<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Kina autorizon “diellin e parë artificial” me energji bërthamore

Kina të premten autorizoi “diellin artificial” të saj të parë me energji bërthamore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Korporata Kombëtare Bërthamore e Kinës (CNNC) tha se “dielli artificial” HL-2M Tokamak përdor një “fushë të fuqishme magnetike për të shkrirë plazmën e nxehtë dhe mund të arrijë temperatura mbi 150 milion gradë Celsius”, njoftoi agjencia e lajmeve Xinhua.

Inovacioni quhet si përparim i madh i aftësive kërkimore bërthamore të Kinës. Do të përdorë gazra hidrogjeni dhe deuteriumi si lëndë djegëse. Pajisja gjigande ndodhet në Chengdu në provincën jugperëndimore të Sichuan.

Pajisja pritet të sigurojë “energji të pastër përmes fuzionit bërthamor të kontrolluar”.

Më tej theksohet se pajisja është më e madhja në nivel vendi dhe më e larta në parametra, me një strukturë dhe mënyrë kontrolli më të përparuar sesa paraardhësi i saj, HL-2A Tokamak.

“Koha e mbajtjes së energjisë në pajisjet ndërkombëtare Tokamak është më pak se një sekondë. Kohëzgjatja e shkarkimit të shkrepjes së HL-2M është rreth 10 sekonda, me një kohë të izolimit të energjisë prej disa qindra milisekonda”, tha Yang Qingwei, kryeinxhinier i HL -2M në Institutin e Fizikës Jugperëndimore të CNNC-së. /voal.ch /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Një zakon i mëngjesit është çelësi nëse doni të shmangni kapsllëkun

  Nëse doni të përmirësoni tretjen dhe të shmangni kapsllëkun, një nga gjërat më të…

3 days ago

Çfarë ndodh në organizëm nëse hani një thelpi hudhër në darkë

  Që në lashtësi, hudhra ka qenë aleate e njerëzimit kundër shumë sëmundjeve. Ajo ndihmon…

3 days ago

Mënyra natyrale për të shëruar herpesin e buzës

  Herpesi i buzës është një infeksion i shkaktuar nga një virus i quajtur Herpes…

3 days ago

Lajmi i mirë për të sëmurët me kancerin e gjirit, “çelësi” janë bletët

  Zhvillime të reja shkencore po hedhin dritë mbi përdorimin e helmit të bletës si…

3 days ago

A e dini pse nuk duhet të pini kafe menjëherë pasi zgjoheni?

Shumë njerëz e fillojnë ditën me kafe, por ekspertët sugjerojnë që kjo nuk është zgjedhja…

3 days ago

Dëmet shkatërruese të alkoolit në jetën e njeriut

Alkooli shpesh paraqitet si diçka e zakonshme në jetën e përditshme, si pjesë e festave…

3 days ago