Kur u nda Perandoria Romake në Perandorinë e Lindjes dhe Perandorinë e Perëndimit pas vdekjes së Teodosit të Madh, Iliria mbeti në Perandorinë e Lindjes, dhe pas rënies së Perandorisë së Perëndimit me invazionin e barbarëve, ia behën edhe dyndjet serbe.
Historia e serbëve, para ardhjes së tyre në Gadishullin e Ballkanit, është e përzier me atë të sllavëve të tjerë përgjithësisht. Në fillim ata jetonin të gjithë me emra të ndryshëm në veriperëndim të Karpateve, në luginat e Vristulës, Pripetit dhe të Dniestrit të epërm, duke pasur në veri të tyre edhe popullësi të tjera: stërgjyshët e popujve baltë, që ishin gjithashtu farefisi i tyre më i afërt, të tillë si lituanët, letonët e të tjerë; në lindje kishin popuj me prejardhje fine dhe në juglindje popuj të ndryshëm, që banonin në stepat e gjera të Skitisë.
Vetëm në shekullin e VI serbët u shfaqën në jug të Danubit. Natyrisht vërshimi i tyre shtyu një pjesë të popullësive ilire ose shqiptare autoktone drejt jugut; por një pjesë e vogël megjithatë u detyrua të strehohej në fillim nëpër male dhe vetëm me kohë ajo zbriti pak nga pak drejt fushave, ku ishte shtrirë pushtuesi dhe në gjirin e të cilit do të shkrihej.
Sipas Kostantin Porfirogjenetit krishtëzimi i serbo-kroatëve ka ndodhur në dy periudha: në fillim në kohën e Herakliut, perandorit të Bizantit, që i kërkoi Papës së Romës të dërgonte priftërinj për të pagëzuar popullësitë serbe (duket se sllavët e Dalmacisë, madje edhe në shekullin e VII ende epoka e Papë Joani IV (640-642) ishin idhulltarë); në pas, nën mbretërinë e Vasilit I, rreth vitit 879, përqafuan krishtërimin gjithë serbët, kroatët e të tjerë që nuk ishin pagëzuar (duket se të fundit të pagëzuar janë ata, që bëjnë pjesë në Kishën Ortodokse Lindore, ndërsa të parët, pjesa më e madhe e të cilëve janë kroatë e sllovenë, u bënë katolikë).
Në të gjitha kishat katolike jugoslave dhe në Vatikan gjuha serbe quhet si gjuhë ilire dhe shënohet si Illyrica Lingua. Për ta marrë në mëyrë abuzive këtë emërtim illyrica lingua për gjuhën e tyre, që nuk është aspak ilire por sllave, serbët janë mbështetur në faktin, që në fillim ata i nënshtroheshin duke u cilësuar si Σερβοι që do të thotë servë, gjë që nuk u shkonte sipas qejfit autoritetit bizantin dhe dëshiroheshin të përziheshin me shqiptarët autoktonë. Prandaj edhe alfabeti që ata kishin huazuar për librat e tyre liturgjikë, para zbatimit të shkronjave cirilike rreth vitit 885, në vend që të ishte latin, që do të kishte më shumë arsye të pëlqehej në Vatikan, ishte alfabeti shqiptar glagolitik. Duhet vënë në dukje këtu, që bullgarët gjithashtu arritën ta quanin gjuhën e tyre të folur në Maqedoni: maqedonishte. Por në Maqedoni bullgarishtja nuk është aspak e vetmja gjuhë, sepse atje flitet greqishtja, serbishtja, e mbi të gjitha shqipja dhe asnjë tjetër. Sa për Aleksandrin e Madh, nga fakti që ai ishte maqedonas paska qenë bullgar, do të thotë të harrohet që, nëse Aleksandri i Madh ishte helen nga arsimimi, nga prejardhja ishte shqiptar. Mjafton të lexohen tekstet e lashta, të cilat na mësojnë se Aleksandi i Madh, kur fliste me ushtarët e vet ose me disa nga gjeneralët, të gjithë maqedonas, u fliste në gjuhën e nënës. Kurse nëna e tij ishte Olimpia, epirote dhe që fliste shqip.
Pushtimi i Maqedonisë, Shqipërisë, Epirit dhe Thesalisë gjatë sundimit të Stefan Dushanit nuk qe një sipërmarrje e vështirë, sepse në këtë epokë Perandoria Bizantine ndodhej në rënie të plotë dhe po gërryhej nga luftërat civile. Nuk është bërë asnjë betejë e madh për gjithë këto pushtime; tashmë rajone perendimore të shtetit ishin në varësi të serbëve.
