Bomba me hidrogjen në atolin Bikini
Bomba atomike: Ka të bëjë me ndarjen e atomit. Një neutron përplaset me bërthamën e një atomi, e ndan atë në dy bërthama dhe çliron energji bërthamore. Reaktorët bërthamorë shfrytëzojnë ndarjen atomike për të prodhuar energji elektrike. Në vitin 1945, SHBA përdorën bombën atomike në Hiroshimë dhe Nagasaki të Japonisë, për t’i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore.
Bomba me hidrogjen: Ka të bëjë me procesin e kundërt, ku bërthamat përplasen për të formuar një bërthamë të re. Quhet edhe bombë termobërthamore. Dielli dhe yjet janë krijuar si pasojë e procesit të bashkimit të bërthamave. Reaksionet termobërthamore lejojnë kryerjen e shpërthimeve masive, mijëra herë më të fuqishme se bomba atomike.
Krahasimi: Bomba atomike e hedhur në Hiroshimë prodhoi një shpërthim të barabartë me 13 mijë ton TNT. Prova e parë e bombës me hidrogjen,”Ivy Mike”, u krye në Atolin Enewetak të Ishujve Marshall në vitin 1952 dhe prodhoi një shpërthim të barabartë me 10.4 milion ton TNT. /voal.ch /InforCulture.info
Flokët e thinjur nuk lidhen gjithmonë me moshën. Shumë njerëz përballen me thinjat…
Problemet kardiovaskulare shpesh nuk ndodhin papritur. Trupi ynë ka tendencën të lëshojë sinjale…
Jeni ndier ndonjëherë të trullosur teksa merreni me një projekt dhe nuk dini…
Një truk praktik dhe ekonomik pastrimi përfshin përdorimin e vetëm dy përbërësve të zakonshëm në…
Rastet me Covid janë shumëfishuar dhe shtrimet në spital janë pesëfishuar këtë muaj, tregojnë shifrat…
Uniformat e zeza të SS-së janë ndër veshjet më të njohura të Gjermanisë naziste. Por…