<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Ja zbulimet më të mëdha shkencore në historinë e njerëzimit

Këto janë zbulimet shkencore, që na kanë bërë ta shohim botën ashtu si e shohim sot

PENICILINA
Nëse shkencëtari skocez, Aleksandër Fleming nuk do të kishte zbuluar penicilinën, antibiotikun e parë në 1928, ndoshta ende do të vdisnim nga gjëra si ulçëra e stomakut, absesi i dhëmbëve, bajamet, infeksionet, leptospiroza etj.

ORA MEKANIKE
Ka debat mbi atë se çfarë ishte ora e parë mekanike, por zakonisht konsiderohet ora e krijuar nga matematicieni dhe murgu kinez, I-Hsing në vitin 723. Ky zbulim na lejoi të kuantifikojmë kohën.

HELIOCENTRIZMI I KOPERNIKUT
Në vitin 1543, në shtratin e vdekjes, astronomi polak Nikolla Koperniku botoi teorinë e tij, se Dielli është në qendër të sistemit diellor dhe planetët rrotullohen përreth tij. Para kësaj, astronomët besonin se Toka ishte në qendër të Universit.

QARKULLIMI I GJAKUT
Një prej zbulimeve më të rëndësishme në mjekësi, zbulimi i qarkullimit të gjakut i njihet si meritë anglezit Uilliam Harvej. Në 1628, ishte i pari që përshkroi të plotë sistemin e qarkullimit, si dhe rëndësinë e pompimit të gjakut në tru dhe zemër.

GRAVITETI
Eshtë histori e përsëritur shpesh. Isak Njutoni, matematicieni dhe fizikani i famshëm anglez, zbuloi gravitetin pasi një mollë i ra në kokë në 1664. Zbulimi i tij shpjegoi përse gjërat bien poshtë dhe pse planetet rrotullohen rreth Diellit.

MOTORRI ME AVULL
Pranohet gjerësisht se qytetërimi modern u farkëtua në fabrikat e revolucionit industrial, që mbështeteshin në motorrin me avull. Nuk ishte aq shumë një shpikje, se sa një zhvillim për më shumë se 100 vjet nga 3 shpikës britanikë: Tomas Sejvëri, Tomas Njukamën dhe Xhejms Vat.

KONDICIONERI
Sistemet primitive të kondicionimit kanë ekzistuar që në kohët e lashta, por vetëm në vitin 1902, njësia e parë elektrike e kondicionimit të ajrët u shpik nga një inxhinier i ri me merin Uillis Kerriër, në Bufalo, Nju Jork.

ELEKTRICITETI
Zbulimi i elektricitetit, që ndryshoi jetën mbi botë, i njihet shkencëtarit anglez Majkëll Faradej. Zbulimet e tij përfshijnë parimet ku mbështetet induksioni elektromagnetik, diamagnetizmi dhe elektroliza. Eksperimentet e Faradejit krijuan edhe gjeneratorin e parë.

ADN
Shumë njerëz besojnë se biologu amerikan Xhejms Uatson dhe mjeku anglez, Frensis Krik, zbuluan ADN-në në vitet 1950, por në fakt ajo u identifikua në 1860 nga kimisti zviceran, Fridrih Misher. Më pas u kryen shumë studime, se si organizmat i trashëgojnë gjenet.

ANESTEZIA
Forma primitive të anestezisë, si opiumi dhe alkooli janë përdorur që në vitin 70, por vetëm në 1847 kirurgu amerikan, Henri Bigëlou caktoi eterin dhe kloroformin si anestetikët e parë të përgjithshëm, duke i bërë të përballueshme operacionet e dhimbshme.

TEORIA E RELATIVITETIT
Me Teorinë e tij të Relativitetit, Albert Ajnshtajni transformoi fizikën teorike dhe astronominë, gjatë shekullit 20, duke lënë pas teorinë 200-vjeçare të mekanikës të krijuar nga Njutoni. Kjo teori u bë themeli i shkencës moderne.

TELEGRAFI
Që në fillim të vitit 1753, shumë eksperimentues punuan me aplikimin e energjisë elektrike për komunikimet në distancë, por vetëm në 1835, Zhozef Henri dhe Eduard Dejvi shpikën përcjellësin kritik që i ndihmoi të krijojnë telegrafin e parë pas 2 vitesh.

TABELA PERIODIKE
Në vitin 1869, kimisti rus Dmitri Mendelejev vërejti se, kur renditen sipas peshës atomike, elementet kimike formojnë grupe me cilësi të ngjashme. Ai krijoi kështu të parën tabelë periodike, një prej zbulimeve më të rëndësishme në kimi.

REZONANCA MAGNETIKE BERTHAMORE
Tashmë e përdorur si një mjet shumë efiçient dhe i saktë diagnostikues në mjekësi, rezonanca manjetike u shpik fillimisht nga mjeku amerikan Isidor Rabi, në vitin 1938. Ai mori Çmimin Nobel ne Fizikë për këtë zbulim, në vitin 1944.

LETRA
Ndonëse në botën e Mesdheut dhe Amerikën parakolumbiane ekzistonin pararendës si papiruset, këto materiale nuk janë letër e vërtetë. Procesi i parë i bërjes së letrës u dokumentua në Kinë gjatë periudhës së Hanëve Lindorë.

TEORIA E EVOLUCIONIT
I frymëzuar nga vëzhgimet e tij, Çarls Darvin nisi të zhvillojë atë që më vonë do të njihej si teoria e evolucionit përmes përzgjedhjes natyrore – mekanizmi kyç i evolucionit.

VAKSINA E POLIOMELITIT
Në 26 mars 1953, amerikani Jonas Salk shpalli se kishte testuar me sukses një vaksinë kundër poliomelitit. Në 1952, një vit epidemik për poliomelitin, pati 58 mijë raste të reja dhe më shumë se 3000 vdekje në SHBA.

PARMENDA
E shpikur në shekullin 18, parmenda ishte e para që jo vetëm gërmonte dheun, por edhe e përmbyste, duke mundësuar kultivimin në tokë të fortë. Pa të, bujqësia ashtu si e njohim nuk do të ekzistonte në Evropën veriore apo në Amerikë, përgatiti ”Bota.al”. (b.an)/InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Ja si ndikon pirja e ujit në tensionin e gjakut

Menaxhimi i tensionit të gjakut është thelbësor për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.…

18 hours ago

Edith Durham për traditat bar’bare serbe e malazeze: Gjahu për pr’erjen e kokave në Ballkan

Udhëpërshkruesja dhe shkrimtarja e njohur Edith Durham, në vitin 1923, në revistën “Man” që e…

19 hours ago

Kur Faik Konica i shkruante Princ Vidit më 1913..

Marrë nga profili i Ledjan Zeqollari Me 9 dhjetor 1913 Faik Konica i shkruante Princ…

19 hours ago

A e dini se kur duhet të zëvendësoni peshqirët tuaj?

Shumica prej nesh besojmë se peshqirët mund të zgjasin përgjithmonë, për sa kohë që nuk…

2 days ago

Këto zakone të përditshme po shkaktojnë aroma të pakëndshme në shtëpinë tuaj

Nëse po pyesni veten pse shtëpia juaj ka gjithmonë një lloj ere, kjo mund të…

2 days ago

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

Klorpirifosi po shkurton jetën e peshqve dhe ndikon në riprodhim Pesticidet dëmtojnë shumë peshqit. Në…

2 days ago