<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Femra në Kanunin e Lekë Dukagjinit

Ç’THOTË KANUNI?

Kanuni i Lekë Dukagjinit është një nga thesaret më të çmuara të kulturës shqiptare. I hartuar në kohën e Skënderbeut, ai rrëfen rregullat e atëhershme të jetesës dhe ligjet që përdoreshin për rregullimin e shoqërisë shqiptare.

Ç’thotë Lekë Dukagjini për një nga momentet më të rëndësishme të jetës, siç është martesa? Cili ishte roli i gruas dhe i burrit, të përcaktuar me kanun? Këto dhe pyetje të tjera jepen në këtë material, duke na dhuruar legjislacionin e administrimit të shoqërisë së atëhershme.

Ka shumë diskutime ndër studiues dhe njerëz të thjeshtë, nëse Lekë Dukagjini e shihte gruan të nënshtruar. Lekë Dukagjini thotë: Gruaja duhet me i rrogue pa zhibla burrit, me i ndejtë nën sundim, m’u përgjigj detyrve të kunorës. Thënie që nuk tregojnë gjë tjetër veç pozitën e nënshtruar të gruas në shoqërinë e atëhershme. Ja ç’shkruhet:

M A R T E S A

Percaktimi e mëndyrët e Martesës.

M’u martue më kanun do’me thanë m’u ba shpi, me i a shtue shpis nji rob ma teper, sa per

krah të punve, sa per të shtuem të fmive.

Mëndyrat e Martesës.

a) Martesa me kunorë, e pelqyeme kah Feja e kanuja e Lekës
b) Gruja e mbajtne mbi kunorë, kundra Fejet e kanujet të Lekës;
c) Gruja e vajza e grabitme, e jasht-zakonshme kah Feja e kanuja;
d) Martesa me provë kundra Fejet e kanuiet.

Tagri i djalit.

‘’Djali ka tager me mendue per martes të vet, po s’pat prind’’.

Djali sa të ket prind s’ka tager :

a) me mendue per martesë të vet;
b) me shenjue shkuesin
c) m’u perzie në fejesë të vet;
d) as në shej, as në petka, as në këpucë, e as në të prem fejet.

Tagri vajzës.

Vajza, edhe në mos pasët prindt, ajo s’ka tager me mendue per Martes të vet, tagri asht në

dorë të vllazenve a të kusherijve.

Vajza s‘ka tager:

a) me zgjedhë fatin e vet; do të shkojë per ate, per të cilin t’a fejojn;
b) m’u perzie në shkuesi as në fejesë;
c) as në këpucë as në petka.
Detyrët e burrit e të grues.

Detyrët e burrit ndaj gruen.

Burri a’në detyrë:

a) me u perkujdesë per veshë e mathë e per gjithshka të lyprt per me mbajtë jeten;
b) me ruejtë nderen e grues e mos me e lanë me u ankue per kurrnji nevojë.
Detyrët e grues ndaj burrin.

Grueja a’në detyrë:

a) me i a ruejtë nderen burrit;
b) me i rrogue pa zhibla;
c) me i ndejë nen sundim;
d) m’u pergjegjë detyrve të kunorës;
e) me rritë e me mkambë fmin me nderë;
f) me i ndejë gadi me të veshmen e të mathmen (kah e qepmja);
g) mos me iu perzie në fejes të të bijve e të të bijave.
Tagri i burrit të vejë.

Burri i vejë, po s’pat prind, ka tager me folë vetë per martesë të vet, (porse burri i Malevet të

Shqypnisë s’e ban ket punë, edhe në dijtë se do t’jesë pa u martue; dokja asht me qitë nji tjeter

qi të flasë per te perkah martesa).

Tagri i grues së vejë.

‘’Grueja e vejë flet vetë. – Grueja e vejë i kthen krushqit m’udhë’’.

Grueja e vejë ka tager:

a) me folë vetë kah martesa;
b) me zgjidhë per fat ate, qi t’i pelqejë per sy;
c) me da me gisht shkuesin, qi t’ia biej shejin.
Të ndaluemt e martesës në Kanun.

