E nis këtë shkrim nga një barcoletë që qarkullonte në Shkodër, por që kishte të vërtetën në brendinë e saj:Një ekip i Komitetit te Partisë kishte vizituar një ndërmarrje në Shkodër. Ndërmjet të tjerave, ata kishin këshilluar, që punëtorët duhet t’i nënshtroheshin kurseve të kualifikimit për t’iu përgjigjur cilësisë së prodhimit. Drejtori i ndërmarrjes kishte thënë, (sigurisht në intimitet dhe për humorin shkodranë) në edhe rojën e kemi me Kembrixh, pa le te tjerët…… Personazhi në fjalë, ishte Rexhë Meta, biri i Maleve të Kosovës (nga Vuthajt e Gucisë), i mbetur jetim dhe i adoptuar nga shkrimtarja e mirënjohur amerikane, .
Shkrimtarja amerikane Rose Wilder Lane ka një jetë të pasur artistike. Ajo është autorja e dhjetëra librave letrarë e filozofikë, por shumë e njohur në publicistikë.
Për të përshkruar jetën e saj duhet një studim i veçantë, por interesi ynë është të njohim atë pjesë te jetës së saj kur ajo erdhi ne Shqipëri dhe lidhjet e saj me Rexhë Meten.
Për herë të parë Rose erdhi në Shqipëri në vitin 1921, me mision humanitar. Ajo ishte ngarkuar nga Kryqi Kuq Amerikan të observonte veprimtarinë e këtij misioni në Europë e Azi pas ngjarjeve të Luftës së Parë Botërore dhe ta publikonte në Buletinin e Kryqit Kuq.
Në Shqipëri ajo erdhi me një grup punonjësish për të ndihmuar refugjatët nga Kosova dhe trojet shqiptare jashtë kufijve, të dëbuar me forcë nga serbët. Ata punuan me përkushtim në emër të “Komitetit për mbrojtjen e Kosovës”
Udhëtimin e parë e bëri në Veri të Shqipërisë, në Luginën e Shalës me qëllim për të hapur një rrjet shkollash në ato zona të thella.
Grupin e shoqëronte edhe një djalë i ri i quajtur Rexhë Meta, i cili kishte ardhur me prindërit në Shkodër, pas dëbimeve masive. Vuthjani i vogël shpejt mbeti jetim dhe ishte marrë nën mbrojtjen e Kryqit të Kuq Amerikan që vepronte në Shqipërinë e Veriut. Ai në grupin e fëmijëve refugjatë ishte i dalluar, pasi në një kohë rekord kishte mësuar anglishten, paçka se nuk i ishte dhënë mundësia të vazhdonte rregullisht shkollën.
Si përkthyes i Roses ai e ndiqte hap pas hapi atë, sidomos në atë terren të vështirë të Shalës ku nje ditë asaj i rrëshqiti këmba dhe desh e ra në humnerë, por guximi i djalit i shpëtoi jetën. Rose ndihej e obliguar ndaj të riut Rexhë dhe i ofroi një ndihmë me para. Rexha krenar i refuzoi duke i thënë:” Ju jeni gazetare, shkruani tani edhe për Shqipërinë” (marrë nga Bora Meta, vajza e Rexhë Metës.)
Rose e mahnitur nga sjellja fisnike e djalit e adoptoi dhe e afeksionuar pas të birit bëri çmos që ta shkollonte. Fillimisht ajo e regjistroi në Shkollën Teknike Harry Fulltz, ku ai habiti personelin mësimor për arritjet e shpejta në të gjitha lëndët. Pastaj ajo vazhdoi të investonte për te edhe kur ai ishte student në Universitetin e Kembrixhit, ku emri i tij është i shkruar në Librin e Artë të këtij Universiteti.
Ndërkohë Rose shkonte e vinte në Shqipëri dhe me lidhjet shpirtërore që kishte, vendosi të jetonte përgjithmonë në Tiranë, ku ajo ndërtoi dy shtëpi, një për vete dhe një për familjen e Rexhës, tashmë i martuar.
Rose gëzonte se vajza e Rexhës mbante emrin Bora Rose, që ajo ta kujtonte gjithmonë gjyshen amerikane.
Ngjarjet e luftës së dytë botërore i rrokullisen ëndrrat e Roses. Autoritet fashiste e internuan Rexhën me familje në kampet e përqendrimit në Itali si antifashist.
Më vonë, si anëtar i Lidhjes së Dyte të Prizrenit në Shkodër, komunistët e arrestojnë, nga ku ai provoi kalvarin e gjatë të vuajtjeve çnjerëzore.
Rose e ndjeu shumë arrestimin e te birit nga komunistet, pasi kishte dëgjuar shumë për terrorin Bolshevik dhe e kishte njohur nga afër pasi ishte po me këtë mision në vendet e B.Sovjetik.
