<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

A e dini se këto objekte janë kopjet e vetme të ndodhura nëpër muze

Sipas Këshillit Ndërkombëtar të Muzeve, ka më shumë se 55,000 muze që veprojnë në 202 vende. 

Shumë prej tyre kanë ekspozita të lashta që nuk mund të shihen askund tjetër në botë, si përshembull një supë viçi e ruajtur 3.500 vjet ose vizatimi i një djali 7-vjeçar që jetonte në Novgorod 700 vjet më parë. Ju madje mund të shihni fondacionin Romak të grimit 2,000-vjeçar në një prej këtyre muzeve.

Ne gjetëm foto të disa ekspozitave antike që ekzistojnë në një kopje të vetme. Në fund do shihni edhe se si duket skeleti i një sirene.

1. Kjo është një kukull antike romake e bërë me fildish me ngjyra. Është gjetur në sarkofagun e një fëmije 8-vjeçar i cili jetoi rreth 1800 vjet më parë.
2.Tunika e një fëmije me kapuç është rreth 1,100 deri në 1,400 vjeç
3.Këtu është një copë bukë që ruhet pjesërisht falë karbonizimit. Kjo pjesë është më shumë se 1,940-vjeçare.

Buka ishte gatuar në 79 të e.s në Herculaneum dhe më vonë u varros nën hirin që u shfaq pas shpërthimit të malit Vesuvius. Në vitin 1930, ajo u rizbulua nga një sit arkeologjik. Si rezultat i kësaj katastrofe natyrore, qytetet romake si Pompei, Herculaneum dhe Stabiae u mbuluan me shumë këmbë hiri.

4.Një maskë e vërtetë që i përkiste një mjeku të murtajës në shekullin XVII.
5.Ky mish është i vjetër rreth 3.500 vjet. U gjet afër hyrjes në një varrim shkëmbi në Tebë.
6.Këtu është një kuti tjetër 3,500-vjeçare me ushqim që me sa duket përmbante rosë të gatuar.
7.Proteza metalike nga shekulli XVII.
8.Një kuti boje me Apollon dhe Muzat që u bë në një punëtori të familjes Patanazzi në 1584.
9.Miniaturë liri, fijet e të cilës janë rreth 3,500 vjet të vjetra
10.Një harpë në formë varke, e vjetër rreth 3,300 deri 3,400 vjet.
11.Armaturat e Ferdinandit II, Perandorit të Shenjtë Romak, që u bë në vitet 1600 në Itali.
12. Ky vizatim është bërë afërsisht 700 vjet më parë nga një djalë 7-vjeçar me emrin Onfim i cili jetonte në Novgorod (Rusia e sotme).
13. Karroca e Papa Klmentit XI u krijua në një mënyrë të sofistikuar (periudha e papatit, nga 1700 deri në 1721).
14. Kjo anije Viking prej lisi u zbulua në 1904 pranë Tønsberg në Norvegji. Anija u vendos në det afërsisht në vitin 820.
15. Kremi romak është gati 2,000 vjet i vjetër.

Ky krem u gjet në 2003 gjatë gërmimit të një tempulli romak të vendosur në një nga rrethet e Londrës. Nëse shikoni nga afër, mund të shihni një gjurmë gishtash në ngjyrën e kremit të bardhë të ruajtur në mënyrë të përsosur. Kremi ??përmbante yndyrë shtazore të përzier me niseshte dhe me pak oksid kallaji të shtuar.

16. Kreu i Deinotherium në Muzeun Historik Natyror në Mainz
17. Kavanoza qelqi për ruajtjen e vajrave që janë afërsisht 2,000 vjet të vjetra.
18. Një stendë anijesh me mbështetje të ibexit bërë diku rreth 2,600 p.e.s ose 2,350 p.e.s.
19. Sfera guri që u gjetën në Skoci – qëllimi i tyre mbetet i panjohur.
20. Shatërvani i tryezës (rreth 1727-1732), Meissen Manufactory, Gjermani

Ky shatërvan tryeze ishte menduar të përdorej për larjen e duarve, megjithëse mund të jetë krijuar po aq për vlerën e saj dekorative, sa për funksionalitetin e saj.

21. Kjo urnë funerare nga shteti jugor meksikan i Oaxaca u bë midis 500 dhe 1000 e.r.
22. Mumiet e lashta egjiptiane të një mace dhe një qeni që janë afërsisht 2,100 deri në 2,400 vjeçare
Muzeu i Historisë Natyrore i Danimarkës në Kopenhagë ka një ekspozitë shakaje që përmban skeletin e një sirene. Është bërë nga një skelet njerëzor me kocka të peshkut të shpatës.

Më 1 Prill 2010, punonjësit e muzeut u bënin shaka banorëve dhe turistëve të qytetit duke vendosur këtë skelet aty ku ndodhej statuja e Sirenës së Vogël. Në atë kohë, monumenti i famshëm ishte dërguar në Kinë ku u ekspozua në Ekspozitën Botërore 2010 në Shangai.

Çfarë ju ka bërë më shumë përshtypje nga të gjithë muzetë që keni vizituar?

postbck postbck

Recent Posts

Arti i thurjes me grep, një nga vlerat e trashëgimisë sonë artizanale drejt UNESCO-s

    Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat,…

12 hours ago

Mos flini kështu! Një zakon i thjeshtë gjatë natës mund të rrisë rrezikun për glaukoma?

  Pozicioni i kokës gjatë gjumit mund të ndikojë më shumë sesa mendoni në shëndetin…

12 hours ago

Ja çfarë mund t’i ndodhë foshnjës pas shpimit të veshëve…

  Shpimi i veshëve tek foshnjat mbetet një temë e debatueshme për shumë prindër. Ja…

12 hours ago

Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë!

  Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë! Nga Lira Gjika Mbylle gojën Kjo…

13 hours ago

Himara, krahinë arbërore e dokumentuar në burime osmane dhe veneciane

    Historiani Pëllumb Xhufi, i ftuar në Dritare TV, theksoi se Himara është një…

13 hours ago

Historia e Carlo Tosit, mjekut italian që gjatë Luftës së Dytë Botërore zgjodhi të luftonte krah partizanëve shqiptarë!

  Pas vendimit për të mos u dorëzuar, ushtarët italianë në Shqipëri nuk mbetën të…

13 hours ago