Në fejesë varzash do të shikjohet:

a) Të mos jetë gjak e gjini;
b) Të mos jetë të njij fisit;
c) Të mos të jetë mesë fisit të djalit, qi do me e nxanë;
d) Të mos të jetë grueja e lshume;
e) Të mos të ketë kumari:
1) në të peshuem në derë të Kishës;

2) në kunorë;

3) në të marrun të flokvet;

4) të mos të jetë vllaznue me gjak të pim.

Kanuja s’e ban fejesen e martesen, kur të ndermjetson ndalimet e naltpermenduna, edhe në

katerqind breza me kenë (me gabue kush kundra këtyne ndalimeve, fisi i vet e giobitë, e qillon

qi edhe shpin i a djegë).

Në fejesë të lirë asht kanu qi të shkoje shkuesi e i ati – a i vllaj – i djalit te prindja e vajzës, per

me çue shejin në natë të dame.

Të himit n’anë, shkuesi do të perpushë zjarmin, para se të lypë vajzen; si t’a perpush zjarmin,

flet. Si të ketë hanger darkë, i ati i dhandrrit do t’i apë shkuesit në dorë si paret, si shejin.

Shkuesi si të njehë paret më qethit, do të çohet më kambë, e lshon në dorë të t’et të vajzes si

paret, si shejin.

“ Nuse pa shkuesi s’bahet”.

Vajza e grabitne a e hikne, me gjetë burrë, nuk mund të stoliset si nuse; do të shkojë vajzënisht

– me petka vajzënijet – per arsye, qi u muer e shkoi jasht kanujet pa shkues.

Vajza nen unazë nuk ka tager me lshue djalin.

Vajza e xanun nuk mundet me e lshue djalin edhe në mos e pasët per sy.

Po s’ndegjoi vajza me shkue m’at fat, qi e ka xanë, e edhe prindja i perkrahen së bis, kjo

s’mund të martohet ma per të gjallët e dhandrrit me tjeterkend.

Prindja e vajzës janë detyrë me i a kthye shpis së dhandrrit mje në ma të mbramin dysh, qi kan

la per at vajzë.

Sheji e dhetë grosht e kanus, qi i janë çue vajzës kur u xu, do të jesin n’arkë të sajë deri diten e

dekës së dhandrrit; e të dije si vajza, si djali, si prindja se aj dhandrrit; e të dije si vajza, si

djali, si prindja se aj shej s’i len me luejtë.

Kah kanuja, vajza jet e lidhun, e veç me leje të dhandrrit qi e pat xanë e per në hjekët dorë ky,

se s’mund të martohet, e s’a’kanun qi të shkojë tjeterkush me e lypë, si të dijë se gjindet e

pengueme.

Edhe po e muer tjeter grue dhandrri vajza e xanun prej tij jet e lidhun se e lidhun.

Me dekë të dhandrrit, kanuja e liron vajzen, e, po desht, mundet të martohet per arsye qi “me

dekë të dhandrrit, sheji xehet i hupun”.

Po s’nigioi vajza me shkue m’at fat, qi e pat xanë, edhe me perdhuni do t’ia apin atij, qi e ka

xanë me “Fishek më shinë”; e per n’i raftë per sy vajza tue hikun, ky e vret me fishek të

prindës së saj, e gjaku i vajzës shkon hupës, per arsye qi me fishek të tyne e vrau. /konica.al /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Alarm për ata që hanë bukë dhe kroasanë: Rrezik nga metali toksik

  Kroasanët, bagetat dhe madje edhe drithërat e mëngjesit mund të ekspozojnë miliona njerëz ndaj…

3 hours ago

Vetëm uji nuk mjafton: Pse gurët në veshka rikthehen pavarësisht këshillave të mjekëve

  Ekspertët shpjegojnë pse parandalimi kërkon më shumë se një këshill të thjeshtë   “Pini…

20 hours ago

Holanda prezanton akulloren që qetëson dhimbjet e kokës

  Një ide mjaft e pazakontë vjen nga Holanda, ku një prodhues akulloresh ka krijuar…

20 hours ago

Si të shëroni ftohjen përbrenda pak orëve

  Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…

2 days ago

A i mbron qumështi i gjirit fëmijët nga tumoret

    Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…

2 days ago

6 metodat e çuditshme se si zgjoheshin njerëzit para shpikjes së alarmit

  Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…

2 days ago