<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Pija natyrale që ju shpëton nga kolla e thatë

Kolla, veçanërisht kolla e thatë ështe shumë e sikletshme. Ajo është irrituese për fytin.

Kolla e thatë shkaktohet nga virozat, gripi dhe e ftohura, por mund të jetë simptomë e alergjive apo irrituesve të ndryshëm të fytit.

Lexo Edhe:

Truri i pacientëve me coronavirus mund të plaket 10 vjet para kohe

Në këtë artikull do të mësoni se si të përgatisni një shurup me katër përbërës që shëron kollën e thatë.

Si të largoni kollën në mënyrë natyrale

Për t’i shpëtuar kollës së thatë, duhet të përgatisni pijen e mëposhtme.

Përbërësit:

1 lugë çaji me shafran pluhur

3 limonë

3-4 cm xhenxhefil në copa

2-3 lugë çaji mjaltë

Përgatitja

Qërojeni xhenxhefilin, prijeni në copa të vogla dhe vendoseni në një mikser. Shtrydhni limonët dhe lëngun e tyre shtojeni në mikser. Më pas shtoni shafranin e indisë dhe përziejini deri sa të formohet një pastë e mirëfilltë, të cilën mund ta ruani në një kavanoz qelqi në frigorifer.

Për përdorim, merrni një lugë gjelle nga kjo pastë dhe treteni në nje gotë ujë të ngrohtë. Përziejeni mirë, kullojeni, shtoni dy ose tre lugë çaji me mjaltë dhe pijeni.

Vlerat e përbërësve të pijes kundër kollës së thatë

Sipas të dhënave të Agroweb, xhenxhefili ka ndikim të menjëhershëm kundër kollës dhe irritimit të fytit. Limoni përmban sasi të larta të vitaminës C që forcon imunitetin. Shafrani i Indisë lufton bakteret dhe virozat. Ai eliminon kollën duke lehtësuar rrugët e frymëmarrjes. Mjalti është një nga kurat më të mira natyrale të kollës, ai  qetëson fytin dhe zbut ndjeshëm kollën.

Kolla nga e ftohura ose bronshiti janë të zakonshme dhe largohen vetë. Kolla nga viroza mund të qëndrojë për javë të tëra.

Nëse kolla juaj zgjat më shumë se tre javë, atëherë ajo tregon një problem më serioz në rrugët e frymëmarrjes./

postbck postbck

Recent Posts

Katër ushqimet “vrasëse” për veshkat që i konsumoni çdo ditë

Veshkat tona bëjnë një punë të jashtëzakonshme duke filtruar gjakun dhe larguar toksinat, por shpesh…

4 hours ago

A është më e shëndetshme të hahet molla me lëvore? Ekspertët japin përgjigjen

    Ekspertët e ushqimit rekomandojnë që molla të konsumohet me lëvore, pasi pikërisht aty…

4 hours ago

Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet

    Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë dhe për shumë…

1 day ago

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet

    Një kërkim i shpejtë në rrjetet sociale mjafton për të parë se uthulla e…

1 day ago

Simptomat dhe shenjat e kancerit të gjirit

    Sa më herët të trajtohet kanceri i gjirit, aq më të mëdha janë…

1 day ago