Dhimbja e kokës, shkaqet dhe trajtimi

Cefalea, e njohur gjerësisht si dhimbja e kokës është një eksperiencë dhimbjeje shumë e hasur. Sipas studimeve është patologjia neurologjike më e hasur në Evropë me rreth 47% e popullsisë, duke mos kursyer edhe fëmijët (rreth 20%).

Gjithashtu vazhdon të jetë e nënvlerësuar dhe e keqtrajtuar me metodën; bëje vetë; farmakologjike që rrit mundësinë e përkeqësimit dhe të kronicizimit të situatës.

Përllogaritet që cefalea sjell në Evropë deri në 27 miliard euro dëme mes produktivitetit të ulur dhe orëve të humbura të punës, përveç kostove të pallogaritshme që shpenzohen për të përmirësuar përkohësisht këtë shqetësim.

Dhimbjet e kokës janë të gjitha njësoj?

Absolutisht jo, për më tepër ekzistojnë rreth 200 lloje dhimbje koke të kataloguara, kështu që kuptohet lehtë që diagnostikimi i tipit të cefalesë është i ndërlikuar, shpesh herë mbivendosen mbi njëra-tjetrën dhe është shumë e vështirë të diferencohen. Kjo gjë, diagnoza, e cila i përket mjekut neurolog të specializuar për Cefale, nuk vendoset lehtë, pasi mund të ketë nevojë për monitorim, për të përcaktuat të gjitha karakteristikat dhe historikun e dhimbjes së kokës dhe për të përcaktuar saktësisht diagnozën.

Cili është shkaku i dhimbjes së kokës?

Sot, edhe pse kemi shumë studime shkencore, për disa tipologji nuk ka një shpjegim të saktë se cili mekanizëm e shkakton dhimbjen e kokës. Për këtë arsye tipologjitë e ndryshme të cefalesë ndahen në 2 familje të mëdha:

CEFALETË PRIMARE OSE IDIOPATIKE:

shkaqe neurologjike; të panjohura; (cefale tensive, migrena etj.)

CEFALETË SEKONDARE:

shkaqe; të njohura; dhe dytësore si pasojë e keq funksionimit të zonave tjera të trupit (cefale cervikogjenike, cefale nga keqfunksionimi i artikulacionit temporo-mandibular, shqetësime metabolike etj.), ose dytësore nga patologji neurologjike të rënda si tumoret, aneurismat, etj.

(shkaqe që duhet të përjashtohen fillimisht ngaqë janë urgjenca klinike, por që nuk do i trajtojmë në këtë artikull pasi janë kompetencë mjekësore).

Të gjitha këto cefale a kanë ndonjë të përbashkët?

Po, studimet e fundit kanë nxjerrë në pah që të gjitha format e dhimbjes së kokës kanë të përbashkët një mbindheshmëri të nukleusit trigemini- cervikal.

Por çfarë është nukleusi? Thjeshtë përbën një bashkim qelizash (të quajtura neurone të nivelit 2°) të sistemit tonë nervor në të cilat kalojnë informacionet e dhimbjes të TRIGEMINALIT dhe CERVIKALES SUPERIORE; gjithmonë sipas këtyre studimeve pra, nukleusi, është i aktivizueshëm dhe irritueshëm më lehtësisht, dhe aktivizimi i saj sjell DHIMBJE KOKE. Është një gjendje që mund të përkufizohet si jo patologjike, nuk kemi asnjë dëmtim të brendshëm, asnjë virus ose bakter, asnjë qelizë të sëmurë, por një tendencë natyrale për të pasur një sistem nervor dhe neurone të irritueshme më lehtësisht.

Do pyesësh veten pse ndodh kjo: e gjitha është, siç thamë, pak e njohur, por disa studiues shkakton dhimbjen e kokës. Për këtë arsye tipologjitë e ndryshme të cefalesë ndahen në 2 familje të mëdha: CEFALETË PRIMARE OSE IDIOPATIKE: shkaqe neurologjike; të panjohura; (cefale tensive, migrena etj.) CEFALETË SEKONDARE: shkaqe; të njohura; dhe dytësore si pasojë e keq funksionimit të zonave tjera të trupit (cefale cervikogjenike, cefale nga keqfunksionimi i artikulacionit temporo-mandibular, shqetësime metabolike etj.), ose dytësore nga patologji neurologjike të rënda si tumoret, aneurismat, e mendojnë dhe e përkufizojnë si: arsye evolucioni natyral të mundshëm; një çrregullim neurologjik kryesisht i përkohshëm që shfaqet si një keqfunksionim neurosensorial, pra qelizat nervore ndryshojnë ndjeshmërinë e tyre për të rregulluar stimulin.

