<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Fryrja e stomakut – Si të përdorni kurat me nenexhik dhe xhenxhefil

Fryrja e stomakut është irrituese dhe e bezdisshme, veçanërisht nëse ju ndodh shpesh pas ngrënies.

Zakonisht këto probleme janë të padëmshme, por në disa raste mund të jenë simptomë e ndonjë sëmundjeje të fshehur.

Në kuzhinën tuaj mund të gjeni shumë kura natyrale për këto probleme dhe zgjidhje të menjëhershme, sipas sugjerimeve të mëposhtme të AgroWeb.org.

Çaji I Nenexhikut

Çaji i nenexhikut e qetëson stomakun dhe largon fryrjet.

Atë duhet ta pini në darkë për të ngadalësuar trazirat në stomak.

Për një filxhan me çaj ju nevojiten 7-10 gjethe nenexhiku dhe 250 ml ujë.

Nëse dëshironi mund të shtoni mjaltë ose limon. Në disa raste të tjera mund të shtoni edhe akull.

Xhenxhefili

Çaji me xhenxhefil, mjaltë dhe limon është shumë i mirë kundër gazrave dhe fryrjes në stomak.

Përbërësit e xhenxhefilit kanë aftësinë të qetësojnë zorrët dhe largojnë çdo inflamacion të mundshëm.

Mjafton të zieni 1-2 cm xhenxhefil të grirë hollë në ujë, e më pas të shtoni mjaltë dhe limon dhe ta pini para ose pas vakteve.

Çaji I Kamomilit

Çaji i kamomilit është shumë i dobishëm kundër fryrjeve dhe problemeve me tretjen e urthin.

Çajin mund ta shoqëroni edhe me mjaltë ose lëng limoni.

AgroWeb.org ju këshillon të mos përdorni qumësht sepse ai shkakton fryrje të tepërt.

Për një filxhan me çaj ju nevojitet një lugë çaji kamomil i thatë dhe 250 ml ujë.

Kungulli

Shpesh fryrjet shkaktohen nga fibra e tepërt në stomak dhe zorrë.

Kungulli i verdhë është shumë i mirë kundër këtij problemi sepse eliminon fryrjet.

Hani një filxhan me kungull të zier ose të pjekur gjatë një vakti për të mos pasur fryrje.

Ujë Me Limon

Uji me limon është shumë i mirë për shpërbërjen e duhur të ushqimit.

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, uji pastron sistemin ndërsa limoni përmirëson tretjen.

Ujin me limon mund ta pini sapo të zgjoheni për një fillim të mbarë të ditës.

postbck postbck

Recent Posts

Fruti simbolik i vjeshtës, përfitimet që gështenjat i sjellin shëndetit! Nga zemra, tretja e kontrolli i peshës, çfarë duhet të dini

Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…

11 hours ago

Ora dimërore apo verore, cila është më e mirë për shëndetin?

    Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…

14 hours ago

Pse i keni duart dhe këmbët gjithmonë të ftohta? Shtatë shkaqet që nuk duhet t’i injoroni

  Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…

14 hours ago

Çfarë duhet të hani dhe pini para dhe pas vaksinës kundër gripit?

    Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…

15 hours ago

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë duhet të pini në ditë?

    Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…

4 days ago

Disa metoda për të parandaluar ftohjen

    Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…

4 days ago