Një studim i dhëmbëve të 106 individëve të varrosur në lokalitetin arkeologjik Castellón Alto (Granada, Spanjë) ka zbuluar se gratë i përdornin dhëmbët e përparmë si mjet për të bërë fije e kordha.
Ndërmjet viteve 2200 dhe 1550 para erës sonë, kultura e El Argarit u zhvillua në juglindje të Siujdhesës së Iberisë. Dihet mirëfilli se kjo ishte shoqëri komplekse që praktikonte diferencimin shoqëror të mbështetur në gjini, moshë e specializim në detyra të tilla si zejet – që nënkupton punën me qeramika, tekstile e metale. Kjo njohuri është riafirmuar nga një studim i ri i botuar së fundmi në “Journal of Archeological Science”
Ky studimi ka gjetur se dhëmbët e përparmë të grave përdoreshin për të bërë fije e kordha për prodhimin e tekstileve dhe shportave. Përveç kësaj, studimi ka treguar se gratë e mësonin zejen qysh në adoleshencë dhe vazhdonin punën gjatë gjithë jetës, ashtu që dhëmbët e grave më në moshë kanë më së shumti dëmtime. Diçka e tillë nuk është hasur në dhëmbët e burrave.
Zbulimi tjetër i studimit është dëshmia që, në fund të epokës së bronzit, që i bie 4000 vjet më parë, kishte një ndarje të dyfishtë të punës: një grup i vogël njerëzish u dedikoheshin zejeve në bërjen e fijeve (baza e prodhimit të tekstileve), dhe ky grup përbëhej ekskluzivisht prej femrave që përdornin dhëmbët e tyre si vegla.
Po ashtu, marrë parasysh faktin se kjo dukuri është identifikuar në mbetjet e individëve në mosha të ndryshme, mund të merret me mend se ky specializim fillonte në adoleshencë dhe gratë vazhdonin ta performonin këtë detyrë gjatë jetës së tyre./Koha/InforCulture.info
Nxehtësia e verës mund ta thajë tokën dhe t’i dobësojë bimët brenda pak ditësh. Megjithatë,…
Nga: Erald Kapri “Herët në mëngjes, u gjenda në kuvertë, pasi s’kisha vënë gjumë në…
Figura e Jack Sparrow, personazhit karizmatik nga seria e filmave Pirates of the Caribbean, ka…
Për një kohë të gjatë është njohur për përfitimet shëndetësore që ofron, madje edhe…
Oreksi ikën për arsye nga më të ndryshmet siç mund të jenë sëmundjet…
A e dini se kanceri i mushkërive është një nga llojet më të zakonshme…