<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Filmi i parë me shqiptarë që është shfaqur në vitin 1904 në Serbi e Angli(Video)

Filmi i parë me shqiptarë është shfaqur në vitin 1904. Ky inçizim është pjesë e një filmi dokumentar më të gjatë të xhiruar nga politikani britanik Arnold Muir Wilson (1857-1909) nga Shefild [Sheffield] në Jorkshër [Yorkshire] dhe nga regjisori i kinematografisë së hershme britanike, Frank Mottershaw (1850-1932), gjithashtu nga Shefild, shkruan albanianphotography.net

Për të parë pjesën e filmit me shqiptarë klikoni ketu.

Wilson, anëtar i bashkisë së Shefildit dhe i Partisë Konservatore, ishte gjithashtu konsull nderi i Serbisë në Shefild dhe merrej me marrëdhëniet tregtare midis të dy vendeve. Në vitin 1904 udhëtoi për në Beograd dhe, në bashkëpunim me Mottershaw, xhiroi një film dokumentar për kurorëzimin e mbretit serb Pjetër I Karagjorgjeviç, më 21 shtator të atij viti. Filmi i tyre pa zë, në 35 mm dhe 54:19 minuta ose 1,480 metrash i gjatë, u shfaq për herë të parë në Londër në dhjetor 1904 dhe në Serbi në prill 1905, me titra në anglishte dhe serbishte. U restaurua ne Bolonjë gjatë viteve 1999-2004 dhe ruhet tani në Arkivin e Filmit Jugosllav (Kinoteka) në Beograd. Thuhet se është filmi më i vjetër i xhiruar në Serbi dhe në rajonet fqinje. Pjesa “shqiptare” e filmit, e cila fillon në minutën 42:10 dhe zgjat jo më shumë se 1:16 minuta, tregon shqiptarë dhe njerëz të tjerë në oborrin e një hani dhe në një rrugë tregu aty afër në qytetin mysliman të Novi Pazarit, tani në jugun e Serbisë.

Në vitin 1904, Novi Pazar (shqip edhe Pazari i ri apo Tregu i ri, turqisht Yeni Pazar) ishte kryeqyteti i Sanxhakut të Novi Pazarit, madje nga viti 1881 deri 1912 rajoni ishte pjesë e Vilajetit të Kosovës, pra e bashkuar me Kosovën. Mbase kështu shpjegohet prania e kaq shumë shqiptarëve – të cilët dallohen nga plisi i bardhë dhe veshjet karakteristike – në një rajon të banuar sot nga një shumicë dërrmuese sllavëshmyslimanë (boshnjakë), dhe shumë pak shqiptarë. Lidhur me këtë prezantim, desha të falënderoja Bardh Rugovën, profesor i shqipes në Universitetin e Prishtinës, për hulumtimet e paraqitura në artikullin e tij: Shqiptarët e fotografive lëvizëse të vitit 1904, botuar në librin Studime për nder të Rexhep Ismajlit me rastin e 65-vjeorit të lindjes (Prishtinë 2011), ff. 631 633.

postbck postbck

Recent Posts

Lëngu i panxharit ndihmon në uljen e tensionit? Ja çfarë tregojnë studimet

  Një studim i fundit sugjeron se konsumimi i lëngut të panxharit mund të ndikojë…

15 hours ago

Tiranë, 1972: Misteri i vdekjes së 27 foshnjave në maternitet… a kishte dorë Enver Hoxha?

  Në fillim të viteve ’70, Enver Hoxha, i prekur nga diabeti dhe probleme të…

17 hours ago

A e vrau Mehmet Shehu më 1951 Jonuz Kacelin? Ç’ndodhi 5 ditët e hetuesisë, dëshmia! Pushkatimi i 22 intelektualëve

  Bomba në ambasadën sovjetike ishte justifikimi për të çuar para togës së pushkatimit 22…

17 hours ago

Pse është kaq e rëndësishme Ngushtica e Hormuzit?

  Rreth 3,000 anije në muaj kalojnë normalisht nëpër Ngushticën e Hormuzit në Lindjen e…

17 hours ago

Çfarë ndodh nëse hani çdo ditë vezë të ziera?

    Të thjeshta, ekonomike dhe të mbushura me vlera ushqyese, vezët e ziera janë…

18 hours ago

Rrethi që nuk të çon askund që kushtoi 1.5 milionë euro

  Një rreth në Zalaegerszeg në perëndim të Hungarisë ka kushtuar 1.5 milionë euro nga…

18 hours ago