<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

“Hora e Arbëreshëve”, kolonia më e madhe e Arbëreshëve të Siçilisë

Më 25 tetor të vitit 1941, kolonia më e madhe e Arbëreshëve të Siçilisë, e quajtur “Piana dei Greci”, u zëvendësua me emrin që mban sot “Piana degli Albanesi” (Hora e Arbëreshëve), shkruajnë mediet italiane.

Ky emërtim u vendos përgjatë periudhës fashiste, më 30 gusht 1941, por disa muaj më vonë, me dekret të Kongregatës së Shenjtë për Kishat Lindore të 25 tetorit 1941, emri i “Planen Graecorum” (Piana degli Greci) u ndryshua gjithashtu në “Planen Albanensium” (Piana degli Albanesi) pasi në të vërtetë banorët e saj e kishin quajtur gjithnjë qendrën “Hora e Arbëreshëve”. Dikush e quan “Kallazot”, që është emri i një feudi të afërm, që quajtur Casalotto, kurse vendësit e quajnë shkurt me një fjalë greke Hora ose Hora e Arbëreshëve.

Kjo komunë u themelua në vitin 1488, nga një grup shqiptarësh, kryesisht nga Himara, të cilët e braktisën vendlindjen për shkak të luftës. Në kërkim të lirisë, ata u vendosën përtej detit Adriatik, në Itali.

“Hora e Arbëreshëve është një nga vendet më karakteristike që do të vizitoni. Në këtë vend madje, flitet një nga shumë dialektet e shqipes. Është vetëm pak kilometra larg nga Palermo dhe ndodhet 720 metra mbi nivelin e detit.

Historia e saj, daton në shekullin e 15-të. Siçilia është përshkuar për mijëra vjet, nga një mori popujsh të ndryshëm: arabët, normanët, shqiptarët… veçanërisht këta të fundit, kanë sulmuar këtë pikë të Siçilisë.

Çfarë mund të shihni në Horën e Arbëreshëve?

Qendra historike dhe kishat…

Ndër vite janë ruajtur zakone dhe tradita që nuk gjenden në pjesë të tjera të Siçilisë. Është një vend shumë i veçantë që ja vlen të vizitohet. Ne do të përpiqemi t’ju udhëzojmë dhe t’ju rekomandojmë vende me interes historik dhe kulturor.

Ka shumë ndërtesa bizantine dhe baroke. Mund të admironi arm/ët e vjetra, harqe prej guri, duke alternuar me skemat precize të shekullit të gjashtëmbëdhjetë, kur Hora e Arbëreshëve filloi të modernizohej dhe ngjante me pjesën tjetër të Siçilisë.

Qendra historike është plot me vepra të ndërtuara ndër vite, kisha, pallate, shtëpi. Me siguri, mund të përmendim Bazilikën e San Francesco-s, Palazzo Manzone dhe godina e komunës e njohur, me emrin e Shqipërisë.

Do të admironi burimet e Kronjetit

Burimet e Kronjetit janë të shpërndarë nëpër qytet. Në periferi të qytetit, do të keni gjithashtu mundësinë të mësoni më shumë rreth ndërtimit unik të burimeve, të njohur me termin Kronjet. Janë me të vërtetë burime të këndshme, të shpërndara rregullisht.

Çdokush mund t’ju tregojë se vizita në Horën e Arbëreshëve është me të vërtetë një përvojë e paharrueshme. Është vetëm 40 km nga Palermo. Pasi të vizitoni qendrën historike, ju rekomandojmë që të drejtoheni në Liqenin e Horës së Arbëreshëve. Ky vend do t’ju magjepsë edhe më shumë, jemi të sigurt. Rëndësia e tij natyrore është aq e njohur saqë do të tërheqë shumë turistë.

Liqeni i Horës së Arbëreshëve

Një vend ideal, për t’u zhytur në gjelbërim e paqe. Kjo zonë e gjelbër, shtrihet në 310 hektarë. Përveç dialektit dhe kulturës tipike shqiptare, ky liqen është simboli i Horës së Arbëreshëve. Këtu do të jeni në gjendje të praktikoni sporte të ndryshme, të pushoni, të shijoni ushqim të mirë dhe të shtriheni në bar, duke u mahnitur me natyrën përreth.

Ky vend, meriton më shumë kohë sesa thjesht një vizitë…

Sa për traditën e gatimit në Horën e Arbëreshëve, atje ka një kuzhinë të veçantë. Përveç pjatave tipike të zonës, është e mundur të shijoni edhe recetat shqiptare. Është këtu, ku takohet Siçilia me Shqipërinë, duke i dhënë jetë një shije unike dhe të paharrueshme. Në qendrën historike ka shumë restorante ku mund të shijoni traditën e kuzhinës arbëreshe.

Vlen të theksohet gjithashtu, se këtu do të keni mundësinë të konsumoni Kanolin më të mirë në të gjithë Siçilinë, ëmbëlsira tradicionale e Arbëreshëve./Konica/InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Nata e fundit e Ismail Qemalit: “I hodhën helm në kafe…”

  Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…

1 hour ago

Zbulohet çmimi i telefonit që mban baterinë rreth një muaj, ja kur do të dal në treg

    Kompania franceze Avenir Telecom ka lansuar Energizer P30K Apex, një telefon inteligjent të…

2 hours ago

I ishin bllokuar zorrët, mjekët në Florida gjejnë në barkun e maces 26 lidhëse flokësh

  Një shoqatë shpëtimi kafshësh në Florida, tha se një mace 6-vjeçare iu nënshtrua një…

2 hours ago

Ky është ilaçi i nxjerrë nga farat e rrushit që mund të ndihmojë njerëzit të jetojnë deri në 150 vjet

  Ilaçi i nxjerrë nga farat e rrushit mund të jetë hapi i parë drejt…

2 hours ago

Iftarllëku një herë e një kohë

Nga: Tahir N. Dizdari (1900–1972), orientalist dhe folklorist Përshkruaj disi me detaje si u shtronte…

20 hours ago

Shqipëria, Iliria e dikurshme, nga Roma te Perandoria Osmane, një histori lufte shekullore

SHQIPËRIA, ILIRIA E DIKURSHME, NGA ROMA TE PERANDORIA OSMANE, NJË HISTORI LUFTE SHEKULLORE Shqipëria, në…

2 days ago