<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Zogu me sistem aerodinamik të një “avioni luftarak” thyen rekordin botëror të fluturimit

Një zog që thuhet të ketë ndërtimin aerodinamik të një “avioni luftarak” është gjurmuar duke fluturuar më shumë se 12,000 km nga Alaska në Zelandën e Re, duke vendosur një rekord të ri botëror për fluturimet pa ndërprerje të shpendëve.

Zogu që shihni në foto u nis nga Alaska në jug-perëndim më 16 shtator dhe arriti në gji pranë Auckland 11 ditë më vonë, pasi kishte fluturuar me shpejtësi deri 88 km në orë.

Zogu mashkull, i njohur si 4BBRW në lidhje me unazat blu, të kuqe dhe të bardhë të vendosura në këmbët e tij, gjithashtu kishte një etiketë satelitore 5gm të mbështetur në pjesën e poshtme të shpinës për të lejuar shkencëtarët të gjurmonin udhëtimin e tij. Ishte një nga katër zgjodh që u larguan së bashku nga Alaska, ku ata ishin ushqyer me molusqe dhe krimba për dy muaj, shkruan “Guardian”.

Godwit mashkull, me peshë standarde e të cilit është midis 190gm dhe 400gm, mund të dyfishohet në madhësi përpara një fluturimi të gjatë, por është në gjendje të tkurrë organet e tij të brendshme për të lehtësuar ngarkesën.

Pasi u larguan nga Alaska, zogjtë u drejtuan në jug të Ishujve Aleutian dhe në Oqeanin Paqësor. Udhëtimi mendohet të jetë zgjatur nga erërat e forta të Lindjes, të cilat e shtynë grupin drejt Australisë.

Sateliti regjistroi një fluturim pikë-për-pikë prej 12,854 km, por shkencëtarët besojnë se sapo të merren parasysh gabimet e rrumbullakosjes, udhëtimi do të ketë qenë rreth 12,200 km. Vlerësohet se koha totale e fluturimit ishte 224 orë. Fluturimi i mëparshëm më i gjatë i regjistruar pa ndalesë nga një zog, prej 11,680 km, u regjistrua në 2007/Panorama.al.

postbck postbck

Recent Posts

Parashikimi i motit gjatë dimrit – çfarë pritet në Ballkan dhe Evropë?

Sipas përditësimit të fundit të Severe Weather Europe, modelet sezonale parashikojnë më pak borë se…

10 hours ago

Hani dy vezë në ditë dhe do befasoheni me atë që i ndodh kockave, zemrës dhe trurit

    Veza është padyshim përbërësi kryesor i një mëngjes të shëndetshëm. Një nga mënyrat…

14 hours ago

Një test i thjeshtë me lotët mund të zbulojë më herët sëmundjen e Parkinsonit

    Shkencëtarët kanë zhvilluar një sensor të vogël që mund të zbulojë nivelet e…

15 hours ago

Testi i thjeshtë që mund të zbulojë rrezikun e vdekjes

  Një test i thjeshtë që mund të kryhet në shtëpi mund të japë të…

16 hours ago

Tensioni i lartë dhe i ulët i gjakut – Rastet kur duhet përdorur hudhra

    Hudhra është padyshim fuqiplotë përsa i përket vlerave shëndetësore.   Por për personat…

16 hours ago

Fyti ju kruhet dhe hunda ju bllokohet? Ja çfarë mund të bëni që në shenjat e para të ftohjes

    Fyti fillon t’ju kruhet, hunda ju rrjedh ose bllokohet dhe pak më vonë…

16 hours ago