<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Vendimi i Xhovanit të Aragonës, Mbret i Siqelisë dërguar shqiptarëve që u vendosën në tokën Siqeliane

Pas vdekjes së Skënderbeut, kur tokat arbërore u pushtuan pothuajse krejtësisht nga Perandoria Osmane, shumë familje fisnike arbërore/shqiptare migruan në Siqeli, ku atje vazhduan jetën dhe veprimtarinë e tyre. InforCulture sjellë vendimin e Xhovanit të Aragonës, mbretit të Siqelisë që i’u dërgua familjve fisnike arbërore/shqiptare që atë kohë u vendosën në Siqeli.

Vendimi i Xhovanit të Aragonës, mbret i Siqelisë dhe ungj i mbretit Ferdinand të Napolit, dërguar shqiptarëve që u vendosën në tokën Siqeliane.

Ne, Xhovani, për hir të Zotit mbret I Aragonës, etj. Përmes letrave të të shumë përndriturit Mbret të Napolit, Ferdinandit, nipot tim, m’u rekomanduan Petrush Emanuel de Pravata, Zaharia Gropa, Petrush Gucia dhe Palush Manishi, fisnikë arbër dhe epirotas, (luftëtarë) trima kunder turqve, shumë të njohur dhe të të njëjtit gjak me të pathyeshimin Gjergj Kastrioti Skëderbeu, prijës i Arbërisë dhe princ i Epirit, gjithashtu, fisnikë të tjerë albanë, të cilët, duke kaluar nëpër mbretërinë tonë të Siqelisë bashkë me kolonë të tjerë, kërkojnë të zenë vend atje. Prandaj, Ne, duke qenë të bindur në besimin e tyre katolik, në integritetin e tyre, i clirojmë ata dhe të gjithë fisnkët arbër dhe epirotas, përsa ta kenë jetën, nga të gjitha taksat, detyrimet ose barrët e tjera në mbretërinë tonë, nga ato që janë dhe ato që mund të vihen, si të lartpërmendurit De Prava, Gropa, Gucia dhe Manisi, si edhe të tjerë, të cilët do të tregojnë fisnikrinë e tyre.

(Shkëputur nga Libri: Shqiptarët, Misioni i tyre Historik nga Vincenc Dorsa) /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet

    Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë dhe për shumë…

13 hours ago

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet

    Një kërkim i shpejtë në rrjetet sociale mjafton për të parë se uthulla e…

15 hours ago

Simptomat dhe shenjat e kancerit të gjirit

    Sa më herët të trajtohet kanceri i gjirit, aq më të mëdha janë…

16 hours ago

Shenjat se veshkat kanë nisur të dëmtohen

    Dy veshkat në trupin tuaj janë secila në madhësinë e grushtit dhe çdo…

17 hours ago

Pastrimi i plotë i zorrëve me ujë të njelmët: Të gjitha helmet dalin nga trupi brenda një ore

    Shumica e njerëzve vuajnë nga kapsllëku dhe ushqimi i pasur me fibra shpesh…

17 hours ago