<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Çfarë ishte Shpata e Damokleut – proverb i lashtë i Ciceronit

Shpata e famshme e Damokleut daton që në një proverb të lashtë popullore të filozofit romak Ciceroni në librin e tij të vitit 45 para Lindjes së Krishtit “Qortimet e Tuskulan”.

Versioni i tregimit të Ciceronit ka në qendër të vëmendjes Dionis II, një mbret tiran që dikur sundonte qytetin siçilian të Sirakut.

Edhe pse i pasur dhe i pushtetshëm, Dinonisi nuk ishte i lumtur. Sundimi i tij kishte bërë që të kishte shumë armiq, dhe ai torturohej nga frika se mos e vrisnin.

Frikësohej aq shumë sa që flinte në një dhomë të rrethuar nga një hendek dhe i besonte vetëm të bijave të tij që t’ia rruanin mjekrën me brisk.

Siç Ciceroni tregon, pakënaqësia e mbretit erdhi në një ditë pasi një lajkatar me emrin Damokleu filloi t’i bënte komplimente dhe t’i vinte në dukje se sa e lumtur mund të ishte jeta e tij. “Meqë jeta ime të pëlqen,” i ktheu përgjigje i mërzitur Dionisi, “dëshiron ta provosh vetën dhe më pas të gjykosh fatin tim të mirë?”.

Kur Damokleu pranoi, Dionisi e uli në një shtrat të artë dhe urdhëroi disa shërbëtorë që ta mirëprisnin atë. Atij iu servirën ushqime të mira si dhe u lye me shumë parfume erëmirë.

Demokleu nuk mund t’i besonte fatit të tij, por sapo ai filloi të shijonte jetën si mbret, vuri re se Dionisi kishte varur edhe një shpatë të mprehtë në tavan. Ajo ishte e pozicionuar mbi kokën e Damokleut dhe mbahej vetëm nga një fije floku e kalit.

Që atëherë, frika që e pushtoi Damokleun e bëri të pamundur që ai të shijonte pasurinë dhe shërbëtorët. Pas hedhjes së disa shikimeve nervoze drejt shpatës që varej sipër tij, ai kërkoi të lirohet, duke thënë se nuk dëshironte më të ishte me aq fat.

Për Ciceronin, përralla e Dionisit dhe Damokleut përfaqëson idenë se njerëzit me pushtet gjithnjë punojnë nën spektrin e ankthit dhe vdekjes, dhe nuk mund të ketë lumturi për dikë që është nën kufizime të vazhdueshme.

Kjo përrallë më pas u njoh nga letërsia mesjetare me frazën “shpata e Damokleut”. Dhe përdoret për të përshkruar një rrezik kanosës.

Një nga përdorimet e saj më të famshme erdhi në vitin 1961 gjatë Luftës së Ftohtë, kur presidenti John F. Kennedy mbajti një fjalim para Kombeve te Bashkuara, në të cilën ai tha se “Çdo burrë, grua dhe fëmijë jeton nën një shpatë bërthamore të Damokleut”. /voal.ch /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Pse bateria humbet fuqinë? Shkencëtarët gjejnë “fajtorin” e fshehur

Shkencëtarët kanë zbuluar më në fund të vërtetën e fshehur pas dështimit të baterive me…

13 hours ago

81 vite nga Lufta e Gadimes – Jetish Akllapi po bërtet: O u vra Ilmia bre!

Në jetën time prej gazetari, sa aktiv e sa pasiv, kam shkruar qindra artikuj, intervista…

15 hours ago

Jehona e Azem Bejtës deri në Suedi?!

JEHONA E AZEM BEJTËS NË SUEDI Duke shfletuar arkivin e gazetës suedeze Svenska Dagbladet te…

1 day ago

Besa – Historia e nënës që mbrojti në besë vr’asësin e të birit

BESA. HISTORIA E NËNËS QË MBROJTI NË BESË, VRASËSIN E TË BIRIT Besa, para së…

2 days ago

Pse qumështi asnjëherë nuk duhet të mbahet në derën e frigoriferit

  Ekspertët thonë se njerëzit nuk duhet ta lënë asnjëherë qumështin në derën e frigoriferit,…

2 days ago

Metoda ideale për të larguar yndyrën në gjak

    Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës…

2 days ago