Kulla e vjetër është ende sot në Boletin, fshatin në veri të Kosovës. Ndërsa heroi, nuk e kurseu veten për lirinë e atdheut e tokën e të parëve, pasardhësit e tij krenohen me veprën, historinë, por edhe dëshmitë që vijnë nga ajo kohë.
Gazmend Boletini, nipi i “Isës së shqiptarëve”, ka ekspozuar këtë përvjetor pavarësie, flamurin origjinal me të cilin, luftoi Isa Boletini dhe xhamadanin që ka veshur luftëtari dhe burri fisnik.
“Xhamadanin e punuar nëna e Isait, mund të jetë afro një shekull. Ka qenë xhamadan vere, se ne vijmë nga zona e Shalës dhe e ka mbajtur në krahë. Shenjat janë të besimeve ilire, si për shembull, gjarpri.
Ky është flamuri personal i Isa Boletinit, që e ngriti më 30 qershor në 1912: ka shpallur këtë zonë të lirë dhe ka formuar bazë ushtarake, kështu filloi kryengritja e përgjithshme.
Më 12 gusht 1912, ka hyrë në Shkup, vilajetin e Kosovës. Por, për herë të parë e ka përdorur më 1910, në Kuvendin e Isniqit’ – rrëfeu ai.
Gazmend Boletini, rrëfen edhe një detaj interesant për shqiponjën e flamurit.
“Isa fliste, ai (rrobaqepësi) punonte dhe kur e kanë pyetur, pse me krahët poshtë (shqiponja) – sepse, akoma nuk i kemi çliruar trojet shqiptare”- ka thënë, Isa Boletini. /Konica.al /InforCulture.info
Kroasanët, bagetat dhe madje edhe drithërat e mëngjesit mund të ekspozojnë miliona njerëz ndaj…
Ekspertët shpjegojnë pse parandalimi kërkon më shumë se një këshill të thjeshtë “Pini…
Një ide mjaft e pazakontë vjen nga Holanda, ku një prodhues akulloresh ka krijuar…
Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…
Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…
Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…