Pra, stimuj normal (që normalisht nuk vërejmë asnjë anomali në tru), në këto subjekte; të sensibilizuar, mund të sinjalizojnë anomalinë dhe të aktivizojnë cefalenë si një alarm shumë të ndjeshëm. Ja pra, në rastin tonë, alarmi është dhimbja e kokës.

Mund të pyesësh veten, cilat janë këto stimuj që të çojnë në dhimbje koke?

Kryesisht janë 3:

Psikogjenë: sëmundje psiqike.

Dis-stress psikoemotivë: (të gjitha ato gjendje jo patologjike por që kalojnë në gjendje ankhi, depresioni, urrejtje, frike, paniku etj.)

Çrregullime neuro-muskolare: (probleme muskulare ose artikulare që kontribuojnë, shkaktojnë, përkeqësojnë dhimbjen e kokës).

Medikamentet, a mund ta zgjidhin problemin?

Medikamentet janë të rëndësishme në menaxhimin e cefalesë por nuk janë kura, pra objektivi i terapisë farmakologjike për cefale është të bllokojë dhimbjen duke bllokuar perceptimin e stimulit të dhimbjes. Medikamente të tjera, të tipit antidepresiv, shërbejnë për të frenuar (jo vetëm) konsumimin e serotoninës (neurotransmetues, i njohur ndryshe si hormoni i humorit të mirë) të evidentuar në disa subjekte me cefale.

E gjithë kjo përmirëson përkohësisht gjendjen, por jo vetëm që nuk zgjidh problemin, shpesh e përkeqëson pasi që lejon një sensibilizim të mëtejshëm dhe një çrregullim të sistemit: njëra nga format më të rënda që mund të hasim është cefalea nga abuzimi i medikamenteve, e thënë ndryshe, sistemi nervor bëhet kaq i dobët saqë nevojiten medikamentet vazhdimisht për mos pasur dhimbje koke.

Cila është strategjia më e mirë për të kuruar këtë gjendje?

E thjeshtë, duhet: 1) të ulim ato që i kemi përkufizuar stimuj, që do i quajmë STRESOR (elemente stresi) dhe/ose TRIGGER (elemente aktivizuese), që kontribuojnë për të ushqyer/ ndezur sistemin nervor qendror. 2) të forcojmë sistemin nga vetë stimujt.

Pika 1: do jetë neurologu, pika e referimit e ekipit cefalea që do vendosë diagnozën, vendosë kurën farmakologjike më të përshtatshme për të menaxhuar episodet e dhimbjes, me qëllim identifikimin dhe drejtimin e pacientit drejt figurave më të përshtatshme për identifikimin dhe trajtimin e STRESSOR/ TRIGGER: PSIKIATËR = ku evidentohen patologji psikike PSIKOLOG = ku evidentohen dis-stress psikoemotivë (çrregullim i gjumit, pushim i keq, stres në marrëdhënie, në punë etj.) FIZIOTERAPIST= ku evidentohen çrregullime muskulo-skeletike të lidhura me cefalenë (keqfunksionime cervikale ose mandibular, trigger point të zonës superiore) NUTRICIONIST = ku prezantohen problematika të lidhura me ushqyerjen ose problematika metabolike.

Pika 2: është vërtetuar që shumë praktika të përditshme mund ta forcojnë më shumë sistemin nervor qendror.

Si mund të ndihmojë fizioterapia?

Është vërtetuar që fizioterapia ka të njëjtin rezultat të medikamenteve specifike për dhimbjen e kokës, gjëja më pozitive kundrejt medikamenteve është që fizioterapia nuk ka efekte anësore dhe rezultati zgjat më shumë në kohë.

Më specifike, terapia manuale mund të ulë STRESSOR/ TRIGGER muskoloskeletikë që influencojnë direkt nukleusin trigemino-cervikal dhe kështu që shkaktojnë/kontribuojnë/ përkeqësojnë dhimbjen e kokës.

