Në fshatin “Hysaj” në Gruemirë të Malësisë së Madhe ndodhen rrënojat e një kishe 600-vjeçare.
Ndërtesat e mbetura dhe oborri përfshijnë një sipërfaqe prej rreth 3 mijë metra katrorë. Prej disa vitesh kjo kishë është kthyer në një vend të shenjtë.
Banorët e zonës tregojnë se njerëz nga zona të ndryshme të Shkodrës kryejnë peligrinazh në rrënojat e këtij objekti të hershëm.
Ndërkohë, specialistë të Drejtorisë së Monumenteve të Kulturës në qytetin verior pohojnë se ky objekt duhet të bëhet pjesë e trashëgimisë kulturore të zonës, pasi aty ruhen elemente të kulturës së hershme kristiane.
Në dokumentet e mesjetës njihet me emrin Kisha e Shnjonit , ndërsa në popull shqiptohet Kisha e Shnjinit.Ajo kufizohet nga fshatrat Rafsh, Kullaj e Hysaj . E veçanta e saj qëndron dhe në faktin se gjatë gjithë këtyre viteve , përfshirë dhe kohën e diktaturës kur objektet e kultit u shkatërruan , ajo mbijetpoi, ndërsa e gjithë popullsia rreth e rrotull saj është e besimit mysliman. Dhe pse kisha është nj objekt kulti tipik i krishterë , myslimanët e kanë ruajtur atë me fanatizëm sikur të ishte objekt i besimit të tyre fetar. Sot këtij objekti madhështor të dikurshëm i ka mbetur në këmbë vetëm një pjesë, ajo e kombanjelit si dhe disa gjurmë varresh.
Sapo kalon përroin e Gruemirës të zë syri gërmadhat e një kishe të vjetër, e cila ndodhet jo shumë larg xhamisë së fshatit. Këmbanorja dhe një pjesë e murit tregojnë vjetërsinë e saj. Një familje muslimane është kujdesur për ruajtjen e këtij objekti të vjetër. Për kishën e Gruemirës është kujdesur dhe Arqipeshkvia e Shkodrës, e cila ka bërë disa punime, si nxjerrjen e themeleve, sheshimin e vendit, rrethimin dhe vendosjen e një porte në vendin e lutjeve. Krahas punimeve, specialistë shkodranë të Monumenteve të Kulturës kanë bërë studimin e saj. Sipas specialistëve, një pjesë e themeleve të kishës ka elemente të pikturave murale që mendohen se i përkasin kohës së bizantit. Aty janë gjetur dhe disa kolona dhe elemente dekorative, të cilat hapin diskutime në fushën e arkeologjisë. Në kolona ka gurë të rëndë palokristianë, që mendohet të jenë sjellë nga vende të tjera. Gjithashtu, në kolona ka elemente dekorative romake. Specialitët mendojnë se kjo ndërtesë ka shërbyer si manastir.
Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…
Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…
Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…
Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…