Sipas një pikëpamjeje tjetër, lehtësia me të cilën u arritën gjithë këto pushtime nga Stefan Dushani shtron një problem tjetër, – nëse ka ndonjë problem këtu, – sepse tashmë është i zgjidhur negativisht. Këto pushtime në vetvete a krijojnë gjithashtu një të drejtë të paparashkrueshme mbi shqiptarët, që banonin dhe që shumica ende banojnë në këto rajone të pushtuara? Fundja ato edhe mund të ligjëroheshin, nëse do të kishte vijuar një pushtim paqësor deri më sot dhe që do të sillte një pajtim ndërmjet popullit të mundur e fituesit dhe njëkohësisht, pranimin e pushtetit të pushtuesit nga ana e të mundurit. Por kështu jemi shumë larg nga të dhëna të tilla për problemin tonë. Përkundrazi Stefan Dushani dhe pasuesit e tij nuk kanë mundur ta mbajnë territorin stërgjyshor të shqiptarëve, – të gjitha viset e përmendura më lart banoheshin në atë kohë prej shqiptarëve dhe në pjesën më të madhe edhe sot, dhe janë pushtuar një herë, por për sa kohë?
Prandaj për ne është tepër i guximshëm dhe i egzagjeruar rivendikimi i delegatëve serbë në konfernca të ndryshme ndërkombëtare e mbi të gjitha në Konferencën e Paqes në 1920 në Paris për atë që ata quajnë “Serbia e Vjetër” dhe për një perandori aq efemere, sa e perandorit Dushan, sepse paska pasur një perandor stefan Dushani.
Në fakt mund të lexojmë që: “dimrin e po atij viti – d.m.th. më 1345, dhjetë vjet para vdekjes së Stefan Dushanit – asamblea serbe lejoi shpalljen e tij si perandor me titullin CAR I SERBËVE DHE I GREKËVE” . Greqisht dhe latinisht: Αυτοκρατορες Σερβιασ (Ρακας) και Ρωμανιας: IMPERATOR SERVIAE ET ROMAINIAE.
Gjatë pushtimit turk në territoret e serbëve, shqiptarët, si myslimanët dhe ortodoksët e katolikët, mundën ta ruanin qetësisht karakterin e tyre kombëtar nga të gjitha pikëpamjet. Është një gjë unikale në botë, që madje edhe shumica e kthyer në islamizëm nuk ka ndryshuar për sa i përket kombësisë së vet as zakonet e as gjuhën deri më sot. Por pas vitit 1830 e sidomos pas 1878 e 1920, kur u çliruan dhe rindërtuan mbretërinë e tyre , serbët patën pretendime të shfrenuara mbi ato territore, që kurrë nuk i kanë banuar përfundimisht, si Serbia e Vjetër për shembull, pamvarësisht nga emri që mban. Edhe këto pretendime mbështetn vetëm në një fakt historik, që nuk ka zgjatur më shumë se njëzetë e pesë vjet, gjatë mbretërimit të Stefan Dushanit: 1330-1355, e për më tepër me gjithë një padrejtësi të tillë, ata janë kënaqur për shkak të bashkpunimit diplomatëve të zellëshëm, kryesisht më 1920, dhe kanë qenë shkaku i kaq shumë dramave e mjerimeve që kanë pësuar shqiptarët e veriut. Këta të fundit u arratisën nga atdheu i tyre, ku përndiqeshin sistematikisht dhe ku megjithatë ishin e vetmja popullësi autoktone, ata u detyruan të kërkonin strehim atje ku mundën, po kryesisht në Turqi, ku i kanë pritur autoritetet dashamirëse.
Për më tepër, duke mos u kënaqur që i dëbuan nga vatrat banorët vendas që prej kohëve parahistorike më të largëta, serbët që ëndërrojnë për “ilirizmin” por që nuk arritën që të quhen “ilirë”, në vend të këtij emri kanë uzurpuar doket e zakonet, mënyrën e veshjes dhe të jetesës së shqiptarëve, të cilëve u kanë zënë vendin.
Marrë nga libri Enigma i autorit Robert d’Angely
Përmblodhi: Pellazgo-Iliret /InforCulture.info
Zana Islami Për shumë vite, filma shkencorë dhe libra fantastiko-shkencorë kanë trajtuar idenë e robotëve…
Zana Islami Tregu i patundshmërive është një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë dhe…
Zana Islami Në shumë industri, punëtorët janë të ekspozuar ndaj kushteve të rrezikshme që mund…
Zana islami Shëndeti oral është një pjesë shumë e rëndësishme e kujdesit të përgjithshëm për…
Zana Islami Në epokën e sotme digjitale, telefonat tanë janë kthyer në një qendër të…
Nga Gani Qarri/ Qerim Arifi u lind më 22 shkurt të vitit 1946, në qytetin e…