<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

5 ushqime të përditshme që dobësojnë imunitetin!

Gjumi i mirë, aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme janë 3 shtyllat kryesore të sistemit imunitar, i cili është thelbësor për shëndetin e organizmit.

Ushqyerja është një faktor kyç për dobësimin dhe forcën e sistemit imunitar. Ushqime të caktuara mund t’i vijnë në ndihmë imunitetit, ndërsa të tjera jo vetëm që ia vështirësojnë punën atij por edhe shkaktojnë kaos në organizëm. Buka e Bardhë/ Bëhet fjalë për fajtoren më të madhe në mesin e ushqimeve që nënshtrojnë sistemin imunitar. Buka e bardhë, ëmbëlsirat e përpunuara e çdo gjë tjetër që gatuhet me miell të bardhë ofron shumë kalori dhe pak ushqyes. Kësisoj njeriu shton në peshë, përballet me obezitetin dhe rrezikun e diabetit të tipit 2. Buka e bardhë nxit direkt inflamacionin dhe pakëson aftësinë e trupit për t’u mbrojtur dhe shëruar.

Rrushi i Thatë/ Sheqernat natyrale te rrushi i thatë dhe fruta të tjera të thata mund të rrisin nivelin e sheqerit në gjak. Njerëzit tashmë konsumojnë shumë sheqer pa qenë nevoja për të ngrënë ëmbëlsirë dhe kështu tejkalojnë limitin prej 6 luge çaji sheqer të shtuar në ditë për gratë dhe 9 për burrat. Sheqeri i tepërt nxit inflamacionin në trup dhe ai është i dëmshëm për imunitetin. Bananja/ Bananja përmban sheqerna natyralë dhe kur nuk është e pjekur plotësisht mund të ndikojë negativisht në imunitetin dhe sistemin tretës. Kjo ndodh për shkak të leptinës, një proteinë e dëmshme për imunitetin kur është në sasi të mëdha. Lektina pengon përthithjen e mineraleve dhe ushqyesve dhe pengon zhvillimin e florës intestinale. Patatinat/ Patatinat janë fiksuese për shqisën e shijes por për imunitetin ato janë një ankth i mirëfilltë. Ato janë të skuqura me vaj vegjetal por përmbajnë shumë kripë, e cila supas studimeve shkakton mangësi serioze në punën e imunitetit.

postbck postbck

Recent Posts

Mehemet Aliu, Ibrahim Pasha, Soliman Pasha (Seve) dhe suita e tyre, ngjitja në kalanë e Kajros

Mehemet Aliu, Ibrahim Pasha, Soliman Pasha (Seve) dhe suita e tyre. Ngjitja në kalanë e…

5 hours ago

Shqiptarve u pëlqen politika e kafehaneve…

Shqiptarve u pëlqen politika e kafehaneve… Politika e kafehaneve Shqiptarve, përgjithësisht, u pëlqen politika. Jo…

6 hours ago

Sot 7 Marsi, si lindi festa e mësuesit dhe historia e saj

Sot festohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit, një ditë simbolike kushtuar nderimit dhe vlerësimit të…

8 hours ago

Ded Gjo Luli, Krajl Nikolla, Anto Gvozdenoviq dhe nji ushtarak malaze?

Damir Dibra Ded Gjo Luli, Krajl Nikolla, Anto Gvozdenoviq dhe nji ushtarak malazez, që sipas…

8 hours ago

Dokumenti që paralajmëroi spastrimin: “Instruksionet” e 20 dhjetorit 1941 dhe hija e tyre mbi Sanxhakun

Nga: Ismet Azizi Kokaj Nga kapja në Sjenicë, te përkthimi në Tiranë dhe publikimi në…

1 day ago

Misteri i bunkerëve të diktaturës

Nga: Pëllumb Vreka Viti 1992. I ndodhur në Greqi për shërbim pune, drekova me ish-gjeneralin…

1 day ago