<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

5 zakone të përditshme që shkaktojnë rënien e flokëve

Ashtu si kafshët, edhe njerëzve i bien flokët. Ne çdo ditë, humbasim diku nga 50 deri në 100 fije në ditë. Është normale pasi kemi më shumë se 100,000 folikule flokësh në lëkurën e kokës. Por nganjëherë gjërat nuk shkojnë siç duhet dhe ti e kupton që po humb më shumë se normalja.

Të gjithë duam flokë të butë, me shkëlqim dhe të shëndetshëm, kështu që ne bëmë një listë të gjërave që duhet të shmangim gjatë “udhëtimi” të këtij qëllimi.

1. Anashkaloni vaktet.

Kur nuk keni kalori të mjaftueshme, trupi juaj e ridrejton të gjithë energjinë drejt funksioneve thelbësore – si zemrën dhe trurin tuaj, duke lënë pas flokët dhe lëkurën e kokës. Dieta mund të jetë një tronditje për hormonet tuaja dhe shpesh çon në rrallimin dhe rënien e flokëve, ndërsa flokët e rinj nuk rriten për t’i zëvendësuar ato. 

2. Qëndroni shumë në diell.

Kur dilni, rrezet ultraviolet të diellit fillojnë të konsumojnë elasticitetin dhe forcën e flokëve tuaj. Ekspozimi i zgjatur i nxehtësisë dhe rrezeve të diellit mund të thajë flokët dhe lëkurën e kokës dhe të dëmtojë kutikulën dhe fibrat e flokëve, duke çuar në flokë të brishtë që mund të çojnë në humbje të flokëve. Flokët me ngjyra të hapura janë më të prekshme nga dielli!

3. I shtrëngoni shumë flokët.

Gërshetat apo kapja e flokëve bisht ushtron tension të madh dhe të vazhdueshëm në gjëndrat e flokëve afër rrënjës. Ajo i detyron flokët jashtë gjëndrës të dalin para kohe, gjë që çon në rrallim të tyre. Në raste ekstreme, mund të çojë në alopeci tërheqëse, një gjendje që dobëson përgjithmonë gjëndrën dhe e bën të pamundur rritjen e flokëve.

4. Nuk i lani flokët mjaftueshëm.

Mos u mësoni të anashkaloni një larje flokësh. Një grumbullim i papastërtive, mbetjeve të produkteve dhe grumbullimit të vajit në lëkurën e kokës mund të bllokojë gjëndrat e flokëve, gjë që e bën të vështirë rritjen e flokëve. Nëse nuk lahen shpesh çon në rënie të flokëve.

5. Bëni dush të nxehtë.

Uji i nxehtë dehidraton fijet e flokëve, njësoj siç bën lëkura, duke e lënë ato të thata, të brishta dhe të prirur për tu këputur dhe rënë. Kombinuar edhe me një shampo që ti rrëzon flokët nga vajrat e saj mbrojtës, ajo detyron poret e kokës tuaj të mbingarkohen për të vazhduar me prodhimin e vajit, i cili mund të dëmtojë rrënjët dhe të çojë në rënie të vazhdueshme. Uji i nxehtë gjithashtu mund të shtojë mikrobet në kokën tuaj.

postbck postbck

Recent Posts

Mbi 5 mijë banorë u ‘zhdukën’ në vetëm 3 muaj, çfarë ndodhi me ishullin ‘fantazmë’

    Dikur një nga vendet me dendësinë më të lartë të popullsisë në botë,…

14 hours ago

Çfarë u bënte Azem Galica spijunëve në luftë? Ja historia…

    Në historinë e rezistencës shqiptare në Kosovë, emri i Azem Galicës lidhet me…

14 hours ago

Ante Gotovina dhe drejtësia në Hagë: Kush ishte gjenerali kroat dhe si u rrëzua dënimi i tij?

Ante Gotovina ishte gjeneral i Ushtrisë Kroate dhe komandant i përgjithshëm operacional gjatë Operacionit Stuhia…

15 hours ago

A mund të ndihmojë Inteligjenca Artificiale në gjetjen e kurës për kancerin?!

    Inteligjenca Artificiale mund të ndihmojë në gjetjen e një kure për kancerin që…

15 hours ago

Mos e pini menjëherë! Pijet shumë të nxehta lidhen me rrezik më të lartë kanceri

    Hulumtimi, i cili përfshiu rreth 1 milion njerëz, konsiderohet ndër studimet më të…

15 hours ago

Ja në cilat vende ndalohet të postoni foto në Instagram

    Shumë ndërtesa në botë, janë krijuar për t’u admiruar dhe për t’u fotografuar.…

16 hours ago