<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Kultura e krishterë mesjetare shqiptare e Grabocit të Fushë –Kosoves

Shkruan: Haxhi MEHMETAJ

Unike është një unazë argjendi më fushë rrethore e zbukuruar me pikëzime, qendra me dy engjëj më krahë, të cilët e mbajnë një kryq, ndërsa rrethi i unazës me motive linjash harkore. Sipas mënyrës së varrimit, zakoneve mortore dhe stolive, varreza i takon kulturës së hershme mesjetare shqiptare të krishterë, të shekujve IX – XI. Kjo kulturë përfshinte Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë veriperëndimore, një pjesë të Malit të Zi deri në Mlijetë, dhe një pjesë të Greqisë së sotme deri në Amfionë. Kulturës së njëjtë i takojnë edhe shtresat e vendbanimit mesjetar.

Kur po bëheshin gërmime arkeologjikë në Grabocin e Poshtëm të Komunës së Fushë – Kosovës u zbuluan gjurmët e një vendbanimi dhe të në varreze, më rendësi të jashtëzakonshme për njohën e kulturës dardane të bronzit të vonë sikurse edhe për kulturën mesjetare shqiptare .

Vendbanimi ishte ngritur mbi një kodër më pozitë të mirë strategjike në toponimin Kërshi i Halitajve. Kërkimet arkeologjike të cilat i kreu Instituti Arkeologjik i Kosovës me 2005 dhe Instituti i Monumenteve dhe Muzeu Rajonal i Prishtinës në vitet 2007 – 2010 nën udhëheqjen e autorit të këtij shkrimi, ndërsa u financuan nga Komuna e Fushë – Kosovës, dëshmuan që fjala është për një vendbanim shumështresor dhe për një varrezë mesjetare.

Vendbanimi kishte nisur të banohej në periudhën dardane të bronzit të vonë (shek. XIV – XI para Krishtit), në antikitetin e vonë të (shek. IV – VI pas Krishtin) dhe në përudhen mesjetare të shek. IX – XIV. Siç duket kulmin e zhvillimit e arrin gjatë periudhës mesjetare. Kjo dëshmohet nga enët e qeramikës, të cilat janë alfa dhe omega e identitetit të një kulture. Nga enët e qeramikës mbizotërojnë vorbat dhe tasat, të cilat kanë një shtrirje të gjere gjeografike, sikurse në Shqipëri, Kosovë, Greqi, Mal të zi dhe Maqedoni veriperëndimore.

Tejet më rendësi është zbulimi i varrezës, e cila shtrihej në afërsi të vendbanimit. Deri me tani janë zbuluar 30 varre të ritit të krishterë, me vendosje të kufomave në shpinë, në gropa dheu, duar të kryqëzuara mbi stomak, këmbë të shtrira, njërin krah të fiksuar në mes të trupit, ndërsa tjetrin mbi kraharor, me kokë të kthyer nga ana e djathtë. Në varre u gjeten kryesisht stoli, unaza nga bronzi, byzylykë nga teli i përdredhur dhe rruaza nga brumi i qelqit.

Veçohen unazat e këtyre tipave: unaza me fushë vezake të zbukuruara më pikëzime, unaza më fushë gjethe tërfili, të zbukuruara më motive të pikëzimit dhe të vijëzimeve paralele poshtë fushës, dhe unaza më motive të thjeshta zbukurimi më fushë të ngritur në formë koni dhe disa të ngritura në formë kryqi. Unike është një unazë argjendi më fushë rrethore, rrethi i së cilës është zbukuruar me pikëzime, qendra me dy engjëj më krahë, të cilët e mbajnë një kryq, ndërsa rrethi i unazës me motive linjash harkore.

Sipas mënyrës së varrimit, zakoneve mortore dhe stolive, varreza i takon kulturës së hershme mesjetare shqiptare të krishterë, të shekujve IX – XI. Kjo kulturë përfshinte Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë veriperëndimore, një pjesë të Malit të Zi deri në Mlijetë, dhe një pjesë të Greqisë së sotme deri në Amfionë. Kulturës së njëjtë mesjetare shqiptare i takojnë edhe shtresat e vendbanimit mesjetar.

Stoli të Grabocit të Poshtëm (foto dhe dizajni: Dukagjin Mehmetaj) /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

7 hours ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

8 hours ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

8 hours ago

Droni sa një insekt, Kina sjell zbulimin që sfidon syrin njerëzor

Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…

9 hours ago

18 Mars 1908 — Beteja e Mashkullores

Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…

9 hours ago

Nata e fundit e Ismail Qemalit: “I hodhën helm në kafe…”

  Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…

14 hours ago