<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Cilët ishin Karnët, ky fis ilir që ia zhdukën historinë

shkruan Fahri Xharra

Jo pse nuk më kish rënë ndërmend për fisin ilir të Karnëve, por shënimet për ta janë shumë të pakëta dhe më duhej të gjeja diçka të besueshme; aq të besueshme sa mos të hutohemi në lundrimin tonë nëpër brigjet lindore të Adriatikut ilir.

Të ju rikujtoj një gjë, kur tregtia e grekët me romakët zhvillohej nëpër Adriatik; ishte urdhër i shkruar që këtij deti  t’i ngjitej nga ana perëndimore e tij, sepse kjo lindorja ishte  me rryma dhe kundër rryma të mëdha detare, ndaj anijet e pasigurta e pësonin. Dhe, nëse ndonjë nga ato humbej dhe përpihej nga valët  e mëdha; arsyetimi ishte gati, na sulmuan piratët ilirë!

Por sidoqoftë, unë e morra rrugën e njëjtë sipas hartës së hartuar sipas John Wilkes-it “The Illyrians” (Created by Hxseek (2008) Sources: The Illyrians. John Wilkes. Blackwell Publishing. ISBN 0-631-19807-5 The Celts. A History. Daithi O Hogain. Boydell Press. ISBN 0-85115-923-0 Pannonia and Upper Moesia. A History of the Middle Danube Provinces of the Roman Empire. A Mocsy, S Frere).

Pra, nga albanët drejt e në veri tek Dokleatët, Daorsët, Narensët dhe u ndala për pushim tek Delmatët; pastaj i vizitova Liburnët, Ditionët, Japodët, Histritët për t’u takuar me Karnët e harruar. Ata ishin fqinj me Venetët. Po, të mëdhenj që ishim dhe e sundonim vetveten në tërë Mesdheun.

Karnët (gr. Καρνίοι) ishin një fis i Alpeve Lindore, të cilët jetonin në male në mes të Norikumit dhe Venetisë. Ishin fis iliro-kelt, disi të përzier me venetët. Sipërfaqja tokësore ku ata jetonin nuk dihet me saktësi, por Straboja i vendos nëpër male, ndërsa Ptolomeu i “jep” dy qytete afër brigjeve të Adriatikut. Eponime te tjera janë Carnia, Carniola and Carinthia.

Sa e varfër paraqitet historia e tyre duket, kur thuhet se gjoja ardhja e parë e Karnëve ishte në vitin 185 para Krishtit, atëherë kur një ushtri prej 50 000 burrash të armatosur, si dhe gra e fëmijë kishin marrë udhën e rrafshinave dhe aty diku e  ngritën qytetin Akyleja. Tmerr! Romakët pas ca kohësh i detyruan që ata me dhunë të ngjiten sërish në male.

Jeta duhej të zhvillohej aty ku kushtet lejonin, në rrafshinat e pëlleshme. Karnët e krijuan miqësi me Histritët, Lapidët dhe Tauriskët. Roma i frikohej këtij zgjerimi të fisit ilir të Karnëve dhe me 15 Nëntor 115 para Krishtit Karnët u nënshtruan, nga Legjionet e konsulit Marcus Aemilius Scaurus.

Pse dihet data e saktë e nënshtrimit të tyre dhe nuk dihet asgjë më herët për ta?

Perandoria Romake, megjithëse u ngrit nga ne e mbi ne, së bashku me ne tokat tona, e bëri zhdukjen e gati çdo shkrimi mbi të parët e tyre duke u munduar që të paraqiten krijuesit e parë të historisë.

Historia e jonë është shumë e shumë më e lashtë, por fatbardhësisht shpëtuam vetëm ne, që sot flasim shqip e që jemi trashëgimtarët e vërtetë e të parëve tanë.

Pra, këta ishin Karnët me një histori të zhbërë.

postbck postbck

Recent Posts

Çfarë ndodh me mëlçinë tuaj nëse hani hudhër çdo ditë?

    Me shumë gjasa e dini se ushqimi ndikon në shëndetin e të gjitha…

13 minutes ago

Keni kancer të zorrës së trashë? Ja çfarë duhet të hani gjatë trajtimit

    Gjatë trajtimit, organizmi ka nevojë për energji, proteina dhe lëndë ushqyese të mjaftueshme…

26 minutes ago

Pse ju vjen për të vjellë kur keni migrenë?

    Të përzierat janë një nga simptomat më të zakonshme të migrenës dhe mund…

57 minutes ago

Një gabim i thjeshtë në gjumë mund të dëmtojë zemrën tuaj

    Njerëzit që ekspozohen ndaj shumë dritës natën kanë më shumë gjasa të përjetojnë…

1 hour ago

Mënyrat natyrale për trajtimin e dhimbjes së sinuseve

    Infeksioni ose bllokimi i sinuseve mund të ketë një sërë arsyesh, të cilat…

2 hours ago

A ju shfaqen shpesh mavijosje në trup? Këto janë arsyet e mundshme pse ato ndodhin

    Mavijosjet janë të zakonshme dhe më shpesh ndodhin pas një goditjeje ose lëndimi…

2 hours ago