Qeskat poshtë syve dhe rrathët e zinj duken ndonjëherë kaq të pamundura për t’u hequr. Duke filluar që nga mosha 25-vjeçare prodhimi i kolagjenit ulet dhe elasticiteti I lëkurës suaj bie duke i bërë rrathët e syve dhe më të dukshëm. Pavarësisht se ne mendojmë që zgjidhja e vetme e problemit është aplikimi i kremit të syve, ka dhe plot mënyra të tjera që mund të na ndihmojnë për zhdukjen e rrathëve të zinj.
Përmirëso dietën tënde! Ushqimet me kripe ndikojnë në përkeqësimin e pamjes së qeskave ndërsa ushqimet me vitaminë A dhe C ndihmojnë në prodhimin e kolagjenit si për shembull karotat, specat, ananasi etj.
Shmange alkoolin!
Pusho. Të bërit një sy gjumë ndikon në zvogëlimin e stresit dhe në përmirësimin e pamjes suaj.
Qëndro e hidratuar! Të jesh mjaftueshëm e hidratuar ndihmon në qarkullim dhe ul fryrjen poshtë syve.
Apliko krem plazhi!
Qeskat e syve mund të shkaktohen dhe nga dielli. Shpesh njerëzit kur aplikojnë krem dielli e shmangin zonën poshtë syve duke harruar që shkaktari kryesor i plakjes së lëkurës dhe armik I kolagjenit është dielli.
Kujdesu të heqësh makeup-in. Ndonjëherë make up-i ngec nëpër cepat e syve duke shkaktuar fryrje. Prandaj është kaq e rëndësishme të pastroni sytë tuaj në mënyrë të kujdesshme çdo nate. Por ndërkohë që hiqni make up-in nuk duhet të aplikoni forcë pasi zona poshtë syve është shumë delikate.
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…
Të gjithëve na ka ndodhur të gjejmë një situatë ku jemi zgjuar ose…
Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…
Lënia e duhanit mund të jetë sfiduese, por me një plan të qartë,…
Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në…