“PËR BURRAT E SHQUAR GJITHË DHEU ËSHTË VARR”
Gabriel Faerni ishte illuminist italian që lindi në Kremona. Botoi në latinisht e italisht si sonet “Filipiket” e Ciceronit dhe “Komeditë ” e Terencit.
I frymëzuar nga vargjet e Pal Jovit që përshkruan hapjen e varrit të Skënderbeut, Gabriel Faerni në lirikat e tij mbresë lë me ton vajtimor por optimist nëpërmjet thënies së Perikliut të Athinë se “Për burrat e shquar gjithë dheu është varr”, nënkupton ai s’ka varr por u takon popujve.
“Në varrin tënd, o Gjergj, u mbyll
Shkatërrimi i turqve dhe mbrojtja e Epirit
Dhe eshtrat e tua, pa asnjë kundërshtim,
Në shumë vende u hodhën dhe u shpërndanë.
Gjymtyrët që duhej të preheshin në qetësi
E të mos ndjenin më fyerje nga armiku,
-Kaq shumë zhurmë u ndez lavdia e emrit tënd
Në një mijë pjesë u thyen e u përzien.
Se kur e le ti botën, bashkë me jetën,
Trupin armiqtë ta grinë e ta ndanë ,
Guxim prej tij të merrnin ata deshën.
Dhe trimëria, që fiton varrin t’u jepet
Të tjerë ve, ty ta hoqi, por vetë ajo pastaj
Nga po ata armiq nderim e famë dha.” /konica.al /InforCulture.info
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat,…
Pozicioni i kokës gjatë gjumit mund të ndikojë më shumë sesa mendoni në shëndetin…
Shpimi i veshëve tek foshnjat mbetet një temë e debatueshme për shumë prindër. Ja…
Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë! Nga Lira Gjika Mbylle gojën Kjo…
Historiani Pëllumb Xhufi, i ftuar në Dritare TV, theksoi se Himara është një…
Pas vendimit për të mos u dorëzuar, ushtarët italianë në Shqipëri nuk mbetën të…