Transporti në komunizëm, makinat me të cilat udhëtonin shqiptarët(Foto)

Nga Leonard Veizi

Në tregun lindor, aty ku Kampi Socialist kishte vënë sinorët e tij, gjithçka mund ta merrje me klering. Domethënë, mall me mall. Pra nuk kishe nevoja të paguaje me para në dorë, ashtu siç ndodhte në perëndim, veprimtari e cila cilësohej si: cash.

Nëse eksportoje qepë, domate, speca apo presh, mund të merrje lehtësisht makina. Në praktikën e përditshme, shoferët e viteve kur në Shqipëri ngrihej socializmi “me forcat tona”, thoshin se makinat lindore shpenzonin shumë më tepër karburant se ato perëndimore. Por duket se kjo nuk kishte vlerë përderisa nafta vendase i mbulonte pa problem nevojat e qarkullimit të mjeteve shtetërore, që nuk ishin aq të shumta sa t’i mbaronin rezervat e vendi të mbetej thatë.

Formula ishte e njohur për vendet që ishin pjesë e KNER-it. Shqipëria gjithashtu kishte qenë pjesë e organizmave të Lindjes dhe mund të merrte makina të prodhimit lindor, duke i shkëmbyer me produkte bujqësore apo produkte të industrisë së lehtë dhe ushqimore. Për pasojë, në rrugët e Shqipërisë dhe të qyteteve shqiptare lëviznin me shumicë makina të prodhimit, rus, polak, çek, rumun.

Makinat më të njohura ishin: Zis, Gaz, Skoda, Tatra, Nysa, Zuk, Varshava, Ifa, etj.

Shumë më të rralla ishim në qarkullim makinat e prodhimit perëndimor.

Për anëtarët e Byrosë Politike u porosit një seri Benc Mercedes 280 SEL, që për të thënë të vërtetën shkëlqenin në rrugët e Tiranës. Ndërsa për parkun e delegacioneve ishte në dispozicion një seri me autovetura Volvo. Po shkëlqim i dhënë rrugënve të ngushta të Shqipërisë dhe seria e autoveturave Mercedez Benz “G-ClassW463” të cilat u vunë në dispozicion të Radio Televizionit Shqiptar.

Për drejtorë të veçantë kishte Fiat 131 Supermirafiori, si dhe ndonjë Alfa Romeo të prodhimit italian.

Herë pas here, dikasteret e rëndësishme furnizoheshin edhe me Peugeot të prodhimit francez.

Transportin me taksi, e posedonte një serie Varshavash të prodhimit polak, por në Tiranë dhe disa rrethe të veçanta gjeje dhe ndonjë Benc 200 si dhe Fiate Mirafiori.

Në parkun e makinave të mëdha, kamion, kishte disa Volvo dhe Scania të prodhimit suedez, të cilat punonin për llogari të TIR (Transporti Internacional Rrugor).

Por automjete Volvo për transport të mjeteve të blinduara kishte edhe ushtria. Ç’është e vërteta në ushtri kishte me shimicë makina transporti të trupave ZIS, nga ato të transportit të rëndë Ziz-a me tre diferencialë, ndërsa për kuadrot e brigadave ishin në dispozicion Gaz 69 të prodhimit rus, si dhe ato që njiheshin si BÇ, e që ishin autovetura 4×4 të prodhimit kinez “Beijing BJ-212”

Për disa vite në rrugët e Tiranës qarkulluan dhe disa autobusë urbanë tip Fiat Viberti, prodhim Italian, të cilat erdhën si reparacione të Luftës së Dytë Botërore. Më pas ato u zëvendësuan me autobusët fizarmonikë Shkodra, një imitim i motorit Skoda. Për shkak të njerëzve të shumtë që hipnin në to, sidomos në oraret e pikut kur ndërroheshin turnet në uzinat e mëdha të vendit, doli dhe shprehja satirike me sens reaksionar: “u ngjeshëm si sardelet”.

Pas viteve ’80 dikasteret në qendër e në rrethe u furnizuan me automjete ARO, të prodhimit rumun.

Vitet e fundit, përpara se socializmi shqiptar ta mbyllte siparin e tij në Shqipëri, u futen edhe autobuze urbanë të prodhimit francez tip “Saviem” si dhe disa të prodhimit gjermano-perëndimor “Benz Mercedes” dhe “Man”.

Pjesa tjetër që përbënte më shumë se 90 për qind të mjeteve të transportit ishin makina të prodhimit lindor. Ato që haseshin më shpesh në transport ishin kamionët “Liaz” një filial i Skoda-s çeke.

Por në ndërtimin e hidrocentraleve ndihmesë të madhe dhanë makinat me një kapacitet mbi 40 ton “Centaur” të prodhimit anglez, “Perlin” 20 tonësh, tatra 16 tonëshe dhe “Saurela” 10 tonësh.

Ndërsa në transportin hekurudhor, kampion i tërheqjes së vagonëve të punës dhe të udhëtarëve ishte lokomotiva T669 e prodhimit çek. Ndërsa vagoni i udhëtarëve më i zakonshmi në përdorim ishte ai i klasit të dytë prodhim kinez me shifrat: 22/YZ22.

Më poshtë po publikojmë fotot e automjeteve që kanë qarkulluar në Shqipërinë e viteve 1945-1990./Fjala.al

postbck postbck

Recent Posts

Fan Noli për Profetin Muhamed ﷺ

Peshkopi Fan S. Noli njihet edhe për një ese me titull “Muhamedi”. Kjo vepër e…

18 hours ago

Shimpanzeja më e moshuar në botë jeton në Kopshtin Zoologjik të Shkupit

Në Kopshtin Zoologjik të Shkupit tërheq vëmendjen e vizitorëve prania e shimpanzesë më të moshuar…

19 hours ago

Shkencëtarët shohin prova të evolucionit në kohë reale

Evolucioni shpesh konsiderohet një proces i ngadaltë, duke kërkuar breza të tërë për të formuar speciet përmes ndryshimeve graduale.…

19 hours ago

Çfarë fshihet midis bërthamës dhe pjesës së jashtme të Hënës?

Thellë nën koren e Tokës, shkëmbi i shkrirë ngrihet dhe nxit lëvizjen e pllakave tektonike…

19 hours ago

Shkenca fshin çdo dyshim, edhe delfinët qeshin!

Delfinët qeshin vërtet. Deri më sot nga shprehitë e tyre, mjaftonte t’i shihje për të…

20 hours ago

Niset anija kozmike drejt asteroidit që mund të rrezikonte njerëzimin

Një anije kozmike është nisur drejt hapësirës për të studiuar një asteroid që NASA e…

21 hours ago