<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: Uncategorized

Fshati në Bullgari që flet shqip që nga viti 1636(Foto)

Është e pamundur të shkosh në një vend të Evropës, madje dhe të botës dhe të mos gjesh shqiptarë. Diku të vendosur rishtazi dhe diku me rrënje thellë në histori, duke krijuar edhe komunitetin e tyre.

I tillë është edhe Mandrica, një fshat në Bullgari, i cili është themeluar nga shqiptarët në vitin 1636.

Ditët e fundit ky fshat është vizituar nga Ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës, Donika Hoxha dhe Edon Cana.

Ata kanë takuar zonjat shqipfolëse të fshatit dhe bisedojnë në gjuhën shqipe.

Mandrica është një fshat në kufirin jugor të Bullgarisë pjesë e rrethit të Ivajlovgradit, provinca Haskovo. Është një nder të rrallët fshatra shqiptarë në Bullgari. Popullsia e këtij fshati në vitin 2006 ishte 75 banorë.

Mandrica është vendosur në bregun e djathtë të lumit Bella Reka në pikën më lindore të maleve Rodope 15 kilometra në jug të Ivajlovgradit dhe dy kilometra larg lumit Lluda Reka, i cili njëkohësisht formon vijën kufitare bullgaro-greke.

Historia e fshatit shqiptar

Fshati Mandricë u krijua më 1636 nga disa barinj ortodoksë shqiptarë që furnizonin ushtrinë otomane me produkte qumështi. Ata u lejuan të merrnin një copë tokë dhe të mos pagonin taksa. Pjesa më e madhe e shqiptarëve erdhën në shekullin XVIII nga rrethinat e Korçës dhe në shekullin XIX nga rajoni i Sulit që ndodhet në Greqinë e sotme. Banorët i ruajtën veshjet kombëtare suljote deri në shekullin e 19-të kur fustanella u zëvendësua nga pantallonat thrakiane, ndërsa veshjet e grave u ruajtën deri në kohën e emigrimit në masë në Greqi.

Në shekullin e 19-të Mandrica ishte një qytet i vogël shqiptarësh në kazanë e Dimotkës. Në vitin 1873 ishte një vendbanim me 250 shtëpi, me rreth 1080 banorë shqiptarë. Në 1908 burimet greke e quanin popullsinë prej 3500 banorësh si “grekë shqipfolës shumica e të cilëve fliste edhe greqisht”. Profesionet kryesore ishin rritja e mëndafshit, kultivimi i duhanit, artizanati dhe tregtia. Fshati kishte tre institucione arsimore greke: një shkollë për djem, një shkollë për vajza dhe një kopësht fëmijësh/Javanews

InForCulture

Recent Posts

A është e dëmshme kërcitja e gishtave?

Pothuajse të gjithëve na ka ndodhur të dëgjojmë të njëjtin paralajmërim që nga fëmijëria: “Mos…

9 hours ago

E keni pyetur ndonjëherë veten tuaj se përse njerëzit e suksesshem veshin të njëjtat rroba?!

    Nga Steve Jobs me golfin e zi dhe xhinset klasike, te Mark Zuckerberg…

14 hours ago

Prindër kujdes! Ja se sa duhet të peshojë çanta e shkollës së fëmijës tuaj…

    Një kufi i thjeshtë dhe disa shenja në trup tregojnë kur çanta është…

14 hours ago

Marramendja gjatë shtatzënisë/ Ja pse ndodh dhe si mund ta lehtësoni…

    Shtatzënia sjell ndryshime të shumta në trup, prandaj nënat në pritje shpesh hasin…

15 hours ago

Pija më e mirë e mëngjesit për shëndetin e zemrës

    Një zakon i thjeshtë në mëngjes mund të ndihmojë shëndetin e zemrës: pirja…

1 day ago

Çfarë duhet bërë kur fëmijët infektohen me fruth në çerdhe. Përgjigjet pediatrja!

    Mjekja pediatre Zerina Sheme ka ndarë në rrjetet sociale informacion në lidhje me…

1 day ago