Natyrisht, nuk është e lehtë, duhet të gjendet një fizioterapist profesionist me qëllim identifikimin e problematikës dhe modulimin e terapisë specifike duke respektuar të gjithë ato faktorë risku, sepse rreziku është që pacienti të dëmtohet më shumë.

Fizioterapia ndihmon në të gjithë tipet e dhimbjes së kokës?

Po, fizioterapia mund të aplikohet në të gjithë tipet (përveç patologjive neurologjike të rënda, lexo më sipër). Mos të harrojmë, që siç thamë më sipër, dhimbjet e kokës mund të jenë të shumta, pra janë disa tipe cefalee, dhe çrregullimet muskuloskeletike mund të jenë të pranishme si shkak ose pasojë: prezenca e tyre pra përkeqëson simptomat dhe rrit rrezikun e kronicizimit. Në rast se kemi të bëjmë me cefale cervikogjenike ose temporomandibulare, fizioterapia është e vetmja kurë e cila zhduk dhimbjen e kokës

Pra, kemi gjetur zgjidhjen?

Kemi gjetur një rrugë të mirë për të fituar betejën kundër dhimbjes së kokës, por kujdes, fizioterapia të ndihmon atëherë kur duhet.

Çfarë do të thotë kjo?

Fizioterapisti profesionist do vlerësojë, përmes disa testeve klinike, nëse gjenden çrregullime muskuloskeletike të zonave specifike dhe sa përfshihen dhe ndikojnë në problematikën.

Atëherë mund ta zgjidhim dhimbjen e kokës?

Përgjigja përfundimtare dhe pozitive është që dhimbja e kokës nuk është sëmundje por një gjendje neurologjike e menaxhueshme dhe për më tepër e frenueshme. Më saktësisht është një çrregullim neurologjik më së shumti i përkohshëm. Pra, është krejtësisht e menaxhueshme dhe e zgjidhshme duke mësuar të kontrollohet stresi i tepërt dhe rregullimi i nivelit të aktivizimit të qelizave nervore. Normalisht duhet të inkuadrohet mirë situata personale, 360 gradë, sepse çdo trajtim i vetëm dhe pasiv (vetëm medikamente, aktivitet fizik i dobët ose i gabuar, paaftësia për të menaxhuar stresin etj.) fatkeqësisht nuk mund të kenë rezultat.

Ne themi që trupi duhet të bëhet më i fortë dhe rezistent për të rritur kufirin e tolerancës dhe në të njëjtën kohë duhet të zbatohen të gjitha këshillat në mënyrë që të ulen faktorët që ndikojnë në kufirin e tolerancës. Për të realizuar këtë dhe për ta mbajtur në kohë, është shumë e rëndësishme të dimë, duhet vullnet ndryshimi aktiv dhe dedikim për një kohë mesatarisht të gjatë, sepse ky impenjim është faktori i parë i kurës në betejën fitimtare kundër kësaj gjendjeje dhimbjeje invalidizuese.

postbck postbck

Recent Posts

Si u spraps më 1912 armata e tretë serbe nga veriu! Beteja e Drinit dhe thirrja e Isa Boletinit

BEQIR AJET SHEHU*/ Beteja e Lumës meriton vëmendjen e duhur nga historiografia jonë kombëtare, pasi ajo…

21 seconds ago

Hakmarrja serbe një vit pas humbjes së madhe në betejën e Kolesjanit! M*sakrat e tmerrshme në Dibër, u vr’anë gra, fëmijë dhe pleq

HALIL RAMA/ Vlerësimi i heronjve dhe dëshmorëve të atdheut, përveçse akt juridik dhe politik, është detyrimi…

2 hours ago

Kodi kalorsiak shqiptar në folklorin sllav

Zotërit shqiptarë të shekullit të katërmbëdhjetë do të bëheshin antagonistët kryesorë në poemat epike serbe,…

2 hours ago

Musolini në Shqipëri/ Kur makina i mbetej në baltë

Në Mars të vitit 1941, Musolini, la frontin e luftës italo-greke dhe nisi vizitën drejt…

3 hours ago

Përpjekje të reja për të studiuar historinë e klimës në Tokë

Nis punën projekti Beyond Epica në Antarktidë. Është pasues i misionit të parë Epica dhe…

1 day ago

Ngjyrat që nuk ekzistojnë: Mit apo realitet?

  Ngjyrat janë një pjesë thelbësore e botës tonë, të pranishme në gjithçka që na…

1 day ago