Pyetja më e zakonshme që vizitorët në galeritë e artit egjiptian të Muzeut Brooklyn kanë ndaj kuratorit Edward Bleiberg është një pyetje e drejtpërdrejtë, por e spikatur: Pse statujat kanë hundën e thyer?
Bleiberg, i cili mbikëqyr muzeun e artit egjiptian, klasik dhe antik të Lindjes së Afërt, u befasua herët e para që dëgjoi këtë pyetje. Ai e kishte marrë si të mirëqenë që skulpturat ishin dëmtuar për shkak të viteve, por trajnimi i tij në Egjiptologji inkurajoi vizualizimin se si do të dukej një statujë nëse do të ishte akoma e paprekur.“Pjesa e dëmtuar e trupit nuk është më në gjendje të bëjë punën e saj,” shpjegoi Bleiberg. Pa hundë, shpirti i statujës pushon së marrur frymë, kështu që vandali në mënyrë efektive po e “vret” atë. Të godasësh veshët të një statujë e një perëndie do ta bënte atë të paaftë për të dëgjuar një lutje. Në statujat që synojnë të tregojnë qeniet njerëzore duke bërë ofrime perëndive, krahu i majtë – që përdoret më shpesh për të bërë ofrime – pritet në mënyrë që funksioni i statujës të mos mund të kryhet (dora e djathtë shpesh gjendet e prerë në statujat që marrin ofrime) .“Në periudhën faraonike, kishte një kuptim të qartë të asaj që duhej të bënte skulptura,” tha Bleiberg. Edhe nëse një grabitës i një varri të vogël ishte më së shumti i interesuar të vidhte sendet e çmuara, ai gjithashtu shqetësohej se personi i vdekur mund të hakmerrej nëse shëmbëlltyra e tij e dhënë nuk ishte e gjymtuar.Pra siç e kuptuat nga rrëfimi i ekspertit, shkaku kryesor pse skulpturat e periudhës faraonike janë të dëmtuara, është vandalizimi për të “dëmtuar” funksionet e saj simbolike.
Një studim i fundit sugjeron se konsumimi i lëngut të panxharit mund të ndikojë…
Në fillim të viteve ’70, Enver Hoxha, i prekur nga diabeti dhe probleme të…
Bomba në ambasadën sovjetike ishte justifikimi për të çuar para togës së pushkatimit 22…
Rreth 3,000 anije në muaj kalojnë normalisht nëpër Ngushticën e Hormuzit në Lindjen e…
Të thjeshta, ekonomike dhe të mbushura me vlera ushqyese, vezët e ziera janë…
Një rreth në Zalaegerszeg në perëndim të Hungarisë ka kushtuar 1.5 milionë euro nga…