<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Çfarë i ndodhë trupit kur rritet tensioni i gjakut

Hipertensioni, apo presioni i lartë i gjakut, ndodh kur gjaku qarkullon në kapilarë me forcë më të lartë se ajo që konsiderohet e shëndetshme. Kur tensioni është i lartë, mund të dëmtojë muret e arterieve dhe venave të trupit.

Një dukuri e tillë kur zgjatet në kohë, mund të shkaktojë komplikime të rrezikshme nëse lihet pa trajtuar. Tensioni i lartë i gjakut nuk ka simptoma ekzakte paralajmëruese. Prandaj AgroWeb.org këshillon një kontroll të përhershëm të tensionit, kështu do të jeni të përgatitur.

Dëmet që shkakton tensioni i lartë janë të shumta duke filluar nga shëndeti i kockave e deri tek sistemi i frymëmarrjes.

Sistemi i qarkullimit të gjakut
Edhe pse dëmi që tensioni i lartë shkakton fillon si diçka e vogël, sa më shumë qëndron i pakuruar, aq më shumë rrezikon organizmin. Duke qenë se lidhet direkt me qarkullimin e gjakut, dëmi i parë shkaktohet pikërisht tek muret e enëve të gjakut. Në kapilarë, arterie dhe vena krijohen çarje të vogla si pasojë e presionit të lartë të gjakut që lëviz në to. Tek këto çarje grumbullohen molekuka të kolesterolit duke shkaktuar ngushtim e deri në bllokim të tyre.

Nëse diçka e tillë ndodh, furnizimi i gjakut nuk është në kapacitetin maksimal të tij, dhe dëmton organin tek i cili duhet të çonte gjak. Nga ana tjetër kur enët e gjakut janë të bllokuara, zemra duhet të punojë më shumë gjë që çon në zmadhim të ventrikulave. Si pasojë mund të shkaktohet dhimbje kraharori apo në rastet më të rënda dhe atak në zemër.

Sistemi nervor
Sipas ekspertëve, të cilëve u referohet AgroWeb.org një furnizim jo i mirë i trurit me gjak shkakton probleme me kujtesën dhe formimin e mendimeve. E njëjta gjë që u ndodh arterieve dhe venave të zemrës i ndodh dhe atyre të trurit. Nëse enët e gjakut në tru bllokohen, mund të shkaktohet ishemia. Ndërsa nëse pjesë të trurit nuk ka mjaftueshëm oksigjen, qelizat e tij fillojnë dhe vdesin.

Skeleti i trupit
Tensioni i lartë i gjakut shkakton edhe humbje të dëndësisë së kockave, ose siç njihet ndryshe si osteoporoza. Sipas të dhënave të AgroWeb.org tensioni i lartë i gjakut rrit nivelet e kalciumit që trupi nxjerr jashtë. Duke mos i lënë kohë qelizave kockore të përthithin sasinë që u duhet për t’u rigjeneruar.

Sistemi i frymëmëarrjes
Njësoj si truri dhe zemra, arteriet që ndodhen në mushkëri mund të dëmtohen dhe të bllokohen. Kur arteriet që furnizojnë mushkëritë me gjak bllokohen, kërkojnë një ndërhyrje të menjëhershme. Pasi mund të shkaktojnë zmadhim të mureve të arterieve dhe dëmtim të elasticitetit të tyre.

Sistemi urinar
Veshkat ndihmojnë trupin të largojë lëndët e dëmshme nga gjaku, rregullojnë volumin e gjakut dhe presionin e tij. Por që të kryejnë këtë funksion, ato duhet që të kenë enë gjaku të shëndetshme. Tensioni i lartë i gjakut dëmton si enët e gjakut jashtë veshkave por dhe kapilarët brenda tyre.

Nëse diçka e tillë ndodh në hapësirë kohe të madhe, dëmi nuk i lejon veshkat të funksionojnë siç duhet. Rastet më të rënda të këtyre rasteve janë dëmtime aq të rënda të këtij organi, sa transplanti është zgjidhja e vetme. Hipertensioni shkakton dëme me një ritëm të ngadaltë dhe pothuaj të fshehur për një kohë të gjatë.

Prandaj është e nevojshme një dietë ushqimore e shëndetshme më sa më pak ushqime me sheqer apo kripë si dhe aktivitet fizik. Gjithashtu është e nevojshme matja e tensionit për të kontrolluar nivelet e tij dhe për t’i paraprirë simptomave të rënda.

postbck postbck

Recent Posts

“Mjekët zbulojnë çfarë ndodh me trupin tuaj kur pini një gotë ujë menjëherë pasi zgjoheni”

  Shumë njerëz e nisin ditën me kafe, por ekspertët e shëndetit thonë se një…

3 days ago

Mjekët tregojnë pse duhet të hani pjeshkë çdo ditë: Përfitimet që shumë njerëz nuk i dinë

  Pjeshkët, fruti i verës që sjell përfitime të shumta për shëndetin Pjeshkët janë ndër…

3 days ago

Shumë njerëz e bëjnë çdo ditë: Ky gabim në telefon mund t’ju rrezikojë llogaritë personale

Telefoni inteligjent është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë. Në të ruajmë fotografi, dokumente,…

3 days ago

Mjekët paralajmërojnë: Kjo është ora më e rrezikshme për të dalë në diell gjatë verës

  Temperaturat e larta dhe rrezatimi i fortë ultraviolet (UV) gjatë muajve të verës mund…

3 days ago

Këto janë ushqimet që po të dëmtojnë pa e kuptuar gjatë verës

Vera është stina kur ndryshojmë mënyrën e të ushqyerit: më shumë fruta, më shumë pije…

4 days ago

Cilët persona duhet të tregojnë kujdes me konsumimin e qershive?

Qershitë janë ndër frutat më të shijshme dhe më të pasura me antioksidantë, vitamina dhe…

4 days ago