“Kënga e përshpirtshme” është poezia më e hershme në gjuhën tonë.
Ajo është gjetur në katekizmin e Lekë Matrangës “E mbsuame e krështerë”, në vitin 1592.
Lekë Matranga (1569-1619), është shkrimtari më i vjetër i arbëreshëve të Italisë dhe autori i librit të dytë të botuar në gjuhën shqipe (pas atij të Buzukut).
Me këto vargje, të natyrës fetare, një lutje dhe përgjërim drejtuar besimtarëve, dokumentohet poezia e kultivuar në letrat shqipe, duke shënuar fillimin e poezisë autoriale. Vepra e Lekë Matrangës përmban një hyrje në gjuhën italiane, një vjershë me tetë vargje që përbën llojin e parë të vargut të shkruar në shqip, si dhe katekizmin në formën e dialogut ndërmjet priftit e besimtarit që përgatitet të marrë sakramentet e shenjta. Kjo vepër u hartua për t’u përdorur nga arbëreshët që nuk e kuptonin variantin latinisht apo italisht të katekizmit dhe u përdor nga qindra familje me prejardhje shqiptare në Kalabri, Sicili e në Pulje të Italisë.
Kënga e përshpirtshme
Gjithëve u thërres, kush do ndëlesë
Të mirë e të krështe, bura e gra
Mbë fjalët të tinëzot të shihni meshë
Se s’ishtë njeri nesh çë mkatë s’ka
E lum kush e kujton se ka të vdesë
E mentë bashkë mbë tënëzonë i ka
Se Krishti ndë parrajsit i bën pjesë
E bën për bir të ti e për vëlla./Redaktori.net/InforCulture.info
Uniformat e zeza të SS-së janë ndër veshjet më të njohura të Gjermanisë naziste. Por…
Mund të befasoheni kur të mësoni që ka kombinime të ushqimeve që duhet…
Cilat ushqime ju mbajnë të ngopur më gjatë dhe ndihmojnë në kontrollin e urisë?…
Me uljen e temperaturave, gështenjat kthehen në një nga ushqimet më të preferuara…
Kanceri i gjirit nuk shfaqet gjithmonë përmes një gunge të dallueshme, pasi në…
Habit mjeku: Të gjithë hani lakër turshi, por askush nuk e di se…