Kemi menduar përherë se skuqja e syve na vjen nga pagjumësia apo nga alergjitë e ndryshme.
Por problemi mund të jetë më i thellë se kaq.
Skuqja e syve është po ashtu një ndër shenjat e para të glaukomës, sëmundjes që të çon deri në verbim.
Glaukoma dëmton nervin optik, nervin që lidh retinën me trurin, sidomos gjatë kohës ku mbi sy shkaktohet mjaft presion.
Nisur nga një skuqje e thjeshtë, gjendja mund të përkeqësohet deri në verbim.
Ndaj nëse shihni se sytë i keni vazhdimisht të kuq, keni dhimbje koke apo paqartësi të vogla në shikim, një vizitë mjekësore do t’jua hiqte çdo dyshim.
Ngërçet janë pjesë e fazës së zhvillimit në jetën e çdo foshnje dhe janë…
Në lartësitë ekstreme të maleve të Himalaya Mountains, ku temperaturat bien shumë nën zero dhe…
Sot mbushen 101 vjet vrasja e heroit të popullit, Bajram Curri, nga ushtria e Ahmet…
Shumë detergjent nuk i bën më të pastra përkundrazi, lë gjurmë dhe erëra të…
Studimi i ri zbulon një mekanizëm të ri që mund të ndryshojë trajtimin dhe…
Me ardhjen e pranverës dhe ndryshimin e orës, shumë njerëz e ndiejnë veten të…