këto topa nuk janë të ngjitur në fund të furçës, Meri Kate paralajmëron që flokët tuaj mund të mbështillen rreth tyre, të bllokohen dhe të këputen, duke u shkaktuar shumë dëmtime.
Prandaj, kini kujdes kur zgjidhni furçën.
Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…
Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…
Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…
Rezolutat e Lidhjes së Prizrenit 1878, “Kararname-ja” Më 10 qershor 1878, delegatë nga e gjithë…
Sherpat në Himalaje praktikojnë poliandrinë për të mbajtur pronën të pandarë dhe për të…
Një përzierje e thjeshtë me vaj ulliri dhe lëng limoni së fundmi është kthyer…