<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Shenjat e para që jep trupi kur sheqeri në gjak është shumë i lartë

Trupi ka tendencën të tregojë menjëherë kur diçka nuk shkon siç duhet.I tillë është rasti i sheqerit në gjak.

Kur niveli i tij është shumë i lartë, simptomat janë të menjëhershme.Kemi të bëjmë me mjegullim të shikimit, ngadalësim të shërimit dhe uri të vazhdueshme.

Shkaktarët e sheqerit të lartë në gjak

Kur trupi është i sëmurë apo i goditur nga stresi, ai nis të prodhojë hormone, gjë që mund të nxisë rritjen e sheqerit në gjak.Shkaktarë të tjerë të nivelit të lartë të sheqerit në gjak janë:

Mungesa e insulinës apo medikamenteve të diabetit,

Ngrënia e tepruar e karbohidrateve,

Mungesa e aktivitetit fizik,

Sëmundjet, infeksionet, medikamentet e të tjerë.

Simptomat e sheqerit të lartë ë gjak

Sipas të dhënave të Agrowe kur nivelet e sheqerit në gjak janë tepër të larta, me kalimin e kohës ato shkaktojnë dëmtim të enëve të gjakut.Një gjë e tillë mund të nxisë edhe atakun në zemër, dëmtim të veshkave dhe humbje të shikimit.Problemet vazhdojnë më tej me probleme nervore, shëndet të ligë të lëkurës dhe infeksione.

Shenjat paralajmëruese të sheqerit në gjak janë:

Mpirje

Niveli i sheqerit në gjak shkakton mpirje të duarve dhe këmbëve. Kjo shkaktohet nga neuropatia diabetike, një komplikacion i sëmundjes.

Uria e vazhdueshme

Trupi ka nevojë për një sasi të caktuar të sheqerit në gjak, falë të cilit prodhon energji. Mungesa e kësaj sasie shkakton uri të vazhdueshme.

Urinim i tepruar

Niveli i sheqerit në gjak përfundon në veshka dhe në urinë që përthith më shumë lëngje dhe si rrjedhojë urinim të tepërt.

Etje e tepërt

Bashkë me urinimin e tepërt, niveli i lartë i sheqerit ka tendencën të shtojë etjen.

Rënie ose shtim i pashpjegueshëm në peshë

Kur qelizat nuk kanë glukozën e nevojshme, trupi djeg masë muskulare. Kjo shkakton një rënie ose shtim të pashpjegueshëm në peshë.

Shërim i ngadaltë

Niveli i lartë i sheqerit ne gjak mund të dëmtojë nervat. Nëse vëreni që lëndimet e lëkurës shërohen me vështirësi, atëherë është koha të kontrolloni nivelin e sheqerit në gjak.

Marramendje ose mjegullim të shikimit

Nëse të dyja këto ndodhin krejt papritur, atëherë është e udhës që mos t’i injoroni. Niveli i lartë i sheqerit në gjak mund të jetë një shkak i fshehur i këtyre dy simptomave.

postbck postbck

Recent Posts

A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin përmes rënies së topave?

Nga: Gazmend Arifi A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin…

10 hours ago

87 vjet më parë…Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa çnderimin…

87 vjet më parë...Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa…

10 hours ago

Trenat panoramikë më të bukur të Europës

Glacier Express njihet si “treni ekspres më i ngadalshëm në botë” Të udhëtosh me tren…

11 hours ago

Soda e bukës dhe barnat: Kombinimi që mund të bëhet i rrezikshëm pa e ditur

Përdoret shpesh për urthin dhe duket e padëmshme, por soda e bukës mund të ndërveprojë…

11 hours ago

Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” do të hapet ekspozita – Rrok Zojzi: Ekspedita etnografike

𝐑𝐫𝐨𝐤 𝐙𝐨𝐣𝐳𝐢: 𝐄𝐤𝐬𝐩𝐞𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞𝐭𝐧𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢𝐤𝐞 Kuruar nga Nebi Bardhoshi 📍Hapja e ekspozitës 🗓E premte, 10.04.2026, ora…

11 hours ago

Filmi malazez në gjuhën shqipe “Nderi”, kandidat zyrtar për Oscar

“Nderi”, filmi i suksesshëm malazez në gjuhën shqipe, vjen për herë të parë në Tiranë…

12 hours ago