<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Lotimi i syve, të gjitha arsyet përse ndodh dhe si të kujdeseni

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve.

Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera të rëndësishme të lotëve është eliminimi i toksinave dhe substancave të ndryshme që rrezikojnë sytë. Sytë mund të lotojnë për arsye të ndryshme siç janë:

E qeshura,
Hapja e gojës,
Ekspozimi afatgjatë ndaj dritës apo ekranit.
Asnjë prej këtyre arsyeve nuk është shqetësuese.

Megjithatë, nëse ju vëreni që sytë ju lotojnë vazhdimisht por nga ana tjetër, keni problem me shikimin, dhimbje apo ndieni sikur keni diçka në sy, atëherë duhet të shkoni tek mjeku.

Arsyet përse ju lotojnë sytë

Arsyet mund të jenë të ndryshme, por më kryesoret i gjeni të shpjeguara më poshtë duke lexuar në këtë artikull të AgroËeb.org

Tharja e syrit
Nuk e lexuar gabim. Ndonëse gjëndrat e lotëve janë në gjendje të mirë funksionale, sindroma e syrit të thatë mund të shkaktojë lotim të shpeshtë. Tharja e syve mund të ndodhë për shkak të problemeve të ndryshme siç është artriti, sëmundjet auto-imunitare dhe ekspozimi ndaj tymit të duhanit.

Bllokimi i kanalit të lotëve
Shkarkimi i lotëve mund të bllokohet si pasojë e një problemi me kanalin nëpërmjet të cilit lotët rrjedhin. Një bllokim i tillë ndodh rëndom tek të sapolindurit ose foshnjet. Ka raste kur shkarkimi i lotëve bllokohet si pasojë e një infeksioni, ndaj mjeku mund të ofrojë antibiotikë.

Alergjitë
Alergjitë dhe e ftohura mund të nxisin shkarkimin e tepruar të lotëve. Në këtë rast bëhet fjalë për një bezdi më shumë se një problem shëndetësor. Ekspertët këshillojnë shmangien sa më shumë të ekspozimit ndaj substancave që ju shkaktojnë allergji.

Konjunktiviti
Bëhet fjalë për infeksion që shkakton enjtje të syrit dhe skuqje të membranës që mbulon sipërfaqen e tij, përfshirë qepallat. Simptomat e tij mund të lehtësohen falë kompresave të ftohta. Sëmundja është ngjitëse ndaj rekomandohet të mos prekni sytë, të lani duart, peshqirët dhe këllëfët e jastëkut sa më shpesh.

Gërvishtja e korneas së syrit

Ky problem shoqërohet me ndjesinë e të paturit diçka në sy. Gërvishtja e pjesës transparente së përparme të syrit mund të ndodhë si pasojë e pluhurit ose rërës. Pastrojini sytë me ujë të bollshëm ose solucion të veçantë që e blini në farmaci. Pulitini sytë disa herë që të prodhohen më shumë lotë, por mos i fërkoni sytë.

postbck postbck

Recent Posts

Dimitrios P. Kremos: Shqipja shfaqet si “motra e vetme” e gjuhës helene

Marrëdhënia midis gjuhës shqipe dhe asaj helene po merr një vëmendje të shtuar, duke sfiduar…

10 hours ago

Manol Blesi “Poeti me përkrenare”, që na njohu me veprat e stradiotëve, protagonistët e historisë e shqiptare, jashtë kufijve gjeografikë

Manoli Blessi dhe epoka e stradiotëve: Shpata dhe penat e një identiteti shqiptar në ekzil…

10 hours ago

Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit dhe pritja e tyre nga administrata osmane

Nga: Agron Islami Si rrjedhojë e Luftës Ruso-Osmane 1877-1878 dhe vendimeve të Kongresit të Berlinit,…

11 hours ago

Pas 114 vitesh, dizajnet origjinale të Titanikut do të bëhen publike për herë të parë

Kur Titaniku u nis në udhëtimin e tij të parë fatkeq në prill të vitit…

1 day ago

Migrimet dhe shkatërrimi demografik i Bihorit (1912–1990)

Nga: Ismet Azizi Proceset demografike në rajonin e Bihorit gjatë shekullit XX nuk mund të kuptohen…

1 day ago

Marin Beçikemi: Ambasadori i humanizmit shkodran në zemër të Europës së Rilindjes

Nga rrënojat e rrethimit të Shkodrës në katedrat e Venedikut dhe Padovës, rrugëtimi i dijetarit…

1 day ago