Polemika satirike e Atë Gjergj Fishtës për Faik Konicën

“ANZAT E PARNASIT”

Që më herët, Konica.al ka botuar një artikull ku flitet për Kastriotin e fundit që pretendoi fronin e Shqipërisë. Emri i tij ishte Juan Pedro Aladro Kastriota, jetonte në Madrid të Spanjës dhe pretendonte për një lidhje të largët tijën me Gjergj Kastriotin, një lidhje jo e ligjshme, pasi vinte si fryt i marrëdhënieve jashtëmartesore.

Disa nga mbështetësit e tij ishin atdhetarë të njohur, ku, mes tyre, përmendim edhe Faik Konicën i cili i dha një hapësirë të konsiderueshme në revistën e tij “Albania” duke shkruar mbi historinë e jetës së tij dhe lidhjet e tij farefisnore me Gjergj Kastriotin.

Sipas gjasave, kjo hapësirë iu dha pasi Juan Kastriota ndihmoi financiarisht revistën në botimin e saj dhe në botimin e kalendarit të përvitshëm, pasi revista, çdo fundvit, bashkë me revistat e vitit që kishte kaluar, dërgonte edhe një kalendar me urimin e Vitit të Ri për ato që ishin të interesuar t’i blenin.

Përveç kësaj, ai reklamoi edhe një fotografi tijën në të cilën ai falenderohej dhe nderohej me titullin “I ndritshmi Gjin Kastrioti” e të tjerë.

Sipas një versioni të historisë, flamuri i ngritur në Vlorë në nëntorin e vitit 1912 nuk është punuar nga Marigoja, por i është dhuruar njërit prej firmëtarëve të pavarësisë nga vetë Juan Pedro Aladro Kastriota.

Njohja e tij në Shqipëri u bë kryesisht nëpërmjet revistës “Albania” ndonëse ajo nuk ishte e vetmja që e reklamonte figurën e tij. Kështu, mes intelektualëve shqiptarë, lindi debati nëse duhej që ai të vinte në Shqipëri apo jo. Jashtë këtij debati nuk mund të rrinte as Atë Gjergj Fishta, i cili shkruan një satirë të qartë me titull “Jaho Begu e Palokë Cuca” për Juan Kastriotin dhe një tjetër pretenduesi si pasardhës i Gjergj Kastriotit me emrin Gjikë.

Gjithashtu, në një pjesë (pjesën e fundit ndër pjesët e mëposhtme), Atë Fishta polemizon dhe ironizon edhe atdhetarët që e mbështetën Juan Kastriota, një ndër të cilët ishte edhe Konica.

Poezia e tij është e jashtëzakonshme dhe ka një satirë sa therëse, aq edhe të këndshme. Konica.al po ju paraqet pjesë nga ajo poezi, marrë nga “Anzat e Parnasit”, Botimi i tretë, 1942:

Pjesa ku flitet për ardhjen e Juan Pedro Aladro Kastriota (Gjin Kastrioti):

Paj në krajli – deshti Zoti –

Që na bijti, Gjin Kastrioti,

Njashtu nget n’Madrit.

Madje thonë se e kem kushri

E me gjasë n’per nji baxhi,

Martue n’Spanjë kah dit.

Kjo baxhija, sa kje vajsë,

Thonë kje halla e nanës s’dajës

E Gjergjit Kastriota.

S’ka ma ngjat, po e shihni vetë:

T’gjithve nji nanë s’na bjen n’ket jetë,

Si i qet kpurdhat bota.

E prandej me shumë arrsye

Gjinit sod i ka hyp n’krye

Me ardh krajl ndër ne.

Pjesa ku flet për Gjikën

Nji farë Gjiket paska ndi

Se po u lypka krajl n’Shqypni

Derës bujare le;

E t’u ngrehka, jurra djalë,

Diku kambë e diku m’kalë,

Me ardh krajl n’kët dhe.

Pse, me gjasë edhe aj po thotë

Se me fis asht Kastriotë

Gjakut t’Skanderbegut.

Kjosha bindë prej Gjergj Kastriotit

Ç’paska ba aj asi motit,

Tuj hap rodin (fisin) dheut.

Pjesa ku flet për mbështetësit dhe miqtë e Juan Pedro Aladro Kastriota

Përse Aladroja i ka do pare

Me të cillat n’tokë shqyptare

E ka xanë ndoj mik,

T’cill’t mandej, po duen me thanë

Se atij besen ia kanë dhanë

N’Triestë a Dubrovnik.

Qi n’seli kanë për ta vue,

N’kjoftë se i herë ka me u pague

Njado borxhe t’vjetra.

Gjindja e moçme për atdhe

Kjen mundue me besë e fe,

E me armë e letra;

Po, por t’sodshmit – kqyr nji herë!

E kanë gjetë se me tefterë

Puna hecë ma mbarë.

Prandej sod edhe ‘i stervinë

Mjaft qi t’hasë kund m’ndoj sterlinë

E’mbahet atdhetar. /konica.al /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Vr’asja e Ali Pashë Gucisë, sipas rrëfimeve të pasardhësve të protagonistit kryesor të ngjarjes, Metë Balit

Përfundimi i shumë figurave të rëndësishme shqiptare, jo gjithmonë ishte nga luftërat me armiqtë apo…

6 hours ago

E vërteta e “Ujit Zemzem”, pse quhet uji i mrekullive dhe cila është historia e burimit të tij?

Besojmë që së paku një herë ju ka ndodhur të dëgjoni apo të hasni diku…

7 hours ago

Ushqimet që ju plakin para kohe

Disa prej këtyre ushqimeve mund të jeni duke i konsumuar edhe në baza ditore. Në…

9 hours ago

Ekspedita arkeologjike tek Forumi Bizantin në Durrës, zbulimet nxjerrin në pah elementë të rinj në lidhje me periudhën e antikitetit

Ekspedita arkeologjike që po zhvillohet tek Forumi Bizantin në Durrës ka nxjerrë në pah elementë…

9 hours ago

Pse duhet të merrni magnez për gjumë më të mirë

Magnezi, i gjetur te zarzavatet me gjethe, bimët bishtajore, arra dhe farat, luan një rol…

10 hours ago

Vetëm qëndrimi në këmbë nuk mjafton për të përmirësuar shëndetin

Menduat se një tavolinë për të qëndruar në këmbë do t’ju ndihmonte të ishit më…

10 hours ago