Ajo bëri të gjitha përpjekjet për ta shpëtuar djalin e saj deri te presidentet e Amerikës . Nderkohë i shkroi Bess Truman (gruaja e presidentit në ate kohë)dhe Herbert Hoover (ish pres. i Amerikës) për ta tërhequr djalin e saj nga Shqipëria .
Pas shumë ndërhyrjesh, takimesh e letrash me personalitete të larta të politikës Amerikane, Rose u këshillua nga familja e Rexhës që të mos vazhdonte ta kërkonte ate haptazi, pasi familja do të kishte edhe më shumë konsekuenca . Atëherë Rose, ndoqi rrugën indirekte për t’u lidhur me gruan e Rexhës, Pertefen, (ishte vajza e Av.Danit, një njeri shumë progresist që nxiti të rinjtë e qytetit të ndiqnin shkollimin edhe në Gjimnazin e Shtetit 1922.
I pari që dërgoj vajzat në shkollat katolike ku nuk bëheshin dallime fetare) Pertefja kishte studiuar te Motrat Stigmatine, kishte përvetësuar italisht,anglisht. … Ajo Zonjë e fortë, përveç burgut të rëndë të burrit, kishte përjetuar një ngjarje të trishtë i k ishin pushkatuar edhe vëllanë e vetëm, Bardhosh Danin, një student i shkëlqyer i Gjimnazit të Shkodrës. Kështu Rose e tmerruar nga këto ngjarje vuri në lëvizje miqtë e saj të Kryqit të Kuq që vepronin në Europë dhe mundi kështu të hynte në lidhje me familjen e Rexhës.
Rose, deri sa vdiq, nuk pushoi se kërkuari djalin e saj, sigurisht në mënyrën më të fshehtë. Kur po i ofrohej fundit te jetës me 1968, ajo ia la amanet djalit te dytë të adoptuar, amerikanit, Raxh (Roger Mac Bride) që të vazhdonte lidhjet me familjen e vëllait në Shqipëri,
Ishte viti 1990, kur Raxh mundi ta plotësonte amanetin e nënës Rose. Ai me ndihmën e Prof. S. Repishtit mundi të hynte në lidhje me vajzën e Rexhë Metës, Bora Rosën dhe arriti ta tërhiqte me familje nga Italia, ku ajo ishte refugjate dhe e vendosi në Florida ku ajo jeton edhe sot.
Te gjitha, çfarë Rose ka parë dhe ka përjetuar në Shqipëri, i ka përshkruar ne veprën e saj “The Peaks of Shala” (Majat e Shalës) dhe në përmbledhjen e artikujve te saj “ Albanian Garden “
Vlen per t’u përmendur që edhe vepra e saj madhore “The discovery of Freedom “(Zbulimi i Lirisë) e ka marrë frymëzimin nga një ngjarje që ajo e përjetoi kur ishte me mision ne Malësitë e Veriut. Mbas Edith Durhamit, ishte Rose që ka shkruar me detaje jetën politike, sociale, zakonet, mitet, këngët dhe shumë ngjarje historike të dëgjuara dhe aktuale, kur ishte në Shqipëri. Shkrimet e saj janë një dëshmi e gjallë për historinë e popullit tonë.
Veprat e Rose Wilder Lane asnjëherë nuk u bënë të njohura gjatë periudhës së diktaturës. Ato nuk kishin më pak vlerë se ato te Durhamit, të Bajronit e të tjerëve të huaj që lartësuan vlerat e kombit tonë, kështu edhe ajo s’i shpëtoi luftës së klasave. Por sot duhet evidentuar kontributi i Rose per Shqipërinë e Shqiptarët për ta përjetësuar me emrin e një shkolle, të një institucioni humanitar, të një sheshi a rruge që t’i mbetemi mirënjohës veprës së saj.
Po këtë mirënjohje duhet të kemi edhe për studentin e shkëlqyer të Kembrixhit, intelektualin patriot, që luftoi për bashkimin e trojeve shqiptare, Doktorin e lauruar në Ekonominë e Financave, Rexhë Meta, cili asnjëherë nuk i gëzoi frutet e punës së tij. Sot duhet të vihet në vendin e nderit që i takon, jo vetëm për kontributin e tij në lëmin e ekonomisë, por edhe si delegat i Maleve të Kosovës dhe hartues i programit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit/ Pertefe Leka, Panorama.al/InforCulture.info
Jeni ose një lëvizës i këmbëve ose dikush që irritohet shumë nga kërcimi i…
Termi djathë zviceran nuk i referohet nga vjen djathi, por lloji i djathit, ose…
Deva ishte politikan me prejardhje nga qyteti i Mitrovisë. Ai gjithashtu ishte ministër i…
“Oral History Kosovo” në profilin e tyre zyrtar në “Instagram”, kanë publikuar fotografi nga…
Për shumë njerëz ky është një lëng që funksionon kundër kollës dhe problemeve me…
Shurupi i mollës është një nga lëngjet më të shëndetshme që mund të konsumoni…