<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Kalaja e Skënderbeut, përmes së cilës heroi ynë kombëtar shkurtonte daljen në Adriatik(Foto)

Kalaja e Rodonit u ndërtua nga Skënderbeu rreth viteve 1451-1452, ndërkohë që punime plotësuese në të u bënë edhe në vitin 1463, kur Skënderbeu solli disa mjeshtër raguzianë të ndërtimit- Kalaja ka qenë shumë më e madhe, por gërryerjet e detit përgjatë shekujve kanë bërë që disa mure dhe objekte të saj të kenë përfunduar në det

Përgatiti : Rexhep Rifati

Kalaja e Skënderbeut, ndodhet në Kepin e Rodonit, një rrip toke në formë gadishulli që futet në brendësi të detit Adriatik në Shqipërinë e Mesme. Ai shtrihet në formë trekëndëshi midis gjirit të Rodonit në veri dhe atij të Lalzit në jug. Kepi i Rodonit është kepi më i madh në vendin tonë, i cili mbyll nga ana e jugut gjirin e Drinit. Paralel me bregun e tij shtrihen kodra argjilore, të cilat dallohen nga format e rrumbullakëta që e rrethojnë krejt kepin.

Princi Karl Topia dëshironte ta kthente këtë vend në një kantier detar, ndërsa heroi ynë kombëtar Skënderbeu duke synuar të kishte një dalje të afërt në det ngriti këtu një kështjellë, shkruan portali Monuments of Albania, me të cilin portali ynë ka një bashkëpunim të ndërsjellët.
Kjo kala filloi të ngrihej mbas rrethimit të parë të Krujës në vitin 1450 dhe mendohet se përfundoi rreth vitit 1452. Muri i kështjellës së Rodonit arrinte në një gjatësi prej 400 metrash dhe në kulmet e saj kishte kulla të rrumbullakëta.

Në vitin 1500 kalaja u push tua nga Venediku.

“Si rezultat i veprimtarive gërryese të ujërave të detit një pjesë e mureve janë zhytur nën ujërat e Adriatikut. Sipas televizionit shqiptar “Report TV” kjo kala, përpos se i është nënshtruar shkatërrimit natyror, ai tashmë ndodhet jashtë çdo përkujdesjeje institucionale shtetërore.
Kalaja e Skënderbeut në Kepin e Rodonit ka qenë shumë më e madhe, por për shkak të gërryerjeve të detit për shekuj me radhë pjesë e mureve dhe disa nga objektet e saj kanë përfunduar në det

Kjo kala e ngritur në Kepin e Rodonit, paraqet një nga objektet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare, por që fatkeqësisht po shkon drejt degradimit.

Kalaja e Skënderbeut në Kepin e Rodonit ka qenë shumë më e madhe, por për shkak të gërryerjeve të detit për shekuj me radhë pjesë e mureve dhe disa nga objektet e saj kanë përfunduar në det. Gjithashtu “Raport TV”, rapërtonte pak vite më parë, se : “në Kalanë e Skënderbeut nuk është bërë asnjë lloj investimi. Mungojnë restaurimet e pjesëve të dëmtuara dhe punimet mbrojtëse nga erozioni i detit”.

“Edhe pse ka degraduar në këtë gjendje, bukuritë mahnitëse te Kepit të Rodonit dhe ky objekt historik me aq sa ka mbetur, po tërheq çdo ditë e më shumë turistë nga vende të ndryshme të botës. Por edhe atyre iu duhet të mundohen për të mbërritur deri këtu. Nuk ka rrugë të rregulluara. Për të arritur në Kalanë e Skënderbeut duhet të kalosh për 30 minuta në këmbë përmes një xhungle të vërtetë”, shkruante “Raport TV”./prointegra.ch

postbck postbck

Recent Posts

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë duhet të pini në ditë?

    Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…

3 days ago

Disa metoda për të parandaluar ftohjen

    Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…

3 days ago

Këto ushqime nuk duhet t’i hani kurrë me stomak bosh

    Të gjithëve na ka ndodhur të gjejmë një situatë ku jemi zgjuar ose…

3 days ago

Pesë gabime të zakonshme që mund t’i mbushin muret me myk gjatë dimrit

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

3 days ago

Dëshironi ta lini duhanin? Ja disa hapa që mund t’ju ndihmojnë

    Lënia e duhanit mund të jetë sfiduese, por me një plan të qartë,…

3 days ago

Kura me gjethe ulliri që ndihmon në trajtimin e hipertensionit

    Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në…

4 days ago