Idea e të ushqyerit shëndetshëm për disa njerëz nënkupton se duhet të heqin dorë nga shija.
Kjo nuk është e vërtetë, sidomos në rastin e frutave të mëposhtme, që janë shembulli ideal i shijes dhe shëndetit.
Ato duhet të jenë pjesë e regjimit tuaj ushqimor për të parandaluar një sërë sëmundjesh dhe për të ofruar një jetë të shëndetshme.
Mango njihet si Mbreti i Frutave dhe jo pa arsye. Ai parandalon kancerin, përmirëson shikimin dhe ul kolesterolin. Ky frut përmban fruktozë dhe glukozë, ndaj mos e teproni gjithësesi.
Portokalli
Kjo agrume e shijshme është e pasur me vitaminë C por edhe fibër. Fibra është e domosdoshme për të shmangur konstipacionin.
Nëse dëshironi të mbani mjekun larg atëherë konsumoni mollë rregullisht. Molla zbut rrezikun e diabetit, ul kolesterolin, pastron mëlçinë dhe forcon imunitetin.
Shega është një thesar i mirëfilltë antioksidantësh, vitamine C dhe vlera të tjera anti-inflamatore.
Ky frut i lëngshëm është shumë i mirë për të hidratuar organizmin. Për më tepër, shalqini e mban trupin të freskët.
Bananja ka nivele të larta të kaliumit që u bën mirë veshkave dhe kockave.
Bananja është një burim i shkëlqyer energjie.
Luleshtrydhet janë të jashtëzakonshme për imunitetin dhe kundër artritit. Ato janë të pasura me vitamina dhe antioksidantëve.
Rrushi përmban pak kalori dhe është një frut i shëndetshëm për rënien në peshë. Rrushi është fruti i preferuar për njerëzit që vuajnë nga diabeti, sepse janë të ëmbël por nuk e rrisin nivelin e sheqerit. Kjo përzgjedhje frutash është e mirë jo vetëm për shijet fantastike por edhe për vlerat e mëdha shëndetsore./Agroweb.
Viti 1816 ka hyrë në histori si “Viti pa Verë”, një nga anomalitë klimatike…
Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme për funksionimin e duhur të…
] Mollët dhe dardhat janë fruta të pasura me vlera ushqyese dhe mund të jenë…
Historia shqiptare nuk është vetëm histori kryengritjesh, heronjsh dhe luftërash për liri. Ajo është edhe…
Mjekët paralajmërojnë se simptomat e para shpesh nuk janë dhimbjet e kokës, por…
Zgjimi gjatë natës është diçka që u ndodh shumë njerëzve, por kur përsëritet…