Nëse je adhurues i kafes dhe nuk e nis ditën pa marrë sasinë e nevojshme të ilaçit të zi, nuk je vetëm, por tani duhet të mendosh ndryshe.
Shumë njerëz, nga studimet e vazhdueshme, nëse do t’u duhej të zgjidhnin mes çajit dhe kafes, edhe pas shumë herësh do të kthenin të njëjtën përgjigje: kafen. Dhe jo sepse nuk e pëlqejnë çajin – është gjithashtu një alternativë e mirë për t’u zgjuar në mëngjes – por ja që janë edukuar në mënyrën e gabuar, sepse çaji (veçanërisht çaji jeshil) është në fakt mënyra më e shëndetshme dhe opsion më i mirë se kafja për t’u zgjuar dhe për ta nisur ditën me energji. Po çfarë bën çaji më shumë kafja?
Ndihmon për të luftuar sëmundjet
Kafja nuk është e dëmshme, në vetvete, por nuk është as e dobishme. Çaji, nga ana tjetër, lufton në mënyrë aktive kancerin e ezofagut – te femrat redukton rrezikun e prekjes deri në 60 për qind. Për më tepër, çaji është i pasur edhe me antioksidantë që ngadalësojnë efektet e plakjes si dhe ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.
Ndihmon për të rënë në peshë
Në kontrast me të gjitha pijet që të shëndoshin, nga analizat laboratorike ka rezultuar se sheqeri që merret nga çaji, në ndryshim nga të gjitha pijet e tjera me kafeinë, nuk ka teprica yndyrore – ndikuese të drejtpërdrejta të shtimit në peshë. Përveç kësaj, çaji ndalon rritjen e qelizave të reja yndyrore.
Të mban aktive më shumë se kafja
Kafja është shokuese për organizmin, rezultatet e saj janë të njohura tashmë. POR, efektet e kafes mbarojnë shumë shpejt, aq sa ndonjëherë ke nevojë të pish disa kafe në ditë (kjo të krijon një lloj ndjesie më të rëndë sa ç’e kishe para se ta pije). Ndërsa çaji nuk ndalon. Nuk ke nevojë të pish çaj pas çaji për të qëndruar gjithmonë në formë./C
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…
Shkencëtarët kanë identifikuar shkakun e mpiksjeve shumë të rralla të gjakut tek disa persona…