<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Familja patriotike e Mark Dedës në Berishë të Pukës

Mark Deda ishte kryefamiljari i kësaj familje i lindur më 1840. Ai ishte i martuar me Lenën e bija e Dedë Kolës, me të pati 3 djem, Ndocin, Mëhillin dhe Gjergjin. Marku qëndroi në mbrojtje të të drejtave shqiptare duke dalë kundër Reformës së Tanzimatit dhe pse pati presion nga Porta e Lartë. Ai qe përkrahës i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, gjithashtu në 1882-1885 Marku merr pjesë në kryengritjen për lirimin e krerëve të Lidhjes.

Me kalimin e viteve djemtë e Mark Dedës u rritën, djali i madh Ndoci krijoi dhe çetën e tij me luftëtarë shqiptarë. Ishte periudha kur Xhon Turqit kërkonin dorëzimin e armëve nga ana e shqiptarëve, dhe aty filloi dhe konflikti fizik me Ndoc Mark Dedës dhe osmanëve. Osmanët për kapjen e kryetarëve të çetave kapnin njerëz të ndryshëm i torturonin në mes të shesheve që të merrnin informacione nga populli por kjo strategji nuk doli e suksesshme, pas kësaj vendosën trupa ushtarake dhe agjentë në ndjekje të këtyre kryetar çetash. Ndoc Mark Deda me të vëllezërit Mëhillin dhe Gjergjin qëndronin nëpër male deri në natën e 5 dhjetorit të 1910 që u kthyen në shtëpi për të festuar Natën e Shënkollit sipas traditës. Por ata u spihunuan dhe forcat osmane rrethuan menjëherë kullën, ku ndodhej Mark Deda me të tre djemtë Ndocin, Mëhillin dhe Gjergjin, ata vendosën të luftojnë dhe mos të dorëzohen. Forcat osmane nisën të qëllonin kullën, por Ndoci arriti të dilte jashtë kullës dhe të hapte front të ri duke sulmuar nga pema e manit që ndodhej në oborrin e kullës, ajo u dëmtua por gjysma e pemës është ende sot dhe njihet si “Mani i Ndoc Mark Dedës”. Këta 4 luftëtarë arritën ti rezistonin forcave osmane deri sa i erdhën në ndihmë dhe luftëtarë të zonës të cilët dëgjuan krismat e armëve.

Mark Deda ra dëshmor në këtë betejë ndërsa 3 djemtë e tij thjesht u plagosën, forcat osmane nisën tërheqjen duke u ndjekur nga luftëtarët shqiptarë deri te vendi që quhet “Lisi i Lekës”. Pas kësaj 3 djemtë e Markut vazhduan të fshihen në male e shpella duke bërë herë pas here sulme kundër forcave osmane dhe atyre serbe.

Ata u spihunuan nga një shqiptar dhe përsëri u rrethuan por kësaj here nga forcat serbe, Mëhilli mbeti i vdekur në vend, Ndoci u largua i plagosur ndërsa Gjergji u largua pa asnjë plagë, kur arritën në shpellë Ndoci vdiq nga plagët e mara. Gjergj Mark Deda për hakmarrje shkoi në Shosh dhe vrau të birin e personit që i spiunoi ata tek forcat serbe. Gjergji vazhdoi betejat e tij deri sa ndërroi jetë në 1936. /Traditat, Instagram /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Pas 114 vitesh, dizajnet origjinale të Titanikut do të bëhen publike për herë të parë

Kur Titaniku u nis në udhëtimin e tij të parë fatkeq në prill të vitit…

3 hours ago

Migrimet dhe shkatërrimi demografik i Bihorit (1912–1990)

Nga: Ismet Azizi Proceset demografike në rajonin e Bihorit gjatë shekullit XX nuk mund të kuptohen…

3 hours ago

Marin Beçikemi: Ambasadori i humanizmit shkodran në zemër të Europës së Rilindjes

Nga rrënojat e rrethimit të Shkodrës në katedrat e Venedikut dhe Padovës, rrugëtimi i dijetarit…

4 hours ago

Kjo është shenja e parë që ju duhen dritare të reja: Kostot e fshehura po rriten pa e kuptuar

Mjegullimi dhe lagështia në xhama nuk janë gjithmonë normale – ato mund të tregojnë probleme…

1 day ago

Kryengritja e Ilindenit sipas Jusuf Buxhovit

KRYENGRITJA E ILINDENIT SIPAS JUSUF BUXHOVIT Nga Fatmir Sulejmani Në kapitullin e gjashtë të pjesës…

1 day ago