<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Çfarë i ndodh trurit kur jeni të stresuar, kështu ndikon në kujtesë dhe shëndet mendor

Stresi i vazhdueshëm ka një efekt të madh në shëndetin fizik dhe mendor. Po cili është efekti i tij tek truri? Studimet mjekësore të Universitetit të Harvard-it, të cilave u referohet AgroWeb.org e kanë një përgjigje që do ta lexoni më poshtë. Stresi, veçanërisht nëse është i vazhdueshëm, le shumë gjurmë në mendjen dhe trupin tonë.

Ai na bën të ndihemi të acaruar dhe vazhdimisht të lodhur, dhe ndikon në aftësinë tonë për t’u përqëndruar në aktivitetet e ditës. Stresi kronik mund të ndikojë edhe në pagjumësi, në humbje të oreksit dhe energjisë. Por gjithashtu ai ndikon edhe në përkeqësim të shëndetit tuaj. Këtu përfshihen diabeti, sëmundjet e zemrës dhe probleme me stomakun. Një studim i fundit i Medical News Today, zbuloi se edhe nivele sado të ulta të stresit rrisin rrezikun për sëmundje të ndryshme kronike.

Çfarë ndikimi ka stresi te truri

Hormoni i stresit ndikon negativisht në memorje

Në studimin e përmendur nga AgroWeb.org, studiuesit analizuan pesona të moshës rredh 40-49 vjeç pa shenja të dementias, apo humbjes së memories. Studiuesit i bën një test psikologjik pjesëmarrësve. Ata studiuan aftësitë e memories dhe të të menduarit te këta pjesëmarrës. Ky test iu bë përsëri këtyre personave pas 8 vjetësh.

Në analizën e gjakut mjekët panë nivelet e kortizolit, hormonit përgjegjës të stresit. Studjuesit zbuluan se personat me nivel të lartë të kortizolit në gjak kishin një kujtesë me të dobët se personat me nivel të ulët ose normal të tij.

Është e rëndësishme të gjeni mënyra për reduktimin e stresit

Studiuesit zbuluan se personat me nivel të lartë të kortizolit kishin një masë më të vogël volumi të trurit. Studiuesit theksuan se është shumë e rëndësishme të gjeni mënyra për të reduktuar stresin. Të flini në orare të rregullta, të kryeni aktivitet fizik sado të vogël, të merrni kohë për veten dhe të qetësoheni. Nëse vëreni shqetësime duhet të kryeni analiza për matjen e kortizolit. Po ashtu të merrni mjekimet e duhura për uljen e nivelit të tij, nëse është e nevojshme.

Stresi në jetën e përditshme është një ndjesi sikur jeni gjithmonë të mbingarkuar dhe bëni shumë përpjekje për t’ia dalë mbanë të gjithave. Puna, paratë, marrëdhëniet ose situata të ndryshme, dhe gjithçka që ka të bëjë me sfidat e jetës shkakton stres. Një Stresi i vazhdueshëm shkakton shumë probleme për shëndetin mendor por edhe për organizmin tuaj. Puna dhe paratë konsiderohen si burim kryesor i stresit./AgroWeb/InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Lajmi i mirë për të sëmurët me kancerin e gjirit, “çelësi” janë bletët

  Zhvillime të reja shkencore po hedhin dritë mbi përdorimin e helmit të bletës si…

15 hours ago

A e dini pse nuk duhet të pini kafe menjëherë pasi zgjoheni?

Shumë njerëz e fillojnë ditën me kafe, por ekspertët sugjerojnë që kjo nuk është zgjedhja…

15 hours ago

Dëmet shkatërruese të alkoolit në jetën e njeriut

Alkooli shpesh paraqitet si diçka e zakonshme në jetën e përditshme, si pjesë e festave…

15 hours ago

A e vrau Mehmet Shehu më 1951 Jonuz Kacelin? Ç’ndodhi 5 ditët e hetuesisë?

  Bomba në ambasadën sovjetike ishte justifikimi për të çuar para togës së pushkatimit 22…

16 hours ago

“Donin ta merrnin italianët”, misteri i gurit që alarmoi shtetin shqiptar më 1929! Çfarë fshihej në Kabash?

ALBERT HITOALIAJ Në verën e vitit 1929, në një Shqipëri të brishtë, ende në proces…

16 hours ago

Historia e policisë shqiptare nga viti 1912, si filloi me dy djem nga Kosova, rojet e Isa Boletinit…

Nga Gjergj Marku Atë fund nëntori të largët të 1912-ës, teksa Ismail Qemali i kërkonte…

16